“Fisi pret kthimin e kryetarit”! Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

“Fisi pret kthimin e kryetarit”!  Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Analisti Ilir Demaliaj ka ironizuar pritjen që mbështetësit e Partisë Demokratike i kanë bërë Sali Berishës në aeroportin e Rinasit, për kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara.

Në pamjet e publikuara, simpatizantë të PD-së shihen me daulle dhe duke hedhur valle, ndërsa presin mbërritjen e Berishës.

Demaliaj reagoi me ironi ndaj skenës, duke shkruar: “Katastrofe nje tribu afrikanesh qe pret kryetarin e fisit qe ka shkuar te nje dentist amerikan per te ndrruar protezat para vdekjes”.