osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Histori e vërtet nga kryeprokurori i New Jorkut: Si i luftova 5 familjet më të njohura mafioze të SHBA-së

Histori e vërtet nga kryeprokurori i New Jorkut: Si i luftova 5 familjet më të njohura mafioze të SHBA-së

Rudi Xhuliani përveç postin të kryebashkiakut në Nju Jork ka mbajtur dhe postin e Prokurorit dhe ka qenë pikërisht ai që ka luftuar krimin dhe mafian në atë shtet.

Pikërisht këshilla prej na duhen për shkak se vendi ynë së fundi është kthyer në një fole krimi e ku mafia bën ç’të mundet.

Xhuljani gjatë intervistës së tij në emisionin Opinion ka treguar rreziqet e punës së tij si prokuror, vrasjen e drejtuesve të familjeve mafioze dhe luftën ndaj tyre.

Pjesë nga intervista:

Ju jeni shumë i njohur për luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut, gjatë viteve ’85, ’86, kur ishit prokuror. Ata ishin mafiozë shumë të njohur. Për ta ka shumë libra, shumë filma. Ishte e vështirë të luftoje pesë familjet mafioze të Nju Jorkut?

Ishte. Ishte e vështirë por pata shumë ndihmë. 5 familjet, ishin Xhenoveze, Kolombo, Lukeze, Gambino dhe Bonano. Ato janë pesë familjet.

Cila ishte më e rrezikshmja?

Më e famshmja…

Gambino?

Po. Gambinot kishin në krye Pol Kastelanon.

Në atë kohë ishte Pol Kastelano në krye? Jo Karlo Gambino?

Karloja vdiq.

Po, ai kishte vdekur. Në ’75 apo ’74, nuk jam i sigurt.

Dhe Kastelano ishte pasardhësi i tij i menjëhershëm. Dhe pati një luftë të madhe.

Si ishte Pol Kastelano? Ishte ndryshe nga Karlo Gambino dhe shumë ndryshe nga Xhon Goti?

Po, Goti e kundërshtoi Kastelon si kryetar të familjes. Goti ishte më shumë një vrasës.

Ky njeri, Xhon Goti, donte t’ju vriste në ’86. Ai vendosi t’ju vrasë. Dhe ishte vrasësi më i njohur i botës. Keni pasur frikë për jetën tuaj?

Nuk e lejova veten të kem frikë.

Kishit informacion se ky njeri donte t’ju vriste?

Sigurisht. Unë kisha mbrojtje. Kur kisha nevojë. Unë kam mbrojtje edhe sot. Ka vende në të cilat nuk mund të shkoj.

Ai ishte një njeri shumë i rrezikshëm.

Ai ishte një njeri i rrezikshëm sepse ai e shijonte atë që bënte. Le ta krahasojmë me Kastelanon. Atij i pëlqente të vriste. Kur ai vrau Kastelanon, ai ishte në anën tjetër të rrugës.

Në anën tjetër të rrugës?

Dy njerëzit që ai punësoi nuk ishin mjaftueshëm të zotë. Ai ishte aty me numrin dy të tij i cili më pas iu kthye kundër. Dhe ai donte të sigurohej që ekzekutimi do shkonte mirë. Me siguri ai do e bënte vetë nëse ata nuk do e kishin bërë mirë. Mendo sa e rrezikshme është kjo. Ai mund të kapej. U deshën vite për ta kapur por më në fund ai u dënua.

Po, ai vdiq në burg.

Po, vdiq në burg.

Në vitin 2000 më duket. Por nuk jam i sigurtë për vitin.

Po, atë e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj gjatë periudhës së mafias?

Nuk ishin gjyqet. Në kohën e gjyqeve i kishim mbledhur të gjitha provat. Dy gjëra të vështira. E para ishte të hynim dhe të vendosnim përgjuesit. Sepse duhej të futeshim në shtëpitë e tyre, duhej të mos viheshim re. Po të vinin re vetëm një, do e dinin për të gjitha. FBI-ja u tregua shumë e zonja në këtë pjesë. Nuk u zbuluam kurrë. Ishim në shtëpinë e Kastelanos.

Në Shtëpinë e Bardhë sic quhej?

Në Shtëpinë e Bardhë. Ishim në librarinë e tij. Ishim në shtëpinë e Toni Salarnos, i cili ishte kreu i familjes së dytë më të madhe. Zbuluam klubin e tij social për gati një vit. Mendoj se gjëja më e vështirë ishte ta bënim këtë pa u vënë re. Dhe të mos kapeshim. Sepse do shkatërronim gjithçka. Gjëja e dytë ishte të siguroheshim se qeveria Amerikane dhe ajo Italiane do të bashkëpunonin.

Sepse ata kishin lidhje në Itali?

Zbuluam gati 27 njerëz. Shumë prej tyre ishin mafiozë italianë. Dhe kjo i ndihmoi ata të gjykonin 1000 njerëz në gjyqin e madh “Maksi” në Itali. Ta realizoje këtë ishte e vështirë, duhej përdorur shumë diplomaci.