osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

I lutem me gjithë shpirt Perëndisë, që z. Boletini të ketë nxjerrë kujin me Lulashin!

I lutem me gjithë shpirt Perëndisë, që z. Boletini të ketë nxjerrë kujin me Lulashin!

Nga Akil Ylli

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë… që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti, ishallah sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!

Lulzim Basha: Ky është bekim! Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!….

E dija qe Lulashi kish shkuar per vizite ne Kosove, por ajo qe s’dija, ishte, qe ai kishte vizituar kullen e Shqiptarit te Madh, Tribunit te Lirise, Isa Boletinit, dhe me pasardhesit e Tij, kishte bere dhe bashkbisedimin e mesiperm.

Kur e lexova mbreme, fillimisht nuk me besohej. A ka se si? Mos ka dashte me u talle kush? Pathosi qe permban dialogu, me risolli ne kujtime, kuvendimet e Enverit neper malsi, gju me gju me popullin. Pamvaresisht se tekstet mund te jene te ndryshem, estencioni i patetizmit, e tejkalon si bemolin.

Shpejt e shpejt nisa te shfletoj internetin, me shpresen se nuk do te gjeja ndonje lajm te ngjashem. Ne kete menyre qetsoja shpirtin, qe kjo mesele, duhet te jete patjeter fake news. Nuk me vinte keq per Lulashin, sepse ai aq mend ka, dhe as per ata rrotull, por ndjesha ne siklet, me vinte zor, kur me kujtohej Dragoi i Liris.

Po jo a te keqen, gjithçka ishte e vertet! Kete lajm e kishin persjelle dhe portale te tjere, fjale, per fjale, dhe mu mbyllen gjitha shtigjet, nga ku mund te penetronte deshira ime, qe me thoshte, se ky lajm eshte trillim gazetaresh. Ku, kuuu, çfare marret!

Megjithate, edhe pse nuk ka me arsye te shendoshe, qe te pretendohet per pavertetsine e lajmit, prap se prap me rren mendja, qe z. Gazmend, me kete tabllo karikaturiste, ka dashur te nxjerre kujin me Lulashin. Ashtu qofte! Amen!

Ngaqe z. Gazmend, qe ne krye te dialogut thote, qe ky flamur eshte kopje e origjinalit, njeriu i gjore e ka shume te veshtire ta kuptoj, gjithe ate mallengjim e pathos folklorik te metejshem, ngjashem me personazhe groteske noliane. Qit njeni e prit tjetri broçkulla patriotike, ne kufijt e haluçinacioneve!

Z. Gazmend, i thote Lulashit, se “nje kopje te flamurit do ta trashegosh ti, ishallah, sa me shpejt Kry. i Shqiperise. Lulashit, me zor i mbahej shurra prej lezetit.

Me tej shtonte, “ta vazhdosh rrugen e rilindasve, se je i tille”. Gjithkush me dy pare mend ne kry, kete lloj afermacionit, sigurisht qe do ta merrte si shaka, dhe per nder te mikpritsit, do ta mbyllte me nje buzeqeshje mirnjohese. Por Lulashit nuk ja pret kungulli ma gjate, “ndjehet shume i prekur, shume i emocionuar”.

O ku, kuuu, moj nane, Lulashi rilindas! T’çohet mor dikush e t’ma fusin hu kres, qe te permendem! Ky z. Gazmend me duket, s’ja paska iden se kush jane Rilindasit. Do ta kete me te ndime, edhe ate keqas! Lulash tarabuku, rilindas! Ca s’ndin njiri! Edhe kyt kishim mangut, me e vu ne Altarin e Rilindesve! Bane Zot anderr!

Ndersa kur Z. Gazmend i tha, “kete do ta kesh ne zyren e ardheshne si Kryeminister”, aty Lulashi su mbajt me dot, preku qiellin e shtate. Nuk ju duk si bekim i thjeshte, prandaj ja ktheu, se “ky eshte nje bekim hyjnore”. Patjeter Lulashi ne kete çast, do t’kete kaluar ne ekstaze. I eshte dukur z. Gazmend, si shen Gabrieli!

Ma merr mendja qe keta te dy, duhen t’kene lindur me kemishe. Duhet ti falen Fatit. Fale atij, ky dialog e ka zene Bacen habitshem, o kushedi ku ka qene ato momente, se ba me e pas ndi kyt muhabet, ashte e sigurte qe ishte çu nga varri, do i kishte kapur per veshesh, dhe rakoll per shkallash, do ti kishte nxjerre jashte me shqelma. Ma mire per ju Bac!

Si do t’jete kjo pune se!? Me kujtohet, qe nje kopje te atij flamurit, pasardhesit e Baces Isa, ja paten dhuruar ne 2012 edhe Qoftelargut. Mirpo ai ndryshe nga Lulashi,(at’here Shpirtligsia hala nuk kishte arritur ta matufepste komplet), nuk manifestoj ndonje ngazellim te veçante, por e mori me sportivitet, duke deklaruar, se ai flamur, ishte vetem nje kopje.

A thu valle, keta pasardhesit do t’kene lidh kerthizen me Shqupin!? Buuu, gjithçka ban vaki! Me dasht me e mmarr vedin me t’mire, duket si e pabesueshme!

Mbas mbylljes se siparit, te ketij palaçolleku patriotik, s’kishte si te mungonte firma e Lulashit. Por ndryshe nga maestroja i tij politik, kete vlersim e mori me se seriozisht, si nje profeci e orakujve te Delfit, dhe me shpejtesi nxitoj te perhapte sihariqin e madh, ne rrjetet sociale.

Ndermjet pallavrave te tjera, shkruante: Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ooo Lulash, Lulash bree, merr mor vesht, o karabush! Nuk asht mor flamuri origjinal 108 vjeçar, i Baces se Shqiptaris, po ashte kooo-pjeee! A se ndive ça tha z. Gazmend à? O t’pjersha vesh Lulash!

Tashti edhe per sa kohe, per hater te Baces Madheshtor, do te vazhdoj ti drejtohem z. Gazmend me peremrin “zoti”, kete nuk e di. Por di ate, qe po pati dhe nje here te trete, qe z. Gazmend na e ben kete hata, duke i dhuruar kopje te flamurit ndonje lideri te Shqupit, apo kujdo tjeter, shoqeruar me frazologjin analoge, nuk me mbetet gje tjeter, veç ti jap liçenc vetes, dhe ta quaj Gazepmend!

Megjithse, ndoshta me kot perpiqem ti ruaj nderin Kreshnikut tone. Siç po rrjedhin ngjarjet, qe vete Ai deri me tani ka heshtur, s’do ishte aspak e habitshme, qe ketyre pasardhesve te Tij, ti kete rene hasha ka here. Durim Bace! Asnji ashkel si hiqet Burrnis Tande, n’jete, t’jetve!