osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjykata i ndez dritën jeshile koncesionit super të shtrenjtë i “Gener 2” të Bashkim Ulaj, 21 kilometra rrugë do të kushtojnë 445 milion euro

Gjykata i ndez dritën jeshile koncesionit super të shtrenjtë i “Gener 2” të Bashkim Ulaj, 21 kilometra rrugë do të kushtojnë 445 milion euro

Në vitin 2018, qeveria do të jepte me koncesion formën PPP rrugën Kashar-Thumanë. Kompania fituese ishte Gener 2, e ky projekt prej 21 kilometrash rrugë do të kushtonte 54,4 miliardë lekësh, një super kosto për xhepat e shqiptarëve.

Kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj e fitoi koncesionin pasi mori paraprakisht një bonus nga qeveria “Rama” për “propozim të pa kërkuar”. Dokumentet e tenderit sugjeronin një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin mbi kostot e kontratave koncesionare flet për një kosto të përgjithshme prej 54.4 miliardë lekësh (445 milionë eurosh).

Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe “Gener 2” hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Negociatat, sipas Birn, nuk u përmbyllën.

Pas një përplasjeje jo të vogël politike, qeveria u tërhoq nga propozimi dhe e prishi kontratën me “Gener 2”. Ministrja Balluku deklaroi se kishte vendosur anulimin e këtij koncesioni, ndërsa parashikonte ndërtimin e një segmenti tjetër rrugor së autostradës Adriatiko -Joniane, që përfshin segmentin Thumanë-Kashar –Lekaj, duke parashikuar një kosto më të ulët.

Vendimi i gjykatës në prag të pushimeve

Kompania Gener 2 sakaq e kontestoi këtë vendim duke iu drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit për shfuqizimin e këtij anulimi. Kompani kërkonte “Anulimin/shfuqizimin e urdhrit Nr.42 datë 25.01.2019 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërprerjen e dhënies së koncesionit/ partneriteti publik-privat për Projektin Thumanë – Fushë-Kruje, Vorë Kashar, Detyrimi i palës së paditur MIE për paraqitjen e projekt akteve për shqyrtim në Këshillin e Ministrave “Për miratimin e kontratës së koncesionit i PPP ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shoqërinë “Gener2” shpk për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, projekt-taktin, relacionin shpjegues, mendimet e ministrave dhe te drejtuesve te institucioneve te interesuara, kontratën sipas përcaktimeve në kreun VI paraqitja e projekt-akteve për shqyrtim Këshillit të Ministrave të vendimit me m-.584 datë 28.03.2003 “Për miratimin e rregullores se Këshillit te Ministrave”.

Koncesioni më i shtrenjtë/ 21 kilometra rrugë me koston 54,4

Pikërisht kur njerëzit mendonin të bënin pushimet dhe vetë gjyqtarët, gjykata merr vendimin për të rrëzuar qeverinë dhe dhënë dritën jeshile këtij koncesioni që do të rëndojë së tepërmi taksapaguesit shqiptarë.

Gjykata administrative e Apelit nuk ka zbardhur vendimin e plotë, por në dispozitivin e saj theksohet se relatorja gjyqtarja Rilinda Selimi dhe anëtarët Altina Nasufi dhe Bleona Hasën kanë vendosur më 29 korrik të këtij viti, pak para nisjes së pushimeve rrëzimin e vendimit të qeverisë.

“Gjykata Ndryshimin e vendimit Nr. 4122 (80-2019-4198), datë 05.12.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Pranimin e padisë. Shfuqizimin e urdhrit Nr. 42 datë 25.01.2015 të palës së paditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë “Për ndërprerjen e dhënien e koncesionit/partneritetit publik privat për projektin Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar. Detyrimin e palës së paditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të vijojë veprimet administrative për t’i përcjellë Këshillit të Ministrave për miratim, draft-kontratën koncesionare/ PPP Për ndërprerjen e dhënien e koncesionit/partneritetit publik privat për projektin Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. Kundër vendimit lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të tij’, thuhet në dispozivitin e këtij vendimi.

Pra brenda 30 ditëve qeveria duhet të marrë vendim nëse do ta ankimojë ose jo në Gjykatën e Lartë padinë e fituar nga firmat shoqëria tregtare “Gener 2″ shpk, Shoqëria Tregtare “G2 Infra” shpk. Projekti i shpallur fitues dhe i tërhequr më pas nga qeveria bënte pjesë te programi i shpallur nga qeveria për 1 miliardë euro investime. Në 29 janar 2019-ës ku koncesion u anulua me argumentimin se fondet do të shkonin për Paktin për Universitetin. Tani pritet vendimi se çfarë do të vendosë ministria e Infrastrukturës do ta përcjellë për miratimin kontratën në Qeveri apo do ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë.Nëse nuk e realizon atëherë koncesioni me një kosto të lartë duhet të miratohet nga qeveria “Rama 3”, si një nga vendimet e para pas betimit në Parlmaent/ Gazeta Shqip