osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Braçe kujton një nga një viktimat e Gërdecit me një fjalim prekës. Kuvendi hesht!

Braçe kujton një nga një viktimat e Gërdecit me një fjalim prekës. Kuvendi hesht!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ndryshe nga çdo herë tjetër mbajti në sallën e Kuvendit, një fjalim prekës mbi tragjendinë e Gërdecit, nga ku i kërkoi deputetëve të pranishëm të mbanin një minutë heshtje.

“Janë 26 gra e burra, fëmijë dy prej tyre. Të gjitha nga familje në nevojë, të nderuara dhe të ndershme, punëtorë që iu mor jeta duke iu marrë shpirtin. Vrasje më të tmerrshme nuk mund të ketë. Ndodhur 10 vite më parë, si sot në këtë orë gjendeshin trupat e tyre këtu, mu në mes të Tiranës. Prita 9 orë në këtë sallë, ku u derdh hipokrizia si urim përpjetë që të ndalnit këtë sport të neveritshëm e të përhershëm. Vetëm një minutë. Një të vetëm për të nderuar 26 njerëz të zakonshëm, nevojtarë, punëtorë të mirë. Nuk ndodhi madje, ai sport i neveritshëm vazhdoi deri pak minuta më parë, ndaj dua përulësisht me lejen Tuaj kryetar, të ndalem një minutë heshje, në shenjë respekti për 26 shqiptarë, të mirë e punëtorë që u vranë, duke iu marrë shpirtin korrupsioni i një familje politike, një qeverie”, ka thënë Braçe në fjalimin prekës.

Braçe, foli për një drejtësi të munguar për 26 viktimat që humbën jetën nga shpërthimet e 10 viteve më parë. Ai u ndal te fajtorët e pandëshkuar të kësaj tragjedie teksa përmendi sërish emrin e kreut të opozitës Lulzim Bashën që sipas tij, vazhdon ende të gënjejë shqiptarët.

“Shpirti i tyre të gjejë paqe me drejtësinë, për secilin prej tyre dhe secilën familje prej tyre, sepse varfëria do drejtësi. Korrupsioni ekonomik dhe politik, të korruptuar në pushtet apo larg tij, është origjina e varfërisë. Puna shkoi shumë larg deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta luftoj këtë mafie, është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli”. Është citimi i një përgjimi telefonik të personazheve të krimit të përbindshëm. Gërdeci na tregoi se një kryeministër, një ministër i mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime, dhe në fund, djali më i poshtër, korruptuan drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar kronik.”/ATA