osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hapet Panairi Mobilerisë “SHQIPËRIA 2018″/ 50 mijë të punësuar në 1900 biznese prodhuese dhe 15 milionë euro eksporte në vit!

Hapet Panairi Mobilerisë “SHQIPËRIA 2018″/ 50 mijë të punësuar në 1900 biznese prodhuese dhe 15 milionë euro eksporte në vit!

Pallati i Kongreseve është kthyer këtë herë në një panair të jashtëzakonshëm të mobilerisë.

Ministrja Qato mori pjese sot ne Panairin Nderkombetar te Mobilerise “SHQIPERIA 2018 Panairi, i cili organizohet nga kompania Albexpo ne bashkepunim me SHPMSH ne datat 15-18 mars ne Pallatin e Kongreseve, Tirane, me pjesemarrjen e bizneseve elitare vendase, nga Kosova, rajoni dhe bota te afirmuara tashme ne fushen e perpunimit te drurit, qe prezantojne risite dhe standartet evropiane, te ketij sektori.

Shoqata e Prodhuesve te mobilerise eshte krijuar ne Tetor te vitit 2011 si nje organizate vullnetare ne mbrojtje te interesave te anetareve te saj dhe industrise se perpunimit te drurit ne vend. Ajo numeron 1900 biznese prodhuese me mbi 50 000 te punesuar. Eksporti i sektorit arrin rreth 15 milion euro ne vit.

Ndërmarrjet pjesëmarrëse në panair shpesh marrin përsipër trajnimet profesionale të stafit të tyre duke rritur kështu profesionalisht punonjësit.

Duhet theksuar se ky panair mbledh se bashku, kompani e sipermarres shqiptare qe kane investuar fuqishem ne kete sektor, duke rritur cilesine e prodhimeve ”Made in Albania‘ qe konkurojne sot importin dhe kane arritur te sjellin ne Shqiperi, perfaqesine e brendeve me te medha nderkombetare ne teknologji dhe aksesore nga fusha e mobilerise.

Gjeografia e pjesemarresve eshte nga rrethe te ndryshme te vendit, qe perbejne berthamen e prodhuesve mobiliare. Ndersa marrin pjese, tradicionalisht tashme, bizneset nga kosova qe operojne ne kete sektor si dhe nga vende te tjera te botes.

Panairi Mobilerise “SHQIPERIA 2018 konsiderohet vendi i zbulimit te ideve te reja per terheqjen e bleresve te rinj, e cila do te thote me shume mundesi per ekspozuesit dhe prezantimin e produkteve mobiliare me standarte bashkohore evropiane.

Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2018

Panairi i Mobilerise ka filluar me edicionin e pare ne vitin 2004. Ne harkun kohore 1995 – 2018 sektori i mobilerise, pergjithesisht tregtar ka ekspozuar ne panairet e pergjithshme, por me kalimin e viteve, kompanite shqiptare e vleresuan pjesmarrjen ne panaire, si pjese shume te rendesishme te marketingut, e per rrjedhoje me shtimin e kerkesave per pjesmarrje, u kalua ne nje panair te profilizuar vetem per mobilerine.

Ne vijueshmerine e viteve, ky panair ka patur sukses, si ne rritjen e numerit te ekspozuasve me perqasje te lamive te ndryshme te ketij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe ne rritjen e te interesuarve si vizitore nga vendi dhe rrajoni. Keta vizitore kane qene pergjithesisht tregtare te shumices, studjo dizajni, arkitekt, ndertues, hoteljer, administrator te ndryshem ne fushen e ekonomise, sportit, kultures, arsimit, turizmit, artit e te tjere, gjithashtu dhe konsumatore direkt.

Edicion i ketij viti vjen si nje bashkeorganizim i konsoliduar tashme prej tre vitesh me Albexpo Group – shoqeri e specializuar ne fushen e oraganizimim/realizimit te ekspo panaireve dhe Shoqate e Prodhuesve te Mobilerise te Shqiperise. SHPMSH, lindi dhe u themelua ne vitin 2011 ne kete panair, duke mbeshtetur fort antaret e saj me nje nga objektivat e saj, promovimin dhe marketimin e kesaj industrie ne Shqiperi.