osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë dhe 3 biznesmenë!

Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë dhe 3 biznesmenë!

Policia ka goditur një grup kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht. Hetimi ka nisur një vit më parë, 24 persona vetë në pranga, dy në kërkim, mes të arrestuarve edhe police. Sipas policisë, u sekuestruar rreth 1 mln Euro dhe nga hetimet u zbulua se emigrantet paguanin 5 mije Euro për një kontratë pune false

24 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim me urdhër të SPAK, mes të cilëve 4 efektivë policie dhe biznesmenë të ndryshëm, grup i strukturuar kriminal i trafikimit të emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme dhe të largët, të cilëve u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i policisë për ekzekutimin e urdhër-arresteve u shtri në disa qytete të vendit, Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë me 19 masa “arrest në burg”, 3 në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dha detaje të sekuestrimeve të bëra në aksion, mes të cilave një sasi para cash që kap vlerën e 1 milion eurove.

Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit, janë gjetur dhe sekuestruar: 13 automjete të markave të ndryshme, 50 telefona, 3 pistoleta, 1 çifte, 50 fishekë, 4 laptopë, 5 kompjuterë, 520 000 lekë, 400 000 euro, 700 000 dollarë amerikanë, 4000 paund, doza kokaine dhe cannabisi, dhjetëra dokumente të ndryshme.

Policët në hetim dhe të arrestuar

1- Komisar Altin Hasani, Specialist per Sektorin per te Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH – I arrestuar

2- Komisar Edmond Braha shef seksioni per migracionin e parregullt ne Drejtorine per Kufirin dhe Migracionin Tirane – I arrestuar

3- Inspektor Ariel Hoxha punonjes policie ne Kom Pol Kufitare Rinas – me mase sigurie arrest ne shtepi.

4- Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas Detyrim me paraqitje

5- – Endri Seiti
6- Luan Tafalla,
7- Endrit Ismailaj,
8- Arnol Shpata,
9- Xhuljeta Çopa,
10- Artur Mata,
11- Antonio Specchio,
12- Artan Sulaj,
13- Luan Sulaj,
14- Shkelzen Matmuja (Bokciu),
15- Bukurosh Muja,
16 – Lulzim Lami,
17- Tome Preka,
18- Xhulio Krasniqi,
19- Edmond Baklli,
20 – Iglan Alliçi,
21- Emmanuel Ella