osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fevzi, thirri të dy në një debat publik!

Fevzi, thirri të dy në një debat publik!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./
Përcaktoua ditën dhe orën se vendin e dinë vetë ata. Me detyrim, imponim dhe përcaktim “merri përdhunshëm” dhe uli përballë njëri-tjetrit, shtrydhi me pyetje e mos i ler ti bëjnë ironi njëri-tjetrit. Bërtitu dhe kërkohu llogari qysh nga koha kur ishin emigrantë jashtë shtetit e deri tani që na kanë katandisur ne emigrantë brenda shtetit.

Tundua në fytyrë letrat e vjedhjes së Rrugës së Kombit, betonizimin e Tiranës, vrasjet e 21 Janarit, korrupsionit galopant qeverisës, tribalizimin e partive politike, frikën patetike që kanë të dy prej Sali Berishës dhe maskaradën që po interpretojnë në teatrin absurd shqiptar.

Fevzi, mos përto e mos u vono. Mos i tolero të tallen ende me ne ata të dy që ua besuam votat dhe tashmë po na e trembin votën, duan të na gjakosin votën e po kërcënojnë se prej votës do e përvëlojnë atdheun.

Përdhunshëm ftoi në studion tënde e të na premtojnë se është e fundit herë që tallen me ne e ta mbledhin mendjen dhe bythën mirë. Mos tentojnë të prishin ekuilibrat politikë, socialë e krahinorë, mos tentojnë të djegin Shqipërinë se pëndryshe Fevzi ne shqiptarët e drobitur prej maskarallëkut të tyre 29 vjeçar do e fillojmë rebelimin duke i marrë para të gjithë të majtë e të djathtë qofshin.

Nuk do hezitojmë tua grabisim e tua sekuestrojmë pronat. Do e fillojmë me pasuritë e kunatit të Lulit që do ia falim Elvis Naçit, dyqanin e brekëve të Arminës në Bllok do e kthejmë në mencë sociale, me paratë e Ilir Beqjes do ndërtojmë 3 spitale komunitare, në shtëpitë e Fatmir Mediut do strehojmë të pastrehët e Gërdecit, te super vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit do çelim qendrën e rehabilimit të ish prostitutave shqiptare, ndërsa vila prej betoni në Surrel do kthehet në burg të sigurisë së lartë ku do mbyllen Llallat, Fullhanët, Vasilët, Berishët, Ramët, Metët…

Do ketë qeli të veçanta edhe për disa nga ju gazetarët që porsi politika nuk duhet të ricikloheni por duhet të qërroheni nga ekranet e televizorëve dhe celularëve tanë…

2./
Fevzi, të premtoj që Andi Bushati do e vuajë dënimin te seksioni i burgut të grave. Qelia B69 me pamje nga Dajti!