osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë: Listat… do i plotësojë vetë

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë: Listat… do i plotësojë vetë

Disa ditë më parë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim dhe një formular. Një udhëzim të cilin në fakt as nuk ka denjuar ta firmosë. Po ta shohësh udhëzimin i ka vënë vetëm një vulë. Pra, ai është kaq i zënë sa nuk ka kohë të merret me udhëzimet që nxjerr Gaz Bardhi.

Por, përtej këtij fakti. Pra, zhvlerësimi që i bën Lulzim Basha duke mos e firmosur vetë, ai ka një hile në gjithë atë mal propagande që po ngre çdo ditë, se ai ka bërë një hapje të PD-së, se ai do të bëjë garë brenda partisë, se Republika e re do të ndryshojë PD-në, e të tjera si këto që në fakt i hedh poshtë me një pikë në udhëzim.

Po ta lexosh udhëzimin thekson se listat 20% do të vendosen nga kryetari dhe kryesia. Dhe jo më pak se 80% do e ketë anëtarësia.

Tani çfarë ndodh me këtë përqindje?

Së pari, e sigurtë në lista janë vetëm 20%. Pra, vendi i parë dhe i dytë nëpër qarqe. Duke pasur parasysh që numrat total në parlament janë 140, duke hequr shifrat e Tiranës, 20% e tyre janë të sigurtë në lista.

Pra, nëse Tirana ka 35 deputetë në qark, Lulzim Basha thotë se shtatë të parët do i vendos unë. Ndërkohë që gjithsej PD-ja në Tiranë ka marrë 10 mandate.
Anëtarësia do vendosë vetëm tre, ose po fitoi edhe ndonjë më shumë.

Ka edhe një aspekt tjetër.

Pra, përveç faktit që listën fituese primare e plotëson Basha, dhe këtë nuk e ka çuar në bazë, por ia ka lënë atribut vetes së tij loja vazhdon më tej.

Në shtatë vite çfarë ka bërë Lulzim Basha?

Thjeshtë ka “vrarë” dhe ka “masakruar” elitën e Partisë Demokratike, duke nxjerrë në krye të saj ata që ai donte vetë.

“Vrasjen” e fundit e bëri në listat e vitit 2017 dhe pastaj e vazhdoi me djegien e mandateve në 2019, protestat dhe atë që sot po tenton ta shesë si hapje e ka thjeshtë dhe vetëm thellimin e kapjes së PD-së, dhe shtrëngimin në karrigen e tij në rast humbje.

Çfarë ndodh me 80%-shin që do zgjedhë baza?

Lulzim Basha duke “sakatuar” në shtatë vite kontribuesit dhe elitën e partisë, ka vënë në krye të saj personazhe të cilat janë produkte të tij. Siç janë Grida Duma, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Klevis Balliu, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi, e të tjerë si këta.

Pra, është mjaft i qartë që 20% do i vërë Lulzim Basha, ata që do ai, i voton apo nuk i voton baza dhe 80% do jenë ajo pjesë e Republikës së re, e cila ka shtatë vite që lufton dhe janë vënë në krye të saj mbështetësit e Lulzim Bashës dhe të zgjedhurit prej tij.

E gjithë kjo skemë dhe e formalizuar me udhëzim na tregon qartë se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëjë një hapje të partisë, nuk ka ndërmend të bëjë një garë në bazë, por tashmë gara ka mbaruar ende pa filluar. 20% të listës do ta vendosë Luli, pjesa tjetër e listës janë sërish njerëzit e Lulit të cilët kanë kapur PD-në në bazë.

Lulzim Basha tallet jo vetëm me kandidatët, por me gjithë demokratët, që sërish po i përdor për qëllimet e tij meskine.

20% e listës me 11 deputetë janë 2-3 deputetë vendosen nga Basha. Kush është një apo dy deputetë të tjerë që do fitojnë? Këta do jenë ata që do votohen në Korçë. Ervin Salianji, Andrea Mano apo ndonjë emër tjetër, që janë si “ushtarët” në radhë, në partinë e Lulzim Bashës.

E njëjta situatë është në Pogradec. Kush do votohet?

Do të votohet Klevis Balliu.

Le të shkojmë të shohim qarkun e Fierit, ku do të votohet Luan Baçi si kryetar dege dhe ndoshta Enkelejd Alibeaj. Lulzim Basha do t’i shtojë Genc Pollon dhe ndonjë tjetër.

Më tej, po të sjellim një shembull tjetër, në qarkun e Vlorës. Do të votohet Agron Shehaj, ndoshta edhe Genc Deromemaj, që është kryetari i degës, dhe ndoshta edhe ndonjë tjetër që Luli e fut nga aleatët.

Pra, e gjithë loja 20% i vendos qendra dhe 80% anëtarësia, është thjeshtë dhe vetëm një ripërsëritje e vitit 2017, me disa korrigjime pë të thënë se janë futur emra të rinj.

Kryesia do të përzgjedhë njerëz nga bota e biznesit dhe bota akademike. Kuptohet, ashtu siç ndodhi me shitjen e mandateve në 2017 do të ndodhë edhe në vitin 2021, por këtë herë shitja e mandateve do t’iu faturohet jo familjes dhe Lulit, por anëtarësisë dhe kryesisë.

Pra, ku është ai 20%-shi dhe 80%-shi?

Me çfarë përfaqësohet anëtarësia? Me Agron Shehajn që e futi në lista Lulzim Basha në vitin 2017? Apo me Ervin Salianjin që edhe ky u fut nga Basha në listat e 2017. Apo me Klevis Balliun, Oriola Pampurin? E të tjerë si këta.

Që të gjithë këta sot janë gati për listat e 2021, dhe të gjithë e sigurtë që do jenë në lista. Këta që janë në listat e 2017-ës, janë edhe pjesë e kryesisë. Këta janë pjesë e 20%-shit të kryesisë, ose e 80%-shit të anëtarësisë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Thjeshtë dhe vetëm do të ndryshojë mënyra sesi Lulzim Basha do të shesë tek demokratët dhe tek opinioni publik listën e tij, për të hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja.

Pra, në rast humbje do të thotë se listën e kemi bërë me anëtarësinë, me kryesinë dhe ai vetë nuk ka përgjegjësi në rast të një humbje shumë të mundshme.

C
Por, të shpëtojë sa të mundë dhe të bëjë gjithçka për të mbajtur karrigen e kreut të PD-së.

Siç duket do ta ketë mjaft të vështirë dhe mënyra e zgjedhjes, udhëzimi dhe strategjia që tani po bën, duke ngritur frymën “të gjithë pas Lulzim Bashës, se fitorja është e sigurtë”, janë thjeshtë dhe vetëm hapa që Lulzim Basha i merr me një qëllim, justifikimin e humbjes nesër.

Sepse në fakt anëtarësia nuk ka për të zgjedhur asgjë sepse ata që do jenë në lista për deputetë tashmë janë të zgjedhur, qoftë nga kryesia, qoftë dhe nga mënyra sesi ka vepruar Basha në këto vite me emrat që iu ka përcjellë degëve, me emërimet e kryetarëve të tyre, por edhe tek të deleguarit apo njerëzit që kanë qënë deputetë në listat e vitit 2017.

Njerëzit do shkojnë të garojnë, do përplasen, e në fund listen e bën Luli siç do vetë./ CNA.al