osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historia e rrallë e të dënuarit me vdekje që kërkohej në gjithë Shqipërinë dhe fshihej në shtëpinë e zv.kryeministrit të Hoxhës

Historia e rrallë e të dënuarit me vdekje që kërkohej në gjithë Shqipërinë dhe fshihej në shtëpinë e zv.kryeministrit të Hoxhës

Shpërndaje

Marrëdhëniet njerëzore shpesh janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada, por dhe detyrimeve strikte familjare.

“DITA” ofron sot nga arkiva e saj historinë e rrallë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes dy “armiqve”, të dy në kampe të ndryshme, në dukje të papajtueshme njëra me tjetrën.

Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës.
– Publicitet –

Ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë e madhe bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë. Mirëpo për çudi ai pranoi të drejtonte për 6 muaj qeverinë kuislinge që ngritën gjermanët kur pushtuan Shqipërinë.

Familja e tij, për katër shekuj me radhë kishte patur një karrierë të fuqishme në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane.

Ai ishte i biri i Aqif Pashë Elbasanit.

Pas çlirimit të vendit Ibrahim Biçaku u shpall kolaboracionist i nazizmit, si të gjithë ata që kishin bashkëpunuar me gjermanët në vendet e tjerë të Europës.

Por ndryshe nga shumë të tjerë, ai refuzoi të ikte nga Shqipëria dhe për disa javë u strehua as më shumë e as më pak por nga vetë zv.kryeministri i qeverisë së porsaformuar komuniste, Myslym Peza.

Ky fakt është i njohur ndër anëtarët e familjeve Peza dhe Biçaku por për shumë vite sekreti është ruajtur me fanatizëm.
I.Biçaku

Familja e Myslym Pezës kishte lidhje të hershme me familjen Biçaku. Babai i Ibrahimit, Aqif Bej Elbasani, ishte një mik i Shyqyri Pezës, vëllait të madh të Myslym Pezës.

Shyqyri Peza nuk përshkruhet si një njeri me pikëpamje komuniste. Ai kishte një shoqëri të vjetër me Qazim Mulletin dhe me Irfan Bej Ohrin, nipin e Aqif Bej Biçakut, i cili u arratis pas çlirimit.

E ndërsa kishte lidhje të tilla, nga ana tjetër, e bija e Shyqyri Pezës, Myrveti, ishte e fejuara e Kajo Karafilit, atentatorit të famshëm komunist.

Një tjetër nip i Aqif Bej Elbasanit dhe kushëri i kryeministrit Ibrahim Biçaku ishte Esat Dishnica, i cili sikurse dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës në kohë lufte.

Dukej qartë se e gjithë marrëdhënia e këtyre njerëzve ishte një “lëmsh’ i ngatërruar mes miqësive të vjetra dhe angazhimit në kohë lufte.

Si pasojë e këtyre lidhjeve, Ibrahimi kur ishte kryeministër, shmangu arrestimin dhe vrasjen e Myslym Pezës. Ai gjithashtu u dha komunistëve informacionin se emri i Enver Hoxhës ishte në listat gjermane për t’u arrestuar dhe eleminuar.

Kur komunistët nisën gradualisht kontrollin mbi territorin e vendit, shumica e bashkëpunëtorëve kryesorë të qeverisë kuislinge u larguan nga Shqipëria. Ibrahim Biçaku nuk ndërmori një hap të tillë, i bindur se komunistët, do e mbanin parasysh qëndrimin e tij dashamirës gjatë luftës.

Ai u strehua pikërisht në shtëpinë e familjes së madhe Peza ku qëndroi i fshehur megjithëse për të u lëshua urdhër arresti.
M.Peza

Mësohet se Myslym Peza është thirrur asokohe në të paktën dy takime nga Enver Hoxha. Ky i fundit i shprehu shqetësimin e madh dhe e njohu me një raport konfidencial ku thuhej se i shumë-kërkuari Ibrahim Biçaku ndodhej brenda shtëpisë së Myslym Pezës.

Myslymi, asokohe zv.kryeministër, i thotë Hoxhës se “edhe disa detyrime i kishin ndaj Ibrahim Biçakut”.

Hoxha i është përgjigjur Pezës se “edhe detyrimet do respektoheshin por edhe ligji do zbatohej”.

Ishin fjalë të thëna nga një lider i ri komunist që nuk kurseu të çonte para pushkatimit as kunatin e vet, Bahri Omarin.

U vendos që fshehja në bodrum e Ibrahim bej Biçakut të merrte fund me një “vetëdorëzim të koordinuar”.

Ibrahim bej Biçaku

_upscale

Myslym Peza

Ish-kryeministri kuisling doli para gjyqit dhe fillimisht u dënua me vdekje.

Më pas gjykata e zbuti dënimin me 18 vite burg. Pas burgut ai shkoi të jetonte në Elbasan ku kreu punë të rëndomta si pastrues apo varrmihës, derisa vdiq. /Dita