osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta fantazma që nuk e kap “radari” euro-amerikan…një rrezik!

Ilir Meta fantazma që nuk e kap “radari” euro-amerikan…një rrezik!

Nga Anri Bala

A ka president Shqipëria?! Sigurisht që e ka, por vetëm fizikisht, ashtu i ulur dhe i rehatuar në kolltukun e dekoratave, pa u shqetësuar nga askush, si Ali Baba i Shqipërisë, me thesin e këmborëve që e mban në dorë, për t’ia varë në qafë kujtdo, që mund të gënjehet me “shpërblimin” e tij.

Nuk e patë?! Dje, ai shpalosi te gjirizmediat, ku padrejtësisht e kishte sfiduar prej disa kohësh non grata Sali, të gjithë platformën e tij si kandidat i sigurtë, për të pasuar Berishën, jo si kryetar opozite, por si politikani i dytë më i rëndësishëm i vendit… që shpallet “non grata” nga SHBA.

Ky është i vetmi shpërblim që mund të marrë për të gjithë ato ndere dhe qedere, që sipas tij u ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

E nëse i shkon mendja për ndonjë shpërblim tjetër, si dollar, euro, lekë apo flori… ato harrojini, sepse ai nuk i merr të tilla pislliqe, ngaqë e kap paranoja e përndjekjes, sikur po përgatitet për t’i përdorur në një ditë të keqe… largqoftë!

Medaljen më të veçantë e ka ruajtur për vete, si hajmali, e cila e ka kthyer në person të rrezikshëm por të padukshëm.

Prova se ai tashmë është një fantazëm… politike, janë europianët dhe amerikanët, që zbresin në Shqipëri herë për hallet e tyre dhe herë për hallet tona, por çuditërisht kurrë nuk e panë të parin e vendit.

Ndaj jemi të bindur, se Ilir Meta është i padukshëm, ose nuska e syrit të keq që Baba Mondi ia ka bërë për yshtje, i vërbon të gjithë.

Me gjithë këtë teknologji që ka Amerika, si është e mundur që nuk ia gjeti dot ilaçin yshtjes? Apo ndoshta “pret të mbaroi lufta” në Ukrainë, që të ketë nge të merret dhe me fantazma!

Ndoshta… por me ç’po duken bathët, ai do jetë fantazmë, edhe pas heqjes së nuskës së pandëshkueshmërisë, duke pritur t’i bashkohet vathës së tij si kryebariu i grigjës… jo i Gridës.

Nëse ndodh, keq e kemi punën, sepse edhe pse do bëhet i dukshëm, për drejtësinë e sotme do jetë sikur është fantazma tjetër, miku i tij i zemrës, Berisha i rezikshëm dhe i paparashikushëm, për t’i bërë dëme vendit, si derr i plagosur, që sulmon gjahtarin drejt armës që e qëllon pa pushim.

Kështu, duam apo nuk duam, deri sa të vazhdojmë të cicërojmë ne… këto do sokëllijnë. Fantazmat po na trembin… jo vetëm ne por edhe ata që duan të ulërasin dhe zëri u del si blegërim, megjithëse i kanë të gjitha kordat dhe fuqinë që të jep sovrani… pushtetin!/Ekskluzive.al