osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Flamur Noka: Edi Rama tmerrohet nga unë dhe i tha Bashës të më shkarkonte, i kam futur në panik

Flamur Noka: Edi Rama tmerrohet nga unë dhe i tha Bashës të më shkarkonte, i kam futur në panik

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha që e shkarkoi atë nga detyra e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Noka e quajti këtë vendim të Bashës në kundërshtim të statutit të partisë dhe të urdhëruar nga Edi Rama.

“Basha tregoi se është një peng që merr urdhra nga ai që e ka marrë peng. Është e qartë që Edi Ramës nuk i duhet Flamur Noka në atë parti dhe këtë e bën shegerti i tij në PD. Jam në atë parti që nga fillimet e saj. Basha gjithmonë është fshehur pas të tjerëve dhe gjithmonë ka ecur me torinë “hedh gurin dhe fshih dorën”. Ky është një vendim anti-statutor. Ai merr vetëm urdhra nga shefi i tij sepse ai vetëm këtë di të bëjë.

Basha është në panik. Me këtë veprim tregoi se e ka përfshuirë paniku. Vetëm ikja e tij duhet sepse po e kthen PD-në në apendiks të Rilindjes. Duke qenë se unë jam nga ata zëra që nuk bëj kompromis me vlerat e PD dhe anëtarësia e saj, ai nuk i duron dot këto. Pa më të voglin merr vendime të tilla, thjesht dhe vetëm thjesht për t’i lehtësuar mbledhjet sepse ai është mësuar të bëjë vetëm monolog dhe nuk pranon dialog apo ide të tjera.

Ai që shpif është zoti Basha. Unë në mbledhje të grupit kam kërkuar që në mbledhje të mbahet protokoll sepse duhet të mbeten gjurmë. Fatet e PD janë në rrezik për shkak të vendimeve të Bashës. Ai po e kthen opozitën siç e ka kërkuar Rama prej shumë vitesh.

I kam kërkuar dorëheqjen sepse PD nuk mund të jetë peng i tij. fati i PD nuk mund të jetë fati i tij. Kam dëshmitarë që i kam kërkuar të mos bëjë presione anëtarëisë që të mos e firmosin peticionin. Ai mu kthye me një lumë akuzash duke e quajtur “llum” anëtarësinë e PD-së” – tha Noka