osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas ultimatumit të SHBA, i’u hiqet licenca e avokatisë gjyqtarëve dhe prokurorëve që u tërhoqën dhe ngelën në veting: Pritet hapja e hetimeve nga SPAK

Pas ultimatumit të SHBA, i’u hiqet licenca e avokatisë gjyqtarëve dhe prokurorëve që u tërhoqën dhe ngelën në veting: Pritet hapja e hetimeve nga SPAK

Pas Bashkimit Europian edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndan bindjen se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i vetingut duhet të hetohen, gjykohen e dënohen nëse provohet se kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Deri më tani asnjë prokuror dhe gjyqtar i shkarkuar nga vetingu nuk është marrë nën hetim, apo gjykuar. Vetë ligji i vetingut nuk parashikon ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve që shkarkohen kryesisht për mosjustifikim të pasurisë, lidhje me botën e krimit, apo paaftësi profesionale.

E vetmja masë e parashikuar në këtë ligj është ndëshkimi administrativ duke u ndaluar kësaj kategorie që të punojnë për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ngecur në veting kërkohet nga BE, ndërsa është përforcuar së fundmi edhe nga Holanda, si kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të negociatave të anëtarësimit, si dhe nga mazhoranca socialiste, e cila përmes kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi hetimin e tyre.

Por ky qëndrim është mbështetur dje fuqishëm edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila i ka dhënë “pajtimin”, ndërsa ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e numrit dy të PS, Taulant Balla. Madje, zonja Kim nuk nguron që t’i bëjë thirrje drejtësisë shqiptare që të hetojë korrupsionin gjyqësor.

“Që kur ka filluar Vetingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej vetingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim në “Twitter”, teksa shpërndan edhe deklaratën e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, për spastrimin e sistemit të drejtësisë.

Pra, duke parë që askujt nga të ngelurit në veting nuk po iu hyn gjemb në këmbë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo do të thotë se shumica e ngelësve në veting rrezikojnë burgun, për shkak se nuk justifikojnë pasuritë e tyre të vënë në mënyra korruptive.

U hiqet licenca e avokatisë

Pak orë pas deklaratës së ambasadores amerikane, erdhi një vendim i bujshëm nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi ka vendosur të pezullojë licencat për këdo të ngelur në veting që është bërë avokat. Gazet “SOT” pak ditë më parë nxori një listë me emra duke treguar sesi ata që kanë ngelur në veting kanë hapur zyra avokatie e pastrojnë paratë e vëna nga korrupsioni.

Por nuk do të ndodhë më. Sipas vendimit, për këdo që është dorëhequr dhe ka ngelur në veting dhe ka një vendim të formës së prerë nga KPA, nuk do të ketë licencë avokatie për 5 vite. Por fakti që ky vendim erdhi pas ultimatumit amerikan është një sinjal se diçka po lëviz. Të ngelurit në veting po pastronin para me zyra avokatie dhe me heqjen e licencës iu bllokua kjo rrugë. Lëvizjet e mësipërme tregojnë se SPAK po bëhet gati për reprezalje dhe tani askush nuk e shpëton dot pasurinë.

Balla kërkon hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Por dy ditë më parë ishte mazhoranca socialiste, ajo që ka ngritur alarmin se gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur pazare me vendimet para futjes në procesin e vetingut. Duke folur në Parlament kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pohoi se mazhoranca qeverisëse mbështet procesin e spastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Madje, zoti Balla zbuloi se shumë njerëz të drejtësisë që e dinë që do të ngelin në veting, po bëjnë kërdinë me proceset gjyqësore që kanë, pasi sikundër e theksoi ai, ata po bëjnë pazare korruptive në këmbim të vendimeve që do të japin./Sot