osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama goditje Metës: Çfarë kërkon më? Mos do vilën e Zogut në majë të kodrës se një në det e ka, e rëndë si është katandisur

Rama goditje Metës: Çfarë kërkon më? Mos do vilën e Zogut në majë të kodrës se një në det e ka, e rëndë si është katandisur

Kryeministri Edi Rama ka shtuar dozën e sulmeve ndaj LSI dhe presidentit Ilir Meta. Dje ai ka prezantuar në Durrës nismën “Deputeti im”, ku nuk ndali thumbat e akuzat për rivalët e tij politikë.

Aktiviteti u zhvillua në zonën e transformuar nga plehrat e shumta e që tashmë është drejt rehabilitimin të plotë e të kthimit në një zonë rekreative. Duke folur nga Durrësi, kryeministri përmendi bashkëpunimin me LSI, ndërsa deklaroi se tashmë që ajo është me PD do të degradojnë si forca politike. Ai tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për punën e bërë.

Kryeministri solli në vëmendjen dhe çështjen e plehrave teksa deklaroi se PD nuk jep zgjidhje, por hedh vetëm akuza. “Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji. Ne jemi këtu për tu thënë të gjithë vajzave dhe djemve që mund të jenë simpatizantë tonë, por që sot ndjejnë diçka për të thënë”, u shpreh Rama.

Rama akuza Metës

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as presidentin Ilir Meta. Ai ka deklaruar se kreu i shtetit e ka kthyer institucionin e Presidencës në një destinacion qesharak. Sipas Ramës, Meta ka qenë një politikan që i ka provuar të gjitha postet e mundshme, ndaj tani nuk ka se çfarë kërkon tjetër.

“Këta mendojnë se i vetmi gabim është në anën e popullit që na votuan ne. I vetmi gabim që mund të gjejnë është që i gjen Monika Ilirit, që u bë partner me ne në 2013 ndërkohë që për Ilir Metën është koha më e lavdërueshme në jetën e tij. Ndërkohë pyetja mbetet, çfarë do Meta nga Durrësi dhe Shqipëria?

Durrsakët bashkë me gjithë shqiptarët i kanë bërë Ilir Metës atë që nuk ia kanë bërë asnjë politikani në historinë e shtetit shqiptar që nga Ismail Qemali e deri më sot. Askënd tjetër përveç Ilir Metës nuk e kanë bërë kryeministër, 30 vjeç, kryetar parlamenti 40 vjeç dhe president 50 vjeç.

Tani çfarë kërkon Ilir Meta për 60-vjetorin nga Durrësi? Mos do vilën e Zogut që ta ketë dhe një vilë në majë të kodrës pas asaj buzë detit. E ka bërë Presidencën në institucion destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore që të vjen zor kur e dëgjon.

As armikut nuk i urohet katandisja në atë gjendje e jo më dikujt që është armiqësuar me të gjithë dynjanë. Armik nuk e kemi, kundërshtar jo. Nuk ka më kthim prapa, ne do ecim përpara. Në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Akuza opozitës

Rama tha se PS-ja ka shumë për të përmirësuar, por sipas tij përballë nuk kanë asnjë kundërshtar duke injoruar opozitën. Ai shënjestroi sërish kundërshtarët politikë, Bashën, Metën e Kryemadhin. “Ne thjesht dhe vetëm do bëjmë atë që duhet, këta si kemi përballë i kemi mbrapa.

Duan të na kthejnë mbrapsht, por nuk na arrijnë dot këta. Problemin e kemi me ata që ju shkojnë këtyre mbrapa. Ne jemi larg të qenit të përsosur, kemi të metat tona por në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as një të 1 mijtën që ju ofrojmë ne njerëzve”, tha ai.

Ndërsa ironizoi mënyrën se si u votua nga strukturat e PD-së për të votuar për kandidatin që nuk donin, Rama tha: “Ato daljet e Lulit që takon taksixhinjtë aty afër te dera e PD ju thotë si t’ia bëjmë me taksat, ata i thonë taksa s’kemi se na i ka heq qeveria, shkon pastaj këtu në Durrës diku e i thonë banorët e dëmtuar nga tërmeti që s’na kanë dhënë lekë, ndërkohë që të gjithë lekët i kanë në llogari”.