osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FAKTET/ “Wizz Air” kompania më e keqe për vitin 2023! Raporti për vjedhjet dhe shkeljet skandaloze: Udhëtarë më shumë në tokë se në ajër, anullime të papritura, klient të pa kompensuar

FAKTET/ “Wizz Air” kompania më e keqe për vitin 2023! Raporti për vjedhjet dhe shkeljet skandaloze: Udhëtarë më shumë në tokë se në ajër, anullime të papritura, klient të pa kompensuar

“Wizz Air” padyshim gëzon reputacionin si kompania më e tmerrshme sa i përket linjave ajrore të fluturimeve, e cila qëndron më shumë në tokë se sa në ajër, për të cilën qindra pasagjerë në vendin tonë dhe mijëra në të gjithë botën, ankohen çdo ditë për anullime dhe vonesa të gjata, qëndrime për orë të tëra në aeroport, moskompensim të pasagjerëve, vjedhje të parave, ndryshimeve të destinacioneve, anullim të biletës dhe shitjen me një vlerë më të lartë, prishjen e planeve të punës apo biznesit, para të çuara dëm të shërbimeve të ndryshme si hoteleri apo paketa turistike, etj.

Të gjitha skenarët e mundshëm dhe ato që nuk ju kishin vajtur ndonjëherë ndërmend, mund të ndodhin me “Wizz Air”, e jo më kot kjo kompani është në krye të listës si kompania më e keqe në botë e fluturimeve, titull që ja ka vendosur prestigjozja britanike “Which?”, e cila me anë të ekspertëve të saj, teston shërbime dhe produkte të ndryshme, në mënyrë që të mbaj përdoruesit e këtyre shërbimeve larg nga mashtruesit.

Pa hyrë në detaje të tjera të cilësisë së fluturimit apo shërbimit, ku do të flasim në një artikull të radhës, në këtë investigim do t’i përmbahemi fakteve pse kompania e fluturimeve Wizz Air është kompania e fluturimeve “MË E TMERRSHME NË SHQIPËRI”, e cila i shkakton një dëm prej qindra mijëra euro në vit udhëtarëve shqiptarë!

Ekskluzive.al në bazë të “Ligjit për të Drejtën e Informimit, i ka kërkuar Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar informacion të detajuar për fluturimet e anulluara dhe vonesave të gjata për disa nga linjat kryesore që operojnë në vendin tonë si: Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair.

Nga burimet zyrtare të AAC, rezulton se Wizz Air është kompania që ka numrin më të madh të vonesave mbi 3 orë dhe anullimeve përgjatë vitit 2023, me një koeficent 26.7 për 1 mijë fluturime, e pasuar nga një koeificent 3-4 herë më të ulët të Ryanair me 9.8 dhe Albawings me 6.3. Ndërsa kompania ajrore Air Albania 0.8 dhe Lufthansa 1.9 kanë koeficentin më të ulët sa i përket vonesave mbi 3 orë (shih tabelën mëposhtë).

Sa i përket anullimeve, Wizz Air është në vendin e dytë me një koeficent 4.9 për 1 mijë fluturime, në vendin e parë është kompania Lufthansa me 5.2, e ndjekur nga Air Albania me 2.5 dhe Albawings me koeficentin më të ulët 0.6.

Ekskluzive.al ka denoncuar rastin skandaloz sa i përket anullimeve dhe vonesave mbi 3 orë jo vetëm me artikuj por edhe tek përfaqësues të Wizz Air për Shqipërinë, nisur nga shqetësimet dhe denoncimet e udhëtarëve të shumtë. Përgjigja e tyre ishte, se: “Wizz Air ka këtë shifër të lartë vonesash dhe anullimesh, sepse zotëron pjesën më të madhe të tregut.”

Por faktet dëshmojnë të kundërtën, se shqetësimi i udhëtarëve të kompanisë “Wizz Air” është me baza, pasi kompania e fluturimeve po përpiqet të fshihet e justifikohet pas shifrave, por mjafton të analizojmë të dhënat e mësipërme, të kuptojmë se zotërimi i tregut nuk ka të bëj me numrin e lartë të anullimeve por me cilësinë e shërbimit.

Mjafton të krahasojmë Wizz Air me kompaninë Air Albania. Si shpjegohet që kompania Air Albania për 4748 fluturime ka vetëm 4 vonesa mbi 3 orë?! Ndërkohë Wizz Air për 7928 fluturime, që i bie rreth 36% më shumë se Air Albania, ka 212 vonesa mbi 3 orë. Nëse do të ishte siç pretendojnë përfaqësuesit e Wizz Air, atëherë i bie që dhe Air Albania të ketë një koeficent rreth 12.5 në raport me 0.8 që paraqitet nga raporti zyrtar i AAC.

Njëkohësisht edhe për anullimet, Wizz Air ka një koeficent të lartë prej 4.9 për 7928 fluturime, i cili krahasuar me kompaninë Albawings është relativisht shumë i lartë, pasi gëzon një koeficent prej 0.6 për 3172 fluturime. Sipas logjikës së Wizz Air, pra sa më shumë fluturime aq më shuma anullime, i bie që kompania Albawings duhet të kishte një koeficent 2 për 1 mijë fluturime.

A mund t’i përgjigjet Wizz Air pyetjes tonë se: Përse bëjnë përjashtim kompanitë e tjera të fluturimit nga logjika, sa më shumë fluturime aq më shumë probleme për udhëtarët?

Ndër të tjera Ekskluzive.al i ka kërkuar AAC një raport vjetor sipas ligjit, se sa pasagjerë kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa të gjata dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar. Kujdes! Të dhënat e tabelës mëposhtë tregojnë vetëm ankesat që janë depozituar pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, që sipas praktikës nuk kanë marrë zgjidhje nga kompania Wizz Air dhe nuk paraqesin numrin total të ankesave të pasagjerëve drejtuar kësaj kompanie. Po ashtu ankesat nuk janë për pasasgjerë, por për rast, pra një ankesë mund të jetë edhe një familje me 2 ose më shumë pjesëtarë.

Praktikisht AAC ka regjistruar vetëm 115 ankesa kundër Wizz Air, 64 prej të cilave janë kompensuar dhe 51 të tjera janë ende pezull. Për një raport skandaloz prej 212 vonesa mbi 3 orë dhe 39 anullime, raporti i ankesave duhet të ishte shumë herë më i lartë. Por, edhe nëse për një moment supozojmë se rastet janë trajtuar nga Wizz Air apo agjencitë që bëjnë ndërmjetësin dhe lëshojnë bileta për kompaninë, shumë prej udhëtarëve të kësaj kompanie që përballen me të tilla situata të pakëndshme nuk njohin ligjin e kompensimit dhe shpesh nuk dinë as ku të drejtohen, ndaj shifrat e pasagjerëve të pa kompensuar janë jo reale.

Denoncimet që vijnë në adresën e redaksisë tonë kundër Wizz Air janë nga më skandalozet dhe ne nuk do ndalemi në publikimin e tyre, por për të gjithë udhëtarët e kompanive të fluturimit, në rast vonesash dhe anullimesh, duhet të drejtohen në zyrën e të drejtave të pasagjerit që ndodhet në aeroport. Nëse nuk merrni kompensimin e duhur për vonesat e gjata apo në rast anullimi, zgjidhja është plotësimi i formularit pranë zyrave të AAC në aeroport ose email në faqen zyrtare të AAC për të drejtat e pasagjerit duke klikuar këtu: AAC VONESA DHE ANULLIME

Çfarë parashikon ligji në rast vonesash dhe anullimesh

Nëse fluturimi juaj do të vonohet përtej kohës së planifikuar të nisjes:

1.Për 2 orë ose më shumë në rastin e fluturimeve prej 1500 km ose më pak
2.Për 3 orë ose më shumë në rastin e të gjitha fluturimeve brenda Europës prej më shumë se 1500 km dhe të gjitha fluturimet e tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km
3.Për 4 orë ose më shumë në rastin e të gjitha fluturimeve që nuk mbulohen nga (1) ose (2)

Nëse kompania ajrore bën shkeljet e mësipërme ju keni të drejtën e përkujdesjes falas:

1.Ushqim dhe pije freskuese
2.Dy telefonata, mesazh me teleks ose faks, ose e-mail
3.Akomodim në hotel në rastet kur qëndrimi për një ose më shumë netë është i nevojshëm ose një qëndrim shtesë nga ai që mendonte pasagjeri është i nevojshëm
4.Transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit (hotel ose të tjera)

Kur vonesa është mbi 5 orë, ju keni të drejtën e rimbursimit brenda 7 ditëve, të vlerës së plotë të biletës me çmimin e blerjes, për pjesën ose pjesët e udhëtimit të pakryer dhe për pjesën ose pjesët pothuajse të realizuara, nëse fluturimi nuk i shërben më ndonjë qëllimi lidhur me planin fillestar të udhëtimit tuaj.

Ju keni të drejtën e kompensimit:

1.250 euro për të gjitha fluturimet prej 1500 km ose më pak;
2.400 euro për të gjitha fluturimet brenda Europës më shumë se 1500 km, dhe për të gjitha fluturimet e tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km;
3.600 euro për të gjitha fluturimet që nuk janë parashikuar sipas (1) dhe (2);
4.Nëse kompania ajrore, Ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar, ai mund të zvogëlojë kompensimin e parashikuar më sipër në masën 50%.

Ekskluzive.al në një artikull të radhës do të bëj publik të gjitha rastet e vjedhjes dhe shkeljeve skandaloze që Wizz Air u bënë udhëtarëve shqiptarë, dëmin ekonomik të tyre, mosfunksionimin e sistemit, shërbimin skandaloz, pagesa të pa kthyera ndonjëherë, rishitje të biletave, kushtet e avionëve, etj. Kosto e ulët nuk nënkupton shërbim skandaloz!/VIJON