osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Idajet Beqiri: Ilir Metën e pret fund tragjik, nuk do t’i gëzojë dot paratë e korrupsionit, po vuan shumë v.dekjen e Millosheviçit dhe plakjen e Berishës

Idajet Beqiri: Ilir Metën e pret fund tragjik, nuk do t’i gëzojë dot paratë e korrupsionit, po vuan shumë v.dekjen e Millosheviçit dhe plakjen e Berishës

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët deri në vitet 2013 vuajtën si askush popull dhe vend i Lindjes në Europë “tranzicionin” kriminal të pambarimtë, kjo ishte rrjedhojë e zbatimit me fanatizëm të një skenari ogurzi qysh me mënyrën dhe mjetet e rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri dhe deri te strategjitë e mirëmenduara hakmarrëse kundër çdo vlere dhe gjëje pozitive që kishin kultivuar ndër shekuj Shqipëria dhe shqiptarët.

Nuk ishte e rastësishme zgjedhja e Sali Berishës si drejtuesi i opozitës në vitet 1990. Fatet e Shqipërisë pas viteve 1990 ishin në duart e armiqve më të betuar të kombit shqiptar, ishin në duart e Serbisë dhe të UDB-së së Millosheviçit, dhe ata morën plotësisht në duar “tranzicionin demokratik” në Shqipëri përmes një kolaboracionisti si Sali Berisha, të cilin e kishin rekrutuar si spiun të tyre qysh në rininë e hershme kur në Shqipëri sundonte regjimi komunist.

Sali Berisha nuk mund të sundonte dot dhe nuk mund ta bënte i vetëm atë katrahurë tragjikomike në Shqipëri, me pasoja katastrofale dhe plagë të pashërueshme për sot dhe për të ardhmen e vendit, pa patur ekipin e tij, spiunët e tij, brenda PD po e po, por edhe në parti të tjera, posaçërisht në PS, me të cilën do të bënin “rrotacionin” në çdo 8 vjet, sipas marrëveshjes së miratuar fillimisht në Beograd, e pastaj në Saint Egidio të Italisë në vitin 1991. Ilir Meta përfaqëson spiunin e parë të Berishës të dërguar në vitin 1991 në ish-Partinë e Punës së Shqipërisë, e cila në majin e vitit 1991 u shpërbë dhe u formua Partia Socialiste.

Ilir Meta erdhi në PS si misionar i Berishës, vazhdues i veprës së tij në raport me serbo-sllavët gjatë dhe post Berishës. Nga një njeri pa asnjë vlerë njerëzore, kulturore apo vogabolare, pa asnjë të kaluar familjare, pa asnjë meritë, u katapultua prej Berishës deri sa si punë e parë që ju regjistrua në librezën e punës, ishte deputet dhe kryeministër!

Meqenëse në PS pati shumë zëra për të qënurit e Ilir Metës spiun i Sali Berishës brenda kësaj force të madhe politike, në vitin 1992, për të larguar dyshimin, Berisha kërkoi heqjen e imunitetit të Ilir Metës, sikurse më vonë, në vitin 1999, Ilir Meta kryeministër i vendosur nga Berisha, me votat e PS, “urdhëroi” ndalimin e Sali Berishës për pak çaste. Falë zgjuarsisë së një pjese të shëndetshme të udhëheqjes së Partisë Socialiste, Ilir Meta u pengua të merrte drejtimin e kësaj partie, megjithëse nga 20 milionët e dollarëve të investuara nga Millosheviçi për mbajtjen e Shqipërisë nën komandën e tij pas vitit 1992, një pjesë e mirë e tyre shkoi për të promovuar dhe mbajtur në këmbë Ilir Metën dhe bandën e tij.

Krijimi prej Ilir Metës i LSI me ndihmën e miliona dollarëve të përfituara prej tij nga shfrytëzimi dhe korrupsioni i postit të kryeministrit dhe të posteve të tjera të mësipërm, si dhe me ndihmën e Sali Berishës, ishte mekanizmi i duhur për të realizuar mbajtjen e Shqipërisë nën kthetrat e destabilitetit dhe të korrupsionit, aq të dëshiruar prej armiqve serbo-sllavë të vendit tonë.

Me vjedhjen e arit të Shqipërisë në tunelet e Kërrabës, me paratë e korrupsionit dhe me ndihmat e pakursyera në dollarë të agjenturës serbe, Ilir Meta, me ndihmën e pakursyer të Sali Berishës, i bënë mirë llogaritë për të blerë aq vota nga votuesit shqiptarë, sa LSI e Metës të impononte një regjim të korruptuar në Shqipëri, duke u vjedhur haptazi shqiptarëve 20 përqind të valutës së vendit, e cila i ka kaluar Ilir Metës dhe bandës së tij në LSI për 8 vjet pa ndërprerje.

Ilir Meta përmes këtij korrupsioni dhe vjedhje të hapura i vodhi PS dhe shqiptarëve, krahas 40 për qind të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të shtetit, duke ua dhënë ato banditëve të saj që dinin veç të vidhnin financat dhe pasuritë e tjera të shqiptarëve edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës, e për fatkeqësinë më të madhe kombëtare edhe postin e Presidentit të Republikës!

Pas promovimit të reformës në drejtësi dhe pasi Edi Rama, i detyruar nga SHBA dhe BE, mori ultimatumin “të lëshonte” Ilir Metën, sepse është jo vetëm koka e krimit me pushtet në vend, jo vetëm që është shëmbëlltyra më negative frenuese e besimit të shqiptarëve te demokracia dhe te drejtësia, aq më shumë që e kanë kapur me bllok në dorë shumë herë këtë shëmbëlltyrë të së keqes, i bindur se “laku” i është hedhur në qafë dhe e pret ndëshkimi penal dhe politik pa kthim mbrapa, por çështje kohe, e ka humbur plotësisht toruan. Tashmë Ilir Meta ka dalë te vetvetja. Ka dalë te vetvetja sepse nuk ka më mbështetje.

Millosheviçi ka vdekur. Sali Berisha është kthyer në një kufomë e vdekur, por ende e pa kallur në dhe! LSI ka vdekur sepse ju mbyllën rubinetet e floririt, të vjedhjeve dhe të korrupsionit, pasi u hodhën tej “tepsisë”! Në këto kushte, Ilir Meta herë bëhet si një “antikapat” me gen, duke bërë gjeste që nuk i kanë hije as një njeriu të rëndomtë, jo më një Presidenti Republike, herë bënë “të fortin” dhe “të diturin”, në një kohë që e ka humbur masivisht besimin e shqiptarëve, të cilët e konsiderojnë atë si një mbeturinë e pështirë abuziviste që duhet qëruar një orë e më parë!

Ai e ka humbur aq keq fillin, sa nëse lihet ende pa e çuar në bankën e të akuzuarit si pushtetari më i korruptuar i gjithë kontinentit europian, mund ta bëjë postin e kreut të shtetit më qesharakun në sytë e gjithë botës, duke e treguar Shqipërinë me gisht si vendin më të papërgjegjshëm të botës, pse promovoi dhe mbajti një president të tillë sharlatan republike! Tashmë Ilir Meta e ka të qartë fundin tragjik të tij.

Shqiptarët presin me padurim ndëshkimin e tij. Rinovimi i energjive kombëtare, i potencialeve njerëzore në të mirë të vendit, frenimi i hemorragjisë së emigrimit të trurit të kombit dhe të rinisë shqiptare, rikthimi i tyre në atdhe, kërkon besueshmëri dhe shikim me sytë e tyre sesi drejtësia në këtë vend po bëhet dhe kryekokat e krimit po i pret! SHBA dhe BE, kumbarët dhe zbatuesit “de facto” të reformës në drejtësi në Shqipëri e dinë shumë mirë se çfarë përfaqëson Ilir Meta në regresin e këtij vendi.

SHBA dhe BE janë të detyruar, ashtu si edhe vetë Edi Rama me mazhorancën e tij, që të çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga pseudoudhëheqës të tillë, frenues deri në ekstrem të progresit të vendit dhe popullit, tashmë pjesë shumë pranë e BE. Kjo është arsyeja e vetme e vërtetë që Ilir Meta ka dalë komplet nga “shinat” dhe po bën “trimin” dhe “politikanin e madh”, në një kohë që as sorrat e zeza të familjes së tij politike mafioze nuk po e përfillin më.