Gjendet anija me 20 persona të vdekur në bord, mes tyre dhe dy fëmijë

Gjendet anija me 20 persona të vdekur në bord, mes tyre dhe dy fëmijë

Një anije u gjet duke lëvizur rreth një milje larg ishullit Grand Turk me 20 të vdekur në bord, përfshirë dy fëmijë. Autoritetet thanë se ende nuk dihet origjina e viktimave dhe as arsyeja se pse ishin të vdekur në bord.

Peshkatarët panë anijen e vogël dhe njoftuan degën detare të Forcës Policore të Ishujve Mbretëror Turks dhe Kaikos, të cilët tërhoqën anijen në breg. Komisjoneri i policisë Trevor Botting tha se anija duket se kishte ardhur nga jashtë Karaibeve.

Ishujt Turks dhe Kaikos janë një destinacion i kërkuar për banorët e Haititi të cilët dëshpëruar kërkojnë të largohen nga kombi i tyre i goditur nga varfëria.