osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hetimet për “21 Janarin”, prokuroria fokusohet te riekspertimi, xhaxhai i Aleks Nikës: PS të mbajë fjalën për ndëshkimin e Berishës

Hetimet për “21 Janarin”, prokuroria fokusohet te riekspertimi, xhaxhai i Aleks Nikës: PS të mbajë fjalën për ndëshkimin e Berishës

Nesër shënohen 11 vite nga ngjarjet e 21 janarit 2011, kur Garda e Republikës e drejtuar nga ish-komandanti Ndrea Prendi, qëlloi mbi 4 protestues që kishin marrë pjesë në protestën e Partisë Socialiste. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedaj u vranë më 21 janar 2011, ndërkohë që për vrasjen e tyre, gjykata dënoi Prendin me 1 vit burg dhe ish-gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.

Vrasja u cilësua nga gjykata se kishte ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që edhe sot, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi, për shkak se disa vrasje si ajo Aleks Nikës dhe Hekuran Dedes kanë mbetur pa autor. Sot që flasim Policia e Tiranës dhe prokuroria e kanë rihapur çështjen e “21 janarit”, ku fokus kryesor i rihetimit është vrasja e të ndjerit Nika dhe Deda.

Gazeta ka mësuar se ka një koordinim mes policisë dhe prokurorisë, ku fokusi është te riekspertimi për caktimin e drejtimit të qitjes në vrasjen e bërë ndaj Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës si dhe për plagosjen e disa personave të tjerë. Po ashtu mësohet se por kryhet riekspertimi edhe i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. Ndërkohë mësohet se është bërë edhe një herë këqyrja dhe riekspertimi i pamjeve filmike në vendet ku u kryen vrasjet dhe personat që mbetën të lënduar. Pra, nisur nga këto zhvillime, nuk përjashtohet mundësia që të ketë zhvillime sa i takon çështjes së “21 janarit”.

Nika: PS të mbajë fjalën për ndëshkimin e Berishës

Por teksa nga Policia dhe Prokuroria nuk ka asnjë detaj se çfarë po ndodh në prapaskenë sa i takon rihapjes së dosjes së “21 Janarit”, familjarët e viktimave, vijojnë të jenë të zhgënjyer nga autoritet shtetërore, për shkak se nuk po gjejnë drejtësinë e munguar.

Njëri prej tyre është Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, i bëri dje thirrje qeverisë “Rama” të mbajë fjalën dhe të ndëshkojë ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij, është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e “21 janarit”. “Përgjegjësi politik për tragjedinë e “21 Janarit” është ish-kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e kohës.

Është skandal dhe e patolerueshme që në mes të Bulevardit dhe kryeqytetit të një vendi anëtarë të NATO dhe që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian që të vriten 4 protestuese të pafajshëm, sikundër ndodhi në 21 janarin e vitit 2011. Nga ana tjetër ne si familjarë jemi të zhgënjyer edhe me qeverinë socialiste, e cila erdhi me premtimin e madh që do të bëjë sa mundet dhe do të zbardhë çështjen e “21 Janarit”, por deri tani këto premtime kanë mbetur vetëm në letër.

Qeveria socialiste e ka detyrim moral pikësëpari që të zbardhë “21 janarin”. Kështu që mesazhi jonë për të gjithë institucionet është që duam drejtësi për “21 janarin”, deklaroi ai. Më tej Mark Nika theksoi se “21 Janari” është një prej ngjarjeve më të rënda dhe sipas tij, është e turpshme që ende nuk është vënë drejtësi për nipin e tij. “21 Janari” është një nga ngjarjet më të rënda dhe nesër që mbushen 11 vite, ne nuk po shohim drejtësi.

Unë si xhaxhai i Aleksit të ndjerë që mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011, jam shumë i indinjuar që po kalojnë kaq shumë vite dhe nuk po bëhet drejtësi”, nënvizoi Nika.