osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gruaja ime përgatiti 5 herë funeralin! Historia e pabesueshme e 72 vjeçarit që qëndroi 305 ditë i infektuar me Covid

Gruaja ime përgatiti 5 herë funeralin! Historia e pabesueshme e 72 vjeçarit që qëndroi 305 ditë i infektuar me Covid

Një 72-vjeçar, Dave Smith nga Bristoli në Britaninë e Madhe, ka qëndruar pozitiv me Covid për 305 ditë. Sipas ekspertëve, kjo është periudha më e gjatë e regjistruar deri më tani.

Pas rreth 10 muajsh, 42 tamponësh pozitivë dhe 7 pranimeve në spital, burri, një instruktor tani në pension, ka mundur koronavirusin dhe po ecën mirë.

Një fund i lumtur, siç e shpjegoi vetë ai për gazetën “The Guardian”: “Unë pothuajse vdiqa. Gruaja ime ka filluar përgatitjet për varrimin pesë herë”. Smith kontraktoi Covid gjatë valës së parë të pandemisë. Në prill të vitit 2020, ai u shtrua në spital me ethe dhe kollë. Pastaj konfirmimi i pozitivitetit përmes tamponit të parë.

Sëmundja e goditi atë në një kohë kur sistemi i tij imunitar ishte kompromentuar për shkak të problemeve të mëparshme. Në fakt, në vitin 2019, ai iu nënshtrua kimioterapisë për të trajtuar një leuçemi.

Nga prilli, Smith pati momente kur ishte më mirë, por edhe momente kur u bind se po vdiste. Disa herë ai e lejoi gruan e tij të bënte gjitha rregullimet për një funeral të mundshëm dhe përshëndeste miqtë dhe të afërmit për herë të fundit.

Deri në pikën e kthesës, domethënë, kurimi me koktejin e antitrupave të zhvilluar nga ‘Regeneron’. Dyzet e pesë ditë pasi filloi terapinë, ai u negativizua. “Unë hapa një shishe shampanjë dhe u telefonova të gjithëve, duke thënë: “Unë jam negativ, unë jam negativ”, – tha 72-vjeçari.

Tani Dave është më mirë. Megjithëse, ai pranon: “Unë kurrë nuk do të jem 100% përsëri, sepse Covid shkatërroi mushkëritë e mia. Por çdo ditë që jetoj tani është një bonus për mua”. Rasti i tij do të paraqitet në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (Eccmid) në korrik./The Guardian