Ish komunisti Bajram Begaj sot Presidente ka uruar festën e Kurban Bajramit nga Meka, aty ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje me paratë e tyre kurse Bajrami ynë me paratë e taksapaguesve.
Ai uron më shumë begati e harmoni për familjet shqiptare, presidenti shkruan se forcohemi kur ndajmë me njëri-tjetrin edhe dhimbjen e përgjegjësinë.
Begaj shprehet se festa të tilla rikujtojnë vlerat e familjes, besimit dhe respektit.
“Të dashur besimtarë myslimanë,
Nga Meka, qyteti i shenjtë i besimit dhe paqes, në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet tuaja!
Jam veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!”, shkruan presidenti Bajram

