osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjipea mes 50 plazheve më të mira në botë

Gjipea mes 50 plazheve më të mira në botë

Big 7 Travel e rendit plazhin e Gjipesë në vendin e 22-të. I arritshëm me varkë ose duke ecur 40 minuta në këmbë

Plazhet shqiptare janë renditur sërish në mes më të mirëve në botë. Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22 në listën e 50 plazheve më të mira në botë, të përpiluar nga Big 7 Travel.

Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.

“Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe, padyshim, plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve.

Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen ta vizitosh”, shkruan Big 7 Travel.

Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të mahnitshme. Gjithashtu është vend ideal për kampe për turistët apo vizitorët me shpirt aventurierë. Ky është një ndër plazhet e egra të Shqipërisë ku dora e njeriut nuk e ka prishur me ndërtime.

Rreth Gjipesë për ata që duan të eksplorojnë gjenden shpella dhe disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit. Në mesin e më të mirëve ishin plazhet e vendosura në Filipine, Kolumbi, Shën Lucia, Zanzibar, Australi, Seychelles, Turks and Caicos, Vietnam dhe Greqi.

Klan News

TË NGJASHME