HomeDiaspora

Hakoi GTA 6, 18 vjeçari autik Arion Kurtaj mbyllet në një spital sigurie në Londër pas sjelljeve të dhunshme në qeli

Hakoi GTA 6, 18 vjeçari autik Arion Kurtaj mbyllet në një spital sigurie në Londër pas sjelljeve të dhunshme në qeli

8 vjeçari shqiptar, Arion Kurtaj, i akuzuar për sulmet kibernetike ndaj kompanive më të njohura në botë si dhe të Grand Theft Auto-s është mbyllur në një spita pasi ka shfaqur vazhdimisht sjellje të dhunshme në paraburgim, raporton BBC.

Kurtaj, ishte një anëtar i grupit të hakerëve Lapsus$, i cili kryente sulme të ndryshme gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Për sulmet e fundit, të cilat përfshinin Uber, Revolut dhe Rockstar, përgjegjësi kishe edhe një adoleshent 17-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është publikuar.

Janë 12 akuza ndaj Kurtajt, duke përfshirë kërcënime, mashtrim, dhe keqpërdorim kompjuterik sipas ligjit britanik.

Megjithatë, disa psikiatër besojnë se 18 vjeçari autik nuk është i aftë për t’u përgjigjur përpara një procesi ligjor.