osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Festa e Francës, ambasada fton Metën dhe përzë Berishën, shkak shpallja “non grata” nga SHBA

Festa e Francës, ambasada fton Metën dhe përzë Berishën, shkak shpallja “non grata” nga SHBA

Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare franceze ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj Elisabeth Barsacq organizoi këtë të enjte pritje për personalitetet, politikanët dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Shqipëri.

Ashtu siç gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, në festë ka munguar ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse ‘hiqet’ si frankofon, ndërkohë që pjesë e këtij eventi ka qenë “Pika e dobët” e kreut të “Foltores”, presidenti në ikje Ilir Meta.

Gazeta ka mësuar nga burime diplomatike se ish-kryeministri Berisha, nuk u ftua sepse sipas ambasadores Elisabeth Barsacq, ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatja kryesore kjo e Francës.

Pra, ky përjashtim është një goditje e fortë për Berishës, pasi duket qartë se atij po ja mbyllin derën të gjitha kancelaritë e botës, shtete këto që janë aleatë të Shqipërisë. Po çfarë është 14 korriku për francezët? Festa kombëtare franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastiljës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastiljes. 14 korrik, çdo vit kremtohet në mënyrë madhështore, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysées me ballo dhe fishekzjarrë kudo në Francë.

Nga ana tjetër, presidenti në ikje, Ilir Meta falënderoi Francën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit Evropian, ndërsa theksoi thekson se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç asaj në Bashkimin Evropian. “Sot në këtë shumë të rëndësishme për Francën dhe ne miqtë e saj, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidenti Macron për ndihmën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe vazhdon t’i japë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Përpjekjet dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Presidenti Macron, veçanërisht gjatë presidencës franceze të Këshillit, për të tejkaluar ngërçin në raportet Bullgari- Maqedoni e Veriut janë të një rëndësie të veçantë për ne dhe për të gjithë rajonin. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për Shqipërinë përveç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar, në përqafim dhe mbrojtje të vlerave dhe parimeve universale të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, deklaroi Meta.