osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

I dënuar me burgim të përjetshëm: Gjykata e Apelit Durrës projekton lirimin e Viktor Ymerit, dajës së Edison Harizajt!

I dënuar me burgim të përjetshëm: Gjykata e Apelit Durrës projekton lirimin e Viktor Ymerit, dajës së Edison Harizajt!

Gjykata e Apelit Durrës, është përfshirë në një skandal të radhës, pasi në 31 tetor 2018, nëpërmjet një vendimi penal, ku gjyqtarët janë ndarë 2 pro dhe një kundër, ka projektuar lirimin e Viktor Ymerit (Tori) nga Vlora.

Gjykata e Apelit ka vendosur t’i rrëzojë Viktor Ymerit dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim. Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Një burim pranë gjykatës së Apelit Durrës i tha “Shqiptarja.com” se Ymerit nuk i ka mbetur më shume se 8 muaj apo 1 vit qëndrimi në qeli. Ky skandal është referuar deri në zyrën e Prokurores së përkohshme të Përgjithshme Arta Marku, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Edison Ymeri dhe Gazmend Braka (Gaxhai)
Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur ti rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Një burim pranë gjykatës së Apelit Durrës i tha “Shqiptarja.com” se Viktor Ymerit nuk i ka mbetur më shumë se 8 muaj apo 1 vit qëndrimi në qeli. Por sipas këtij burimi, kjo masë dënimi e mbetur, mund edhe të shuhet më parë nga gjykata, nëse Ymeri i drejtohet gjykatës me një kërkesë për lirim me kusht, taktikë juridike kjo që përdori pak vite më parë dhe Lulzim Berisha, për të dalë nga qelia, i cili tashmë i ka larë hesapet njerë e mirë me dënimin e tij prej 25 vite të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Si u ndanë gjyqtarët për dënimin e Ymerit

Çështja penale që flet për Viktor Ymerit, është një dosje e rigjykuar, pasi në muajin Tetor 2015 Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë dënimin me burg përjetë për Ymerin dhe të rikthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Kjo e fundit pas dy vite gjyq në 23 qershor 2017 ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Viktor Ymerin si bashkëautor së bashku me Gaxhain të vrasjës së Pajës dhe Xhungës.

Por ndryshe nga Gazmend Braka (Gaxhai) që për këtë krim u dënua me burgim të përjetshëm, Viktor Ymeri mundi të rikthejë çështjen për rigjykim. Mirëpo me vendimin e datës 23 qershor 2017 që deklaronte fajtor dhe dënonte me burgim të përjetshëm Ymerin, ai nuk është pajtuar. Duke mos qënë dakort i arrestuari Ymeri, ka apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Durrës, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit pafajësi, pasi ngrinte pretendimin se njollat e gjakut të fiksuara në një palë pantallona bluxhins, nuk i përkisnin atij dhe sipas tij kjo vërtetohej me anën e një analize AND-je.

Për më tepër nëpërmjet avokatëve të tij Ymeri, argumentonte në apelim se s’mund të dënohet me burgim përjetë, kur vetë prokuroria e shkallës së parë kishte kërkuar në pretencën e saj një dënim prej 25 vite burgim. Treshja e gjyqtarëve që ka gjykuar çështjen e Ymerit janë zgjedhur Arjan Balliu, Anita Mici dhe Valbon Çekrezi, ku ndryshe nga dy gjyqtarët e parë që kanë vendosur të rrëzojnë dënimin me burg përjetë të Ymerit, gjyqtari Çekrezi ka dalë në pakicë, duke argumentuar se Ymeri duhet të dënohej me burgim të përjetshëm dhe jo me 25 vite burgim, siç kanë vendosur dy kolegët e tij Anita Mici dhe Arjan Balliu.

Në vendimit e tij të pakicës gjyqtari Çekrezi thotë se: “…kam mendimin që në rastin konkret, në përfundim të gjykimit rishikues që nuk ka dhënë asnjë rezultat të ndryshëm të fajësisë nga vendimi i cili është rishikuar, nuk ka vend zbatimi i nenit 3/3 i Kodit Penal në funksion të cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprat penale të “Vrasjes me paramendim…”.

Me tej gjyqtari që ka dalë në pakicë argumenton se: “…duke u ndodhur para një gjykimi të inicuar mbi kërkesën për rishikim, vendimi që është rishikuar mbas pranimit të kërkesës për rishikim, ka vazhduar të jetë në fuqi për të dënuarin, shkak për të cilin kërkuesi ruan pozitën e të dënuarit dhe nuk rimerr cilësinë e të pandehurit…”.

Nisur sa më lart ky gjyqtar ka qënë i mendimit të Viktor Ymeri duhet të vijonte të qëndrote në masën e dënimit me burg përjetë dhe jo me 25 vite burgim. Por ndryshe nga sa argumentin gjyqtari Valbon Çekrezi, dy kolegët e tij të trupit gjykues Arjan Balli dhe Anita Mici kundërshtojnë mendimin e pakicës, duke argumentuar se nuk mund të dënojnë me burg përjetë Viktor Ymerin, pasi aktualisht nuk ka ligj të tillë. “…të pranosh të kundertën sot që çështja është në gjykim për të pandehurin Viktor Ymeri, do të thotë t’i japësh atij një dënim pa ligj, apo dënim që në kohën që gjykata ka çështjen para saj për gjykim, nuk parashikohet nga ligji si lloj dënimi, për të njëjtën vepër penale për të cilën Ymeri është deklaruar fajtor më parë dhe duhet deklaruar edhe aktualisht…”-thonë gjyqtarët Balliu dhe Mici.

Më tej këta dy gjyqtarë argumentojnë se:“…në këtë rast Gjykata e Apelit përjashton mundësinë e zbatimit të dënimit me burgim të përjetshëm, si një dënim që ligji nuk e parashikon për veprën penale, në kohën që aktualisht po gjykohet kjo çështje, në frymën kjo të nenit 3/3 të Kodit Penal dhe vendimit unfikikues të Gjykatës së Lartë që ka trajtuar rishikimin si institute…”.

Ankesat tek Marku edhe Etilda Gjonaj

Vendimi i 31 tetorit 2018 është ankimuar nga prokuroria e Apelit me një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe tashmë është në rradhën e madhe të dosjesve penale që presin të gjykohet nga kjo gjykatë, e cila nuk ka as gjyqtarë. Njëherësh për këtë çështje mësohet se është njoftuar kryeprokurorja Arta Marku, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këto institucione janë njoftuar që të marin masa që u lejon ligji.

Si u vranë Arben Paja e Ilir Xhunga dhe arrestimi i “killerave”

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Durrësit në datën datë 28 qershor 1999 rreth orës 18:30 viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga kanë qenë duke lëvizur me automjetin tip “Citroen”, me targë AR 839 JJ,në segmentin rrugor Spitallë-Durrës. Automjeti drejtohej nga Arben Paja dhe në vendin e pasagjerit gjendej shoku i tij Ilir Xhunga.

Në kohën që ata kanë mbërritur në vendin e quajtur dyqani i “Dylit”, matanë Drejtorisë së Policisë Durrës janë ndodhur përpara një prite të organizuar. Automjeti ku ndodheshin viktimat është goditur me një predhë antitank që ka mbetur e paplasur në pjesën e parakolpit të automjetit, poshtë targës dhe nga drejtime të ndryshme, nga e majta në të djathtë, dhe nga para e mbrapa është qëlluar me breshëri të shumta duke përdorur armë zjarri kallashnikov.

Të dy personat që ndodheshin në automjet kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta që kanë pësuar në vendin e ngjarjes, në organet jetike të tyre. Aktet e eksperimit mjeko-ligjor nr. 60 dhe 61 të datës 28 qershor 2000 përcaktojnë shkakun e vdekjes së viktimave Arben Paja dhe Ilir Xhunga, që janë plagët e shumta të pësuara në vendin e ngjarjes të shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Meqënese vendi i ngjarjes ndodhej afër Drejtorisë së Policisë Durrës, menjëherë pas të shtënave të para me armë zjarri, janë vënë në lëvizje dhe kanë shkuar strukturat e policisë, grupi i gatshëm i emërtuar “Çelik 1”, që me automjetin e tyre janë vënë në ndjekje të një autoveture, me të cilën po largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes autorët e këtyre veprave të rënda ku u vranë viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga dhe u plagosën persona të tjerë të cilët janë gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Dëmtimet e tyre kanë qenë të lehta dhe në prokurori kanë deklaruar se nuk kanë ankim.

Grupi i gatshëm “Çelik 1” ka ndjekur automjetin me të cilin po largoheshin të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri si dhe bashkëpunëtoret e tjerë të tyre, gjatë rrugës pranë shkollës së fiskulturës dhe në vazhdimësi duke mbajtur lidhje të pandërprera me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Durrës nga merreshin të gjithë informacionet e nevojshme. Për t’iu shmangur ndjekjes dhe kapjes nga punonjësit e policisë, të dënuarit Gazmend Braka e Viktor Ymeri dhe bashkëpuntorët e tjerë për të cilët prokuroria ka veçuar çështjen, në afërsi të Degës Ushtarake Durrës, kanë braktisur automjetin të tipit “Fiat Tipo”, me targë TR 2374 B (targë e falsifikuar) dhe janë larguar në drejtime të ndryshme.

Në automjet ata kanë lënë një pjesë të armatimit që kishin me vehte në vendin e ngjarjes dhe që kanë përdor për të realizuar vrasjet e shtetasve Arben Paja e Ilir Xhunga.

Të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri janë futur në pallatin nr.930, që ndodhet pranë Degës Ushtarake Durrës, në katin e pestë të këtij pallati me shqetësim u kanë kërkuar dëshmitarëve K.A. e M.A. të futen brenda duke u thënë që “…jemi në besën tuaj…”.

Të dënuarit kanë qenë të armatosur me pistoleta, por nuk kanë kryer veprime të paligjshme ndaj pjesëtarëve të familjes A.. Ndërkohë vendi është rrethuar nga forca të shumta policie, hyrjet e pallatit janë kontrolluar nga grupi tjetër i gatshëm i policisë i emërtuar “Çelik 2” që kanë shkallmuar derën e jashtme të hyrjes së dëshmitarit K.A. dhe kanë kapur në flagrancë të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri, të cilët i janë bindur organit të policisë.

Në momentin e kapjes u janë gjetur secilit nga një pistoletë tip “TT” të cilat në bazë të akt ekspertimit balistik kanë qenë të rregullta teknikisht. Të dy të dënuarit janë shoqëruar në polici dhe pasi është bërë identifikimi i tyre, ata janë arrestuar./Elton Qyno/ Shqiptarja.com