Monika Kryemadhi ka treguar bisedën që ka bërë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, pasi në media u publikua një foto e saj në një resort luksoz në Jug të vendit.
Kryemadhi tha se foto ka dalë nga personat që kanë qenë në atë resort, për të dhënë një mesazh në formë influence.
Kryemadhi tha se këtë ia ka thënë ambasadores Kim, duke i sugjeruar që të mos shqetësohet për fotot që dalin “lart e poshtë”.
“Fotografia e zonjës ambasadore në resortin e Jugut, kam bindjen që është shpërndarë nga vetë njerëzit atje për të treguar një lloj influence dhe për të dhënë një mesazh lart. Ja kam thënë unë zonjës Kim, mos u shqetëso shumë për fotot që të dalin poshtë e përpjetë se kështu e kemi ne këtu, ama shiko kush ta ka nxjerrë foton. Për mendimin tim ta kanë nxjerrë ata që ishin aty,” deklaroi Kryemadhi.