Dosjet sekrete që lidhen me kriminelin famëkeq nazist të luftës, Josef Mengele, pritet të bëhen publike pas dekadash fshehtësie, njoftoi Shërbimi Federal i Inteligjencës së Zvicra, pa dhënë ende një datë të saktë për hapjen e arkivave.
Historianët kanë kërkuar prej vitesh qasje në dokumentet sekrete, por autoritetet zvicerane i kanë mbajtur të mbyllura, duke përmendur arsye të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen e familjes së Mengeles. Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes”, ishte mjek i forcave SS dhe shërbeu në kampin nazist të përqendrimit të Auschwitz, ku përzgjidhte të burgosurit që dërgoheshin në dhomat e gazit. Ai kreu gjithashtu eksperimente mizore mbi të burgosurit, veçanërisht mbi fëmijë dhe binjakë.
Sipas të dhënave historike, rreth 1.1 milion njerëz u vranë në Auschwitz, shumica prej tyre hebrenj. Pas përfundimit të Lufta e Dytë Botërore dhe Holokaustit, Mengele ndryshoi identitet dhe arriti të arratisej nga Evropa drejt Amerikës së Jugut. Ai siguroi dokumente udhëtimi përmes Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në konsullatën zvicerane në Xhenova.
Dyshimet për lidhjet e tij me Zvicrën kanë ekzistuar prej dekadash. Dihej se ai kishte vizituar Alpet zvicerane në vitin 1956 me djalin e tij, Rolf, por historianët besojnë se ai mund të jetë kthyer sërish në Zvicër pas vitit 1959, kur ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Historiania zvicerane Regula Bochsler zbuloi se shërbimet sekrete austriake kishin paralajmëruar autoritetet zvicerane në vitin 1961 se Mengele mund të ndodhej në vend me identitet të rremë. Sipas dokumenteve policore, bashkëshortja e tij kishte marrë me qira një apartament në Cyrih dhe kishte aplikuar për leje qëndrimi të përhershme. Apartamenti ishte vënë nën vëzhgim dhe autoritetet kishin regjistruar gruan e tij duke udhëtuar me një burrë të panjohur, por nuk u provua kurrë nëse bëhej fjalë për Mengelen.
Arkivat federale zvicerane refuzuan fillimisht kërkesat për qasje në dokumente dhe vendosën që ato të mbeteshin të vulosura deri në vitin 2071. Edhe historiani Wettstein hasi të njëjtin refuzim në vitin 2025, duke nisur më pas një betejë ligjore për hapjen e dosjeve. Tashmë, Shërbimi Federal i Inteligjencës ka njoftuar se arkivat do të hapen, por “nën kushte dhe afate që ende nuk janë përcaktuar”, çka ka ngritur shqetësime se pjesë të materialeve mund të mbeten të censuruara.
Disa historianë besojnë se dokumentet mund të përmbajnë referenca për Mossad, i cili në atë periudhë ndiqte ish-kriminelët nazistë në mbarë botën. Josef Mengele nuk u arrestua kurrë për krimet e tij. Ai vdiq në Brazil në vitin 1979 dhe u varros me identitet të rrem

