osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Humbje e pamerituar Tirana-Crvena Zvezda! Serbët nuk shkuan asnjëherë në portë, por i nxjerrin nga Championsi bardheblutë

Humbje e pamerituar Tirana-Crvena Zvezda! Serbët nuk shkuan asnjëherë në portë, por i nxjerrin nga Championsi bardheblutë

Crvena Zvezda mposhti minimalisht 1-0 Tiranën në “Air Albania” dhe kualifikohet për në turin e tretë të Champions League. Përfundon në turin e dytë aventura në Champions League e kampiones së Shqipërisë.

Por Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.

Në pjesën e dytë Ernest Muçi i Tiranës për fat të keq goditi shtyllën dhe më pas menjëherë skuadra e Egbo u ndëshkua nga serbët. Ekipi i Stankovic realizoi me Tomane në minutën e 61-të pas një goditje këndi. Tirana provoi të barazonte dhe rastet i pati por nuk finalizoi dot.

Zvezda vijon më tej në Champions ndërsa Tirana mbetet në Europë por aventurën tashmë duhet ta vijojë në turin e tretë të Europa League. Gjithsesi kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje shumë të mirë por fati i keq i ndëshkoi./ Përgatiti Andi Kapxhiu