osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta në fokusin rus! Mediat në Moskë i dalin në krah për thirrjet kundër qeverisë: Sulmojnë të atin e Edi Ramës

Ilir Meta në fokusin rus! Mediat në Moskë i dalin në krah për thirrjet kundër qeverisë: Sulmojnë të atin e Edi Ramës

Presidenti Ilir Meta ka marrë përforcime nga Rusia në betejën e tij me qeverinë. Ndryshimet kushtetuese ndezën një betejë të fortë mes kryeministrit dhe presidentit, e cila vijon të acarohet. Por duket se kjo përplasje ka bërë jehonë deri në Rusi.

Shumë media në Rusi bëjnë artikuj për zhvillimet në Shqipëri dhe në jo pak raste personazh kryesor është presidenti Meta. Dy ditë më parë portali “vkrisis.ru” ka publikuar një analizë të një autori me titull “Tirana kundër tiranëve”, kushtuar Shqipërisë. Bëhet fjalë për një portal që merret me shumë çështje kryesisht të krizave ekonomike. Artikulli nis: “Vendi drejtohet nga një juntë autokratike.

Djemtë e baballarëve të etur për gjak mburren me nënshkrimet e tyre për në dënimet me vdekje. Dhe ata vetë nënshkruajnë ligjet e kastës oligarkike – mbi shtypjen e opozitës, shkatërrimin e lirive, vjedhjet e përditshme”. Kjo nuk u shkrua nga një udhëheqës rruge, jo nga një historian i të drejtave të njeriut, por nga kreu i shtetit në Shqipëri”.

Më tej thuhet se nuk ka asgjë të habitshme që presidenti sulmon kryeministrin, ndërsa tregon se në Shqipëri për gati 4 vite ka pasur protesta të vazhdueshme të udhëhequra nga opozita e Lulzim Bashës. Po ashtu artikulli flet për oligarkët që e ka hedhur opozita si term, ndërsa ndalet dhe te akuzat e Metës ndaj të atit të Ramës, duke i dhënë mbështetje absolute presidentit.

“Babai i tij, skulptori i famshëm Kristaq Rama, u bë i famshëm jo vetëm për statujat e shumta të Enver Hoxhës. Në vitin 1988, Rama, si anëtar i Presidiumit të Asamblesë Popullore të Shqipërisë, nënshkroi së bashku me disa emra të tjerët mbi dënimet e fundit me vdekje në historinë shqiptare. Ramiz Alia u përpoq të shmangte ekzekutimet.

Por poeti Havzi Nela nuk mundi të mbijetonte gjatë regjimit komunist”, thuhet aty. Më tej përmendet se si Meta ka denoncuar të atin e Ramës. Më tej në shkrim thuhet se Edi Rama e ka kriminalizuar aq shumë Shqipërinë sa është bërë problem për Europën.

Ajo që bie në sy është se në tekst ka një përputhje të jashtëzakonshme të deklaratave të Metës dhe Opozitës ndaj kryeministrit. Ashtu siç hapet artikulli, mbyllet po me fjalët e Metës i cili kërkon rrëzimin e qeverisë dhe nisjen e revolucionit kundër Ramës.

Lëvizjet e presidentit

Rama dhe Meta prej vitesh kanë pasur marrëdhënie shumë të tensionuar mes tyre. Por situata këtë herë është ndryshe pasi presidenti ka dalë nga roli i zakonshëm dhe po sillet si kreu i opozitës. Ajo që ka tensionuar situatën janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, pasi hiqen koalicionet.

Meta i druhet një pakti të fshehtë Rama-Basha, ose për më tepër një strategjie të Bashës që të eliminojë njëherësh si Ramën ashtu dhe LSI. Sipas zërave në PD, Basha po synon të fitojë i vetëm në zgjedhje dhe të largojë dhe LSI dhe si duket presidenti e ka nuhatur, prandaj kërkon një koalicion parazgjedhor.

Por nga ana tjetër marrëdhëniet e tij me amerikanët janë ftohur ndjeshëm. Meta sulmoi ambasadën për qëndrimin e 5 qershorit. Por ajo që bie në sy është se sa herë ka tensione në Tiranë dhe përkeqësim të raporteve Meta-SHBA, krejt papritur shfaqen artikuj në mediat ruse. Pra duket se kreu i shteti ka mbledhur forcat për nisjen e “revolucionit”.