osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta i vërsul Le(h)sin, Fatos Nanos: O pusht, delenxhi, por i ndërsen dhe lehsin maqedonas Kim Mehmeti: Ai është thjesht një pleh politik

Ilir Meta i vërsul Le(h)sin, Fatos Nanos: O pusht, delenxhi, por i ndërsen dhe lehsin maqedonas Kim Mehmeti: Ai është thjesht një pleh politik

Intervista e Fatos Nanos ka tronditur thellë Ilir Metën e Sali Berishën, pasi kanë tre ditë që po e sulmojnë egërsisht, a thua se ky na tha ndonjë gjë që ne nuk e dimë për Berishën e Metën.

Të fundit që i janë bashkuar korit të sulmeve, janë Nikoll Lehsi e lehsi i kolbeve maqedone Kim Mehmeti.

Lesi ka hapur gazetën me titullin e madh: “Delenxhiu Fatos Nano”.

Më tutje pastaj e quan edhe pusht (ndoshta Lesi di ndonjë gjë më shumë për shijet seksuale të Nanos, përderisa e quan pusht).

Pas Lesit, në sulm është hedhur tashmë i përhershmi në shërbim të Metës e Berishës, shqiptaro-maqedonasi Kim Mehmeti.

“Po e ndiqja atë intervistë copa-copa dhe më la të kuptoj që Fatos Nano është nga të rrallët poltikanë që thotë gjëra absurde, p.sh se rrallë kund në botë opozita akuzohet për keqqeverisjen e qeverisë. Kur dëgjoj emrat e disa politikanëve shqiptarë më kujtohet plehu poltik që kanë prodhuar në 30 vite politika shqiptare dhe që nuk ka kush ta pastrojë.

Kur më përmendet Fatos Nano me kujtohet burrështetasi i mëmëdheut tim që ishte shumë i ëmbël me Presidentin e dikurshëm të Maqedonsië, Branko Cervenkovski, për çfarë unë shkruaja në një koment që unë e përfundoja me konstatimin që nga miqësia e tyre nuk kanë asnjë dobi shqiptarët, por vetëm prodhuesit e ëiskeyt. Kur bëhët fjalë për intervistën e fundit të Nanos, unë mund të them se ai është argat politik që u ka shërbyer të gjithëve.

Se është nga ata që politikën e konsiderojnë si biznes ku duhet ti përmbahesh një parimi, ku nuk vlen e vërteta, për të cilën nuk të paguan askush, apo që ske ndonjë përfitim.

Pse shtiremi sikur nuk e dimë, edhe ata që në intervistën i fundit ai i shan, u ka shërbyer aq ndershëm sa edhe piktorit tani.

Por sido që të jetë, intervista e fundit ishte nga ato të shumtat që nuk shpalosi, por mbuloi të shkuarën.

Nano ka shumë arsye për ta mbështetur piktorin. Sepse shumë veprime të piktorit i pastrojnë njollat nga portreti politik i Nanos. Sepse sikur të mos ishte rrënimi i Teatrit, kjo arrogancë e piktorit, me siguri që Nanoja do të mbetej në listë si kryeministri më i keq i Shqipërisë.

Mirëpo tani mendoj se piktorin askush nuk mund ta konkurojë si të tillë.

Gjaku politik i Nanos është i kuq, dhe sado ai të ketë bashkëpunuar me gjithë të tjerët, tani në pleqëri e thërret gjaku i tij politik.

Çfarë do që të thotë Nano për piktorin askush nuk mund ta fsheh se qeveria e piktorit është e harxhuar.

Me piktorin s’mund të kërkohet më as tepsi, as timon, këto janë orvajtje të kota. Ne u japim një dimension që nuk e kanë.

Çështja është se kjo intervistë e ka groposur thellë edhe autorin e kësaj interviste, Nanon. Sepse siç theksova edhe më parë regjimi i piktorit është i harxhuar. Edhe njerëzit që i rrinë pranë piktorit e kanë të vështirë ta mbrojnë, por e kanë për detyrë.

Ata po mbrojnë një kufomë politike. Nuk mund të them se Nano është politikan naiv, se ai di çfarë thotë.

Është absurde të thuash që qeveria ka ardhur në këtë pikë se nuk ka opozitë të mire”, shkruan lehsi i zi Mehmeti.

Pastaj kanë gjetur edhe një ish-deputet, për të sulmuar Fatos Nanon, Taulant Dedjan, që prej vitesh jeton si emigrant në Kanada, i larguar nga Shqipëria për të mos rënë në dorë të drejtësisë.

Sulmet natyrisht, nuk do të ndalen këtu, deri sa të qetësohet “padrino” Meta. /TemA