osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flakët ‘mbërthejnë’ tunelin e Kalimashit, vihet në kontroll situata gjatë natës! Vjen ndihma nga Kosova, 34 zjarrfikës dhe 9 automjete!

Flakët ‘mbërthejnë’ tunelin e Kalimashit, vihet në kontroll situata gjatë natës! Vjen ndihma nga Kosova, 34 zjarrfikës dhe 9 automjete!

Është përhapur me përmasa të frikshme zjarri mbi tunelin e Kalimashit në Kukës. Flakët të ndihmuar edhe nga era po përhapen duke krijuar pamje apokaliptike.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga situata është kritike pasi tymi ka “pushtuar” zonën ndërsa zjarri është afruar pranë Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve të fundit mësohet se situata është vënë në kontroll dhe nuk rrezikon bllokimi i Rrugës së Kombit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, tha se tashmë pritet nesër ndërhyrja nga ajri.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Kukësit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset e Kosovës të cilët janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit. 34 zjarrfikës dhe 9 automjete kanë mbërritur pak më parë nga Kosova. I pranishëm në tunelin e Kalimashit është edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla.

Si pasojë e erërave të forta zjarri vijon të përhapet, por fatmirësisht nuk ka banesa të rrezikuara. Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll.

Në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës sot është bërë i mundur izolimi i flakëve. Edhe në Majën e Rrunës në Kukës situata e zjarrit vijon të jetë ende problematike, ndonëse gjatë ditës së sotme helikopteri ka ndërhyrë sërish për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores, 20 forca nga komunitet, mjet zjarrfikës si dhe forca te emergjencës civile te Bashkisë Kukës. Një vatër e re zjarri ka përfshirë edhe masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.

Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, gjë që duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.

Edhe në Karaburun situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë në zonën e quajtur Gropat e Pirit. Ndërsa zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik. Pas ditësh të tëra luftë me flakët, është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes operacioni vijon ende për të normalizuar situatën, në një kohë që në Malin e Dukatit për herë të parë pas shumë ditësh, nuk shihet vatër zjarri.

Nga ana tjetër përmirësim të situatës ka shfaqur zjarri në pyjet e Voskopojës, ku zjarri i rënë mbrëmë është drejt shuarjes, por dëmet janë të mëdha. Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës janë pothuajse drejt fikjes. Rënia e intensitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës.Në terren janë punonjës, zjarrfikës dhe forca të armatosura që kanë nisur punën që në 5 të mëngjesit, ku ka ende dy vatra të vogla aktive një në pyjet e Krushovës dhe një në fshatin Gjonomadh.

Në Gjonomadh, zjarr i cili ka rënë që ditën e djeshme, janë 10 trupa zjarrfikëse të cilat janë duke u përpjekur për të izoluar flakët. Edhe në fshatin Gjorgos të Fier situata është përmirësuar ndjeshëm ku flakët janë vënë në kontroll dhe po mundohen të shuhen nga zjarrfikësja.

Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll. Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat.