osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fatos Klosi: Berisha nuk mund të lihet jashtë gjyqit të Haxhisë Gjyqtarët të mos kenë më frikë prej tij! Ja ç’fshihet pas akuzave ndaj Thaçit

Fatos Klosi: Berisha nuk mund të lihet jashtë gjyqit të Haxhisë Gjyqtarët të mos kenë më frikë prej tij! Ja ç’fshihet pas akuzave ndaj Thaçit

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vendin tonë dhe në Kosovë. Dje u vendos që pas 22 viteve, vrasja e deputetit Azem Hajdari do të rigjykohet nga e para në Dhomën Penale në Tiranë.

Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë për rigjykim, ndërsa thirrja si dëshmitar e ish-presidentit Sali Berisha as u pranua dhe as u refuzua nga gjykata. Sipas gjyqtarëve për Berishën do të vendoset në një moment tjetër, pasi më parë do të dëgjohet dëshmia e Zenel Nezës të mbijetuarit të vetëm të atentatit të ndodhur më 12 shtator 1998.

Por gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi deklaroi se ish-kryeministri Berisha nuk mund të lihet jashtë gjyqit të Haxhisë, pasi sipas tij, vetëm marrja e një fotoje nuk tregon asgjë, në kushtet kur ish-kryeministri di shumë gjëra mbi vrasjen e ish-deputetit Hajdari. Në këtë kontekst, ish-kreu i SHISH theksoi se gjyqtarët duhet të mos kenë më frikë prej Berishës. Sa i takon arrestimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, zoti Klosi zbuloi se çfarë fshihet pas akuzave ndaj Thaçit.

-Zoti Klosi, Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të enjten aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerë të tjetër të UÇK, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi. Ndërkohë që dje Gjykata Speciale ka publikuar draftin e plotë të zbardhur në shqip të aktakuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Si i shihni ju këto akuza?

Kam frikë se të gjithat këto akuza ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuza politike. Që ata akuzohen për krime lufte, më duket e tepërt nga ajo që unë si Fatos di për atë luftë. Në dijeninë time lufta çlirimtare kundër Serbisë ka qenë një luftë partizane, në të cilën praktikisht është e pamundur të bëhen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lufta partizane nuk ka përmasa të tilla që të akuzohen krerët e saj, pra ish-luftëtarët e UÇK-së për krime lufte. Kështu që për mendimin tim këto janë akuza që synojnë të vënë në të njëjtin nivel si agresorët serbë, ashtu edhe mbrojtësit e popullit të Kosovës që në këtë rast janë presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli, etj. Pra, unë nuk besoj se ish-krerët e UÇK-së janë përfshirë në krime lufte.

-Por teksa ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë, Forcat e EULEX kanë mësyrë mëngjesin e djeshëm në shtëpitë e tyre. A po kthehet EULEX në një milici serbe duke shkaktuar terror në Kosovë?

Jo nuk e besoj se EULEX po kthehet në një milici serbe. Por nga ana tjetër mendoj se përmes këtyre bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë po kërkon të japë një mesazh, ndaj qytetarëve dhe popullit të Kosovës, mbase jo si policia serbe, por një mesazh që jemi ne këtu që kontrollojmë situatën. Kështu që të gjithë duhet të jenë të qartë për një gjë të tillë.

Megjithatë, mësymja në shtëpitë e Thaçit dhe të tjerëve më duket e paarsyeshme dhe EULEX kërkon që të japë mesazh me këtë lëvizje që po bën dhe kjo për mua është e gabuar. Kjo për shkak se duket pasur parasysh prezumimit e pafajësisë është shumë e hershme që të jepen të tilla mesazhe nga EULEX. Nuk bëjnë efektet e duhura këto mësymje, pasi në popullin e Kosovës këto ngjarje kanë lënë një përshtypje negative dhe askush nuk i mbështet vendimet e EULEX, duke i refuzuar hapur.

-A ka një puç ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së?

Nuk mund ta them se ka një puç ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por mesazhi që po jep Gjykata Speciale në Hagë është i gabuar. Kështu që nuk mund të them se ka një puç ndërkombëtar, pasi kjo është një fjalë shumë e madhe sepse kombe të ndryshme edhe europiane kanë qëndrime të ndryshme ndaj Luftës Kosovë-Serbi.

Kjo pasi jo të gjithë kanë qenë dakord, pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është vendi kryesor i demokracisë ka halle të tjera dhe është në zgjedhje dhe nuk ka këtë hall. Por më lejoni të shtoj se konfirmimi të enjten i aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjetë të UÇK, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë, dikush nga ndërkombëtarët ka shfrytëzuar rastin për të bërë këto arrestime dhe për të mbajtur sa më larg Amerikën, duke qenë se kjo është në zgjedhje.

Pra, mendoj se ka një plan, pasi duke qenë se SHBA-të janë në hall me zgjedhjet, dikush po i nxjerr jashtë loje ato nga kjo çështje. Megjithatë që të them se ka një puç ndërkombëtar, është shumë dhe nuk e them dot këtë.

-Në media është aluduar se mund të ketë edhe një shtirje të hetimeve edhe në Shqipëri për luftën Kosovë-Serbi dhe krimet e supozuara të ish-krerëve të UÇK-së. Mund të ndodhë një gjë e tillë?

Shiko! Unë kam një bindje që nga ky proces gjyqësor të gjithë këta personazhë të rëndësishëm do të dalin më të larë dhe të pastër, se sa kanë hyrë. Kjo pasi duke qenë se akuza është shumë e rëndë dhe mua më duket e pamundur që të mbështet me argumente qoftë edhe sikur hetime të shtrihen në territorin shqiptar.

Kështu që nga kjo pikëpamje duke qenë se gjatë këtyre viteve pas luftës kemi parë që akuza ndaj udhëheqësve të UÇK-së janë bërë plotë, mendoj se ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dinë si të mbrohen.

Mos harroni kemi rastin e Ramush Haradinajt dhe me të tjerë që ranë akuzat dhe dolën të pafajshëm edhe në këtë rast besoj se zoti Thaçi dhe Veseli do të dinë të mbrohen. Megjithatë për të dalë tek pyetja juaj edhe sikur në Shqipëri do të shtrihen hetime, jam i sigurtë që janë absolutisht probabël që të argumentohen me prova. Nga kjo pikëpamje dua të them se në Shqipëri ka prova për luftën e Kosovës dhe askush nuk duhet të ndihet i frikësuar, pasi ajo ka qenë një luftë partizane dhe se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte, por edhe nëse do të ngrihen për individë në Shqipëri, nuk qëndrojnë dhe nuk ka pasur të tilla.

Si përfundim do parë nëse Gjykata Speciale në Hagë ka juridiksion për të shtrirë hetimet në Shqipëri, por dua të theksoj se nuk do të ketë një përfundim pozitiv për gjykatën dhe madje të gjithë ata që shpresojnë që po kjo gjykatë do t’i nominojë “kriminelë” ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që për mua le të shtrihen hetime edhe në Shqipëri. Pse? Sepse nuk do të gjejnë gjë! Në Shqipëri, shqiptarët kanë ndihmuar popullin kosovar dhe luftën, por askush nuk ka bërë krime dhe kërkush nuk ka pse të trembet.

-Të dalim pak nga Kosova dhe le të përqendrohemi në Shqipëri. Dje ishte gjyqi i radhës i Izet Haxhisë, ku pati surpriza. Sipas gjyqtarëve për Berishën do të vendoset në një moment tjetër që të thirret dëshmitar, pasi më parë do të dëgjohet dëshmia e Zenel Nezës. A është kjo një manovër për të nxjerrë Sali Berishën jashtë këtij procesi?

Nuk mund të komentoj një vendim të gjykatës, por nëse supozojmë që kjo që thoni ju është e vërtetë, pra nuk do të thirret si dëshmitar Saliu, por është vendosur që si provë të merret vetëm një pamje apo një fotografi, kjo më duket e gabuar. Pse? Sepse fakti që Berisha shfaqet me diktofon në spital, tregon ashtu qartë që Sali Berisha di shumë gjëra nga vrasja e Azem Hajdarit.

Kaq! Në qoftë se në një gjyq shtrohet një problem që dikush di shumë gjëra dhe nuk thirret më duket pak si nonsens dhe si tendencioze. Kështu që nëse gjykata merr foton, ajo nuk mjafton për të thënë asgjë, nëse nuk thirret Sali Berisha për të dëshmuar. Boll më me zvarritje, pasi fotoja tregon që Sali Berisha di shumë gjëra dhe nuk duhet të amnistohet. Gjyqtarët dhe drejtësia duhet të tregohet kurajozë dhe të mos zmbrapsen nga frika e Berishës. Pra, në këtë rast gjykata po bën detyrën e kundërt nga ajo që presin të gjithë.

-Por gjithashtu gjykata nuk e ka parë të arsyeshme për t’iu thirrur edhe juve për të dëshmuar në gjyqin e Izet Haxhisë. Keni një koment?

Unë e kam thënë për ju dhe po e ripërsëris, që sigurisht që jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë nëse do të më kërkohet të dëshmoj për dosjen “Hajdari” dhe nga kjo pikëpamje patjetër do të shkoj të dëshmoj tek gjyqi i Izet Haxhisë. Nga kjo pikëpamje unë si Fatos nuk kam frikë të shkoj të dëshmoj në gjykatë, e kam se në Shërbimin Informativ Shtetëror gjatë kohës kur ky institucion drejtohen nga unë, ja kemi dhënë ato që dinim me shkresa policisë, prokurorisë të gjitha çka dinim ne në atë kohë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Ja kemi dhënë me shkresa dhe raporte që kanë qenë shumë.

Kështu që, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj dhe t’i vë në dispozicion ato që di dhe janë shkresa pafund. Pse dhe çfarë ka ndodhur asokohe, kështu që nga kjo pikëpamje unë jam i gatshëm që t’i vë në dispozicion në shërbim të institucioneve të drejtësisë. Mirëpo fakti që gjykata mendon kështu, unë e respektoj. Por dua të theksoj se nuk e kam për frikë të shkoj të dëshmoj, Saliu po!

-A ka gisht Berisha të vrasja e Hajdarit?

Sali Berisha ka arsye që t’i trembet këtij gjyqi. Absolutisht po! Saliu ka frikë nga ky gjyq! Berisha ka gisht në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Kështu që fakti që gjykata e rihapi tani dosjen “Haxhia”, Berisha është vënë në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Madje dua të theksoj se Saliut i intereson zvarritja dhe mosthirrja e dëshmitarëve.

Berisha ka gënjyer në këto 22 vite shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani që po rihapet gjyqi. Unë e kam thënë që Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit për favorin e tij dhe e përdori politikisht. Kështu që Sali Berisha ka shumë arsye për t’u frikësuar dhe ai e di mirë se ku dua të dal. Kaq!

Intervistoi: Rigels Seliman