osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Humor nga Monika Kryemadhi për telefonin e sekuestruar nga SPAK që ua kërkoi tre gjykatave t’ ia kthenin: Kam vetëm biseda me Ramën dhe thashetheme për Fevziun!

Humor nga Monika Kryemadhi për telefonin e sekuestruar nga SPAK që ua kërkoi tre gjykatave t’ ia kthenin:  Kam vetëm biseda me Ramën dhe thashetheme për Fevziun!

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen ndaj saj.

Kryemadhi e ka kërkuar në GJKKO kthimin e këtij celulari, por ende nuk e ka marrë.

Kryemadhi tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në dhe ka komunikime me Kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?

Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.

Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?

Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.

Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?

Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.

Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?

Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.

Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?

Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.

Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…

Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.