osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Idrizi kujtohet për çështjen çame dhe proteston ndaj ministrit grek, reagojnë çamët: Po kërkon supën e radhës, ne e kemi braktisur

Idrizi kujtohet për çështjen çame dhe proteston ndaj ministrit grek, reagojnë çamët: Po kërkon supën e radhës, ne e kemi braktisur

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 duket se ka “zgjuar” nga gjumi letargjik kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit ka shfrytëzuar dje vizitën e kryediplomatit grek, duke u kujtuar për çështjen çame dhe protestuar kundër ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kështu edhe pse policia nuk iu dha leje për shkak se vendi është në kohë pandemie, PDIU, Shoqata “Çamëria” dhe Vetëvendosje nuk u tërhoqën, por e pritën me protesta ministrin Dendias, i cili qysh para se të mbërrinte në Ministrinë tonë të Jashtme dhe pas përfundimit të vizitës. PDIU, LVV dhe shoqata kishin paralajmëruar se do të ishte një tubim paqësor, por nuk munguan momentet e tensionit mes protestuesve dhe policisë.

Për pasojë uniformat blu njoftuan zyrtarisht se u vunë në hetim 18 persona, mes tyre tre organizatorët Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe kreu i VV, Boiken Abazi. Momenti kyç i kësaj proteste ishte kur vetë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek, Nikos Dendias.

Ai e cilësoi si një veprim emocional, por që është shumë i vogël, krahasuar me atë që ka bërë Greqia para Shqipërisë. Madje shtoi se do donte që t’i kishte rënë në kokë ministrit të Jashtëm.

Idrizi kujtohet për çështjen çame

Por i gjithë thelbi i protestës ishin akuzat që Idrizi bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po ndjek axhendën e Greqisë dhe ka harruar ligjin e luftës, çështjen e detit dhe Çamërinë. “Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu.

Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dhe e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit. Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Tragjedia e Çamërisë është ndër më të egrat. Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë daç i gjatë e daç i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët maten me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë censusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e Zogut”, deklaroi ai. Po ashtu, Idrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama se u bë Kali i Trojës i Greqisë.

“Po shoqërojnë? Atëherë hajde ta bëjmë ndryshe. Duhet t’i kujtojmë me forcë eunukëve që kemi këtu, Rama për një rezolutë për çamët, betohej për Çamërinë më shumë se ne dhe nga kalorës i çamëve, u bë Kali i Trojës së Greqisë, duke shitur detin dhe çështjen çame”, nënvizoi Idrizi.

Reagojnë çamët: Idrizi, po kërkon supën e radhës

Por shfrytëzimi i vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, për të treguar se ai protagonizmi i shtuar i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, duke treguar se ai po mbron me forcë kauzën dhe çështjen çame, nuk është mirëpritur nga komuniteti çam.

Ka qenë përfaqësuesi i Partisë Aleanca Popullore, Erion Softa, i cili njihet si një nga mbështetësit më të fortë të çështjes çame, ndërsa ka shpërthyer në akuza në adresë të kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Softa theksoi se Idrizi po kërkon supën e radhës, ndërsa zbuloi se komuniteti çam e ka braktisur kreun e PDIU.

“Obobobo ….shpejt se doli supa e pushtetit. Çamët ta kanë vënë dërrmën, shih mos kap ndonjë supaxhi”, shkruan përfaqësuesi i Partisë Aleanca Popullore, Erion Softa. Pra, duket qartë që komunitet çam e ka kuptuar strategjinë e Idrizit që kujtohen për kauzën e tyre sa herë vijnë zgjedhjet.