osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historia e “Cenit të Shijakut”, mjekut shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë

Historia e “Cenit të Shijakut”, mjekut shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës.

“Ceni i Tiranës”, mjeku Pëllumb Bulku ai që trashëgoi zanatin e babait të tij (Cenit të Shijakut) ishte i ftuar disa kohë më parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, nga ku tregoi më tepër për humanizmin e të atit.

“Babai im e filloi punën që në moshën 14-vjeçare me bagëti.

Arriti ta perfeksionojë mirë profesionin në 2-3 vitet e para dhe menjëherë u hodh në shërbim të njerëzve.

Këtë dhunti që e mori prej Zotit ai e përdori me sukses tek njerëzit, por me plagë nuk punoi asnjëherë.

Shumë shpejt ai u bë i njohur në gjithë Shqipërinë.

Ai mori emër sepse iu përkushtua me humanizëm kësaj pune.

Ai punonte vetëm me fasho dhe karton, pa krijuar komplikacione.

Klinikën e parë babai im e ndërtoi në shtëpi, ne kishim një dhomë në shtëpi që prisnim pacientët.

Numri i pacientëve ka arritur deri në 120 në ditë.

Zanatin e tij nisa ta mësoj herët.

Në moshën 14 vjeç e kam nisur edhe unë, po ashtu edhe vajza ime e ka nisur 14 vjeç.

Unë isha ndihmës i babait dhe kisha punuar shumë me të.

Më vinin shumë nxënës, në fillim për gjëra të vogla, por më vonë u perfeksionova edhe unë.

Babai e kishte ëndërr që unë të vazhdoja shkollën për mjekësi dhe ashtu ndodhi, pasi mbarova të mesmen më çuan për mjekësi.

Ai ishte njeri i betuar se nuk do të merrte shpërblime me lekë apo materiale, mjaftohej vetëm me fjalën faleminderit.

Në duart e tij kanë kaluar mbi 700.000 pacientë.

Në 60 vjet të punës së tij shtëpija jonë ka qenë gjithnjë e hapur.

Tek babai im ka patur edhe pacientë të huaj.

Pas vitit 90 iu dha “Titulli qytetar nderi” dhe më pas “Nderi i qytetit të Durrësit””, rrëfeu Pëllumb Bulku.