osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hekurudha Prizren-Durrës, Albin Kurti ka një ide…

Hekurudha Prizren-Durrës, Albin Kurti ka një ide…

Hekurudha Prizren-Durrës mund të quhet “Karl Gega”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, duke joshur kështu qeverinë dhe kompanitë austriake që të bashkëngjiten në projektet infrastrukturore që përfshijnë hekurudhat.

Kurti iu referua pikërisht punës së Karl Gegës, inxhinierit të njohur me origjinë shqiptare të hekurudhave në Austri, duke shtuar se Kosova ka nevojë për një ekspertizë teknike si ajo e tij.

“Pse jo mos ta emërojmë hekurudhën me emrin e tij, ‘Karl Gega’”, tha Kurti dhe vijoi:

“Karl Gega herët ka marr titull doktor i shkencave matematikore, ishte inxhinier i njohur. Iu dha titull kalorës nga Mbretëria e Austrisë dhe është varrosur pranë personave më eminent të Austrisë, si Mozarti.

Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Karl Gegës.

Ai ka jetuar në Austri, prandaj e dimë se duhet të kesh ekspertizë të madhe për të ndërtuar projekte të mëdha.

Ftoj qeverinë dhe kompanitë austriake që të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore që përfshijnë hekurudhat.

Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe neve na duhet një ekspertizë teknike si ajo e Karl Gegës dhe pse jo edhe ta emërojmë linjën hekurudhore ‘Karl Gega’”.

Ndër të tjera, Kurti u tha austriakëve tha se Kosova është vendi më i mirë për biznese.

“Sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova është një ndër vendet më të mira për bërje të biznesit dhe vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka rritur pikët në zhvillimin demokratik”, tha ai, duke ofruar një bilanc ekonomik: “Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune.

Zhvillimi ekonomik deri më tani në bazë të agjencisë statistikore të Kosovës, është 10.53 për qind. Deri në vitin e fundit, vlera e eksporteve ka arritur në 2.7 miliardë, në rritje prej 80 për qind. Vlera e mallrave është rritur në 62 për qind. Eksportet janë rritur në 104 për qind….Po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti.