osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Grua e dhunuar, qytetarë i dekoruar, dhunuesi “viktimë”… kallashi i munguar!

Grua e dhunuar, qytetarë i dekoruar, dhunuesi “viktimë”… kallashi i munguar!

Nga Anri Bala

Nuk është asnjëherë e mjaftueshme, të nderosh me fjalë apo me çmime merite, një person që ka bërë një sjellje për tu lavdëruar… por ama është krejtësisht demode e të nxjerr “cullak” në sy të mëhallës, një “dekorim” i kopjuar keq dhe i shfrytëzuar shëmtuar, duke i’a zhbërë të gjithë vlerat qytetarit apo edhe xhestit të tij, që t’iu them të vërtetën, nuk është aspak i pazakontë… por për fat të të gjithëve: qytetari i duhur, qëlloi në vendin e duhur dhe kohën e duhur!

Nuk kam asgjë me qytetarin, që arriti të shkul dhunshëm prej krahëve të vdekjes, dy binjaket e dënuara nga fati i tyre i keq dhe mbytja e sigurtë, por ndjehem i neveritur dhe i sekëlldisur me kopjacët e hutuar… që në orvajtie për t’i bërë apoteozë një ngjarje totalisht dramatike, për nga dinamika dhe epilogu, që kërkon vëmendjen e secilit prej nesh, sidomos të organeve përgjegjëse, nguten t’i varin këmborën në qafë gjithkujt, me kushtin e vetëm, që në pjesën e mbetur të ekranit, të jenë edhe ata vetë!

Kuptohet fare mirë, se s’ka asgjë të keqe, të imitosh liderët e vendeve më të zhvilluara, përderisa kemi shumë për të mësuar prej tyre, por nuk mund ta kuptoj kurrsesi, indiferencën e tyre përpara një vrasje-vetëvrasje të shumëfishtë… për një kallashnikov të munguar!

Ndërsa, askush nuk neveritet nga dalja në media e ish-bashkëshortit të alkolizuar dhe i dhunshëm, që tregon se ajo, nëna e dy fëmijëve, e dy engjëjve, i kishte djegur shtëpinë dhe gati sa nuk bëri dhe policinë të lotonte, por edhe OJQ, që me ç’po na shohin sytë, duket sikur janë krijuar e shtuar për të mbrojtur maskarenjtë nga dhuna e grave nëna… të pambrojtura!

Ndërsa, qytetarët dhe opinioni publik, tejet i çoroditur, mallkon nënëzezën si fajtore, që desh mori jetën e dy vajzave… por edhe të sajën, e si  fajtorë që janë disa… ndjehen të pafajshëm, bile të dhunuar. Dhunuesi i mërzitur, iku në shtëpi, sepse ishte gjynah e për të ardhur keq, e me zemrën e “madhe” që ka shoqëria jonë, sikur t’i ndërtonte një çati të re, ndërsa ai të priste shiritin në klubin e fshatit, duke u dëndur me raki.

Nëna e mjerë, e ka çatinë dhe shtëpinë… qelinë, me kokën mbrapa, me dhembjen që i la dy vajzat rrugëve dhe nuk arriti t’i largonte përfundimisht nga “ai edhe ne”, ato dhe veten, me një fund të tmerrshëm, nga jeta e tyre me tmerr pafund.

Nëna që mori këtë vendim, nuk ishte e çmendur, por e dhunuar, e poshtëruar, e pashpresë dhe e tmerruar, për jetën e fëmijëve të saj. Luanët shpesh, i hanë këlyshët e tyre, kurse luaneshat i ushqejnë me gjakun e tyre për t’i rritur dhe nuk ka gjë që nuk bëjnë, deri në vetëflijim.

Ndaj, dhunuesi ka qenë me fat, sepse nëna e mjerë nuk kishte një… kallash! Nëse do kishte një armë, të jeni të sigurt, se një tragjedi tjetër më e madhe do ndodhte, se ajo e Selenicës. Burri pa çati, të afërmit e tij do ishin viktimat e radhës dhe në fund, nëna do sakrifikonte dy jetë fëminore dhe veten, për t’u larguar nga kjo botë e mallkuar dhe e shpërfillur me njolla gjaku të mpiksur nën lëkurë.

Por, patën “fat” dhe tani mallëngjeheni, se shpëtuan dy fëmijë, duke i ndarë nga nëna… “kriminele”. Nuk ka nënë kriminele, nëna është gjithçka për pjellat e saj, por ka shoqëri të kriminalizuar deri në palcë!

OJQ në mbrojtje të grave, nëse nuk paguheni për të mbrojtur “burrat”: Zgjohuni! Mbroni të paktën një grua të vetme… një nënë të dhunuar, që tashmë duhet të përballet me drejtësinë… për një çati.

Desh Zoti, e nuk i’u gjend në dorë ajo që gjendet në çdo haur fshati… kallashi, se sot, ju, ne, e çdo qytetarë, do shikonte lule mbi varrin e fajtorit dhe të të pafajshmëve dhe të gjithë do çuditeshit… përse?! Çudia dhe pse-ja do merrnin fund, atëherë kur dhunuesi të përfundonte me hekura në duar, nga drejtësia… e drejtë!/Ekskluzive.al