osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Falsifikimi i nënprodukteve të qumështit: Ja prova sesi mund ta zbuloni nga shtëpia

Falsifikimi i nënprodukteve të qumështit: Ja prova sesi mund ta zbuloni nga shtëpia

Inside Story ka realizuar blerjen e disa llojeve të ndryshëm të djathit në mënyrë rastësore, mostra të cilat do të dërgohen për analiza.

Përzgjedhja është bërë nga produktet me çmime më të lira, tek ato më të shtrenjta, për të parë një tregues të rëndësishëm siç është niveli i yndyrnës. Tregues, që të çon drejt zbulimit nëse kemi të bëjmë me yndyrë shtazore, apo vaj palme.

Për të realizuar një proces të saktë dhe korrekt, kemi vendosur që të bëjmë ruajtjen dhe transportin e mostrave me një termues ftohës.

Pasi kemi blerë të gjitha mostrat për analiza i jemi drejtuar një laboratori privat në Tiranë. Marrja dhe dorëzimi i mostrave u bë sipas të gjitha kritereve dhe rregullave të përcaktuar në fillim të procedurës. Dalja e rezultateve kërkon disa ditë kohë. Kjo është metoda për të kuptuar nëse produktet që ne konsumojmë janë natyrale apo të falsifikuara.

Por, jo çdo qytetar e ka këtë mundësi dhe askush nuk mund ti drejtohet laboratorëve sa herë furnizohet me bulmet. Kjo procedurë që ne po ndjekim, normalisht ëhstë një punë rutinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Megjithatë, ne do të realizojmë disa teste mjaft të thjeshta që çdo kush nga ne mund t’i realizojë në shtëpi.

Tek djathi, ai që konsiderohet si problem që haste masivisht është shtimi i masës duke përdorur niseshte. Për të kuptuar këtë, ne kemi marrë disa mostra djathit në një prej dyqaneve pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

Në total, kemi marrë 8 mostra të ndryshme të përzgjedhura në mënyrë rastësore ku përfshihen djathë dhie, dele dhe lope. Produktet janë prodhim i subjekteve nga zona të ndryshme të vendit që emërtohen sipas njësive lokale nga vijnë në kryeqytet.

Në fakt, kjo është edhe mënyra se si ato tregtohen pa pasur asnjë etiketë apo informacion nëse kanë përbërës shtesë industrial si vaji i palmës apo aromatizues.

Prova që ne do të bëjmë është me jodio, i njëjti që përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme që çdokush mund ta ketë në shtëpi.

Kemi pikuar disa pika në secilën mostër dhe kemi pritur se çdo të ndodhte. Djathi që fillon të nxihet dhe ndryshon ngjyrë tregon se ka përqindje niseshteje në brendësi të tij.

Nga prova jonë rezultoi se djath lope Përmeti ndryshoj ngjyrë dhe u bë blu siç mund ta shihni. Djathi miks i prodhuar nga një baxho në Pogradec gjithashtu ndryshoi ngjyrën dhe u bë më i errët. I njëjti rezultat bëhet edhe tek djathi i dhisë i prodhuar në Ersekë.

Pra, prova jonë rastësore zbuloi se të paktën 3 prej mostrave janë produkte të falsifikuara. Përdorimi i niseshtesë bëhet nga prodhuesit për të rritur masën me një kosto më të ulët. Këtu, jemi përballë një mashtrimi ndaj konsumatorit i cili po konsumon niseshte!