osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historia e agresionit ushtarak grek 2 gusht ‘49-të

Historia e agresionit ushtarak grek 2 gusht ‘49-të

Mbi provokacionin e monarko – fashistëve grekë 2 gushtit 1949

Komunikatë Operative e Ministrisë së Forcave t’Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë. Data 3 Gusht 1949:

Forca Monarko-Fashiste të përbëra nga 3 bataljone të përforcuara me Artileri dhe të përkrahura nga 15 aeroplana “SPITFIRE”, më datën 2.5.1949 ora 5.00 sulmuan në befasi dhe tradhëtisht tokën tonë në sektorin e Bozhigradit piramida 54-55 me një front prej 700-800 metro gjerësi.

Mbas shtatë orë luftimesh shumë të ashpra me repartet e rojës së kufirit të Divizionit të Mbrojtjes Popullit, mundën të hyjnë në thellësi të tokës s’onë deri 300-400 metro duke marrë kuotën 1309 dhe të rrahin me artileri katundin Vidohovë. Forcat t’ona në ora 18.30 sulmojnë Monarko-fashistët që kishin hyrë në tokën tonë, i ndjekin deri në kufi dhe vendosin situatën. Nga luftimet e zhvilluara janë vrarë trimërisht:

Kapiten Memo Nexhipi nga Dukaj i Tepelenës, Aspirant Ferit Bregasi nga Vëndresha e Corovodës, ushtar Tefik Ferati nga Marjani i Oparit, ushtar Shyqëri Avdyli nga Skrapari, ushtar Ibrahim Fetahu nga Lushnja dhe ushtar Hasan Ramadani nga Shijaku. Gjithashtu janë plagosur dhe 6 ushtarë. Monarko-fashistët në këto luftime kanë patur përmbi 100 vetë të vrarë dhe të plagosur si dhe rreth 50 kafshë. (ATSH).

“Provokacionet greke në kufirin me Shqipërinë arritën kulmin e tyre më datë 2 gusht 1949, kur forcat e tyre ushtarake organizuan dhe kryen sulmin e armatosur kundër rojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritetin territorial të RPSH.

Në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05.00 filloi sulmi i fanterise greke me 3 batalione të Br.51F dhe Br.52F të D1F të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e Kastorias.

Ata sulmuan kuotat 1309 dhe 1425 që ndodheshin 100 m në thellësi të territorit shqiptar, në sektorin e postës kufitare Vidohovë-Bilisht. Sulmi i tyre u ndesh në mbrojtjen e rojeve të kufirit shqiptar, të cilat nuk ishin më shumë se një togë.

Pra, kaq ishte efektivi i postës kufitare Vidohovë, i armatosur kryesisht me pushkë e automatik si dhe me 3 mitraloz të rëndë e 4 të lehtë. Lufta vazhdoi e ashpër për 7 orë rresht. Sidomos në kuotën 1309 nuk shihej tjetër gjë, veç tym e flakë.

Forcat ushtarake greke sulmonin gjithmonë me forca më të mëdha. Aty nga dreka ato arritën të marrin kuotën 1309. “Veprime të tilla na kujtojnë metodat e nazistëve gjermanë dhe të fashistëve që krijojnë incidente në kufijtë me fqinjët e tyre me qëllim presioni e kërcënimi, për të krijuar pasiguri e armiqësi në mes të popujve ose për t`u hapur rrugë veprimeve më të gjera agresive”, shkruante, ndër të tjera në kryeartikull gazeta “Zëri i Popullit” në atë kohë.

***

Pas provokacionit të armatosur të ushtrisë greke në jug të vendit më 2 gusht 1949, Enver Hoxha kërkon takim urgjent me kryediplomatin rus në Tiranë D. Çuvahin dhe i raporton situatën për t’ia përcjellë me urgjencë Moskës.

Ja si e përshkruan takimin diplomati rus:

“Enver Hoxha më njoftoi se më 2 gusht të orës 5 të mëngjesit, dy batalione të forcave monarko-fashiste greke u futën me forcë në territorin shqiptar, në Vidohovë (juglindje të Korçës). Kufitarët shqiptarë u bënë monarko-fashistëve rezistencë të vendosur. Si rezultat i këtij provokacioni, gjatë 11 orëve sipas të dhënave, monarko-fashistët grekë patën 100 të vrarë dhe mbi 100 vetë të plagosur.

Humbjet nga ana shqiptare, sipas të dhënave të pakontrolluara janë: një i vrarë dhe dy të plagosur. Tani për tani, mbrojtjen kundër monarko-fashistëve e bëjnë vetëm forcat e mbrojtjes së kufirit, ndërsa njësitë e rregullta të ushtrisë shqiptare nuk janë përfshirë në luftim.

Enver Hoxha mendon se qëllimi i këtij provokacioni të ri të monarko-fashistëve grekë është i vjetër, d.m.th. për të çarë përmes territorit shqiptar dhe për t’u dalë në prapavijë demokratëve grekë. Për këtë, siç vuri ai në dukje dëshmon zhvillimi i tanishëm i luftimit – grekët nuk shkojnë në thellësi të territorit shqiptar, por me luftime ata lëvizin në anën shqiptare, përgjatë kufirit shqiptaro-grek, me qëllim që, duke arritur deri te një pikë e caktuar në kufi, të kthehen në territorin grek dhe t’i godasin demokratët grekë nga prapavija.

Sipas fjalëve të Enver Hoxhës, nga ana e komandës së ushtrisë shqiptare janë marrë masa urgjente. Repartet e ushtrisë së rregullt po lëvizin drejt vendit të luftimit – si dhe u aktivizuan 3 bateri, duke përfshirë një bateri kundërajrore.”

Forcat shqiptare për të përballuar agresionin grek u vunë nën komandën e Mehmet Shehut. Ja ç’tregon një nga ushtarakët tanë që mori pjesë në ato luftime:

“Të gjithë ne ishim nën urdhrat e Mehmet Shehut dhe ai vendoste për çdo gjë, që nga vendkomanda e shtabit në Moravë. Gjatë ditës Mehmeti dilte vetë për të inspektuar forcat që kishim në vijën e parë të frontit, ndërsa mbrëmjeve na mblidhte gjithë grupin dhe na jepte udhëzimet e nevojshme.”

Bilanci

Sipas evidentimit të betejës në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në faqen 273 të Inventarit/I, mësohet se trupat greke lanë të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve në shtyp, prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë.

Është interesante të thuhet se në të gjitha dokumentet e kohës, por edhe nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët, nuk flitet për sulme nga populli grek, por nga monarko-fashistët grekë. Ja lexoni në vijim këtë pjesë nga një fjalim i Enver Hoxhës me ushtarakë të Gjirokastrës në mbarim të këtij konflikti të armatosur.

Enver Hoxha mban fjalim para ushtarakëve të Gjirokastrës

2 shtator 1949

Të dashur shokë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, Ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra në emër të qeverisë dhe të Partisë sonë për patriotizmin e lartë, që keni treguar duke mbrojtur kufitë e atdheut tonë të dashur nga sulmet e poshtra të monarko-fashistëve grekë.

Ju keni kryer detyrën tuaj dhe keni merituar mirënjohjen e popullit tonë, i cili sheh në ushtrinë e tij, mbrojtësen e lavdishme të atdheut, të fitoreve të Luftës nacional-çlirimtare, të ndërtimit të socializmit në vendin tonë dhe të paqes.

…Armiqtë e vendit tonë sot po bëjnë plot zhurmë, përhapin shpifje dhe gënjeshtra, po bëjnë shantazhe që të na frikësojnë. Ata duhet të dinë se nuk mund t’u arrijnë dot qëllimeve të tyre. Imperialistët kanë vënë në lëvizje të gjithë agjentët e tyre për të krijuar një psikozë lufte ndaj vendit tonë.

Agjentët trockistë të Beogradit me Titon në krye, monarko-fashistët grekë, kuislingët dhe kriminelët e luftës të popullit shqiptar, që gjenden në arrati, neofashistët italianë, papa dhe Vatikani, të gjithë kanë hyrë në valle për të kërcënuar Shqipërinë. Imperialistët amerikanë dhe anglezë, që mbajnë në prehrin e tyre kriminelët e luftës me damkë të popullit shqiptar siç janë Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Abaz Ermenji, Ali Këlcyra etj. të gjithë kuislingët, fashistë, bashkëpunëtorë dhe agjentë të okupatorit fashist italian, të nazistëve gjermanë, të fashistëve të Metaksait dhe tani në shërbim të imperializmit amerikan dhe anglez, i kanë grumbulluar këta në një komitet, që mund ta quajmë komiteti i banditëve.

Populli shqiptar i ka çdo ditë më të qarta qëllimet e imperialistëve amerikanë dhe anglezë kundër vendit tonë si dhe ç’përfaqësojnë në gojën e imperialistëve fjalët “liri e demokraci”… Populli shqiptar i njeh mirë këta tradhtarë dhe kuislingë, që luftuan krah për krah me okupatorët për të shtypur popullin tonë. Këta kuislingë e tradhtarë gjetën padronë të rinj, që kanë në plan të përsëritin veprën e Hitlerit.

Por ky komitet tradhtarësh do të ketë fatin e tradhtarëve. Komiteti i tradhtarëve ka në program të bëjë zhurmë dhe të bashkojë zërin e tij me çakejtë e Beogradit dhe të Athinës kundër vendit tonë dhe pushtetit popullor. Imperialistët i kanë vënë për detyrë këtij komiteti që, me zhurmën e tij, t’u japë pak kurajë reaksionarëve të brendshëm të vendit tonë.

(Marrë me shkurtime nga “Zëri i Popullit”, 4 shtator 1949)