osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

INVESTIGIM/ Dikush duhet t’i shpjegoj “Wizz Air”, që çmime të lira nuk do të thotë detyrimisht shërbim i TMERRSHËM!

INVESTIGIM/ Dikush duhet t’i shpjegoj “Wizz Air”, që çmime të lira nuk do të thotë detyrimisht shërbim i TMERRSHËM!

Prej disa ditësh Ekskluzive.al është vendosur në kontakt nga përfaqësues të linjës të fluturimit “Wizz Air”, të cilët në mënyrë të përsëritur mohojnë denoncimin e medias tonë sa i përket pretendimeve, se kompania hungareze e fluturimeve është ndër kompanitë më të këqija në botë. Në fakt titullin nuk ia ka vendosur media jonë, por klientët e linjës ajrore dhe disa kompani prestigjoze sondazhesh të huaja siç është “Which?”, e cila përmes një ekipi ekspertësh analizon disa nga shërbimet, përfshirë edhe kompanitë e fluturimit, në mënyrë që klientët e këtyre kompanive mos të mashtrohen lehtë.

Artikullin e “Which?”, që e rëndit kompaninë “Wizz Air” si kompaninë më të keqe për vitin e dytë radhazi, e kanë publikuar disa media prestigjioze të huaja, ndër to dhe britanikja “The Independent”, më datë 24 shkurt të këtij viti me titull: “Wizz Air named worst short-haul airline in Which? survey of UK passengers”.

Titulli i “The Independent”, është fare i qartë: Wizz Air shpallet linja ajrore më e keqe në distanca të shkurtra sipas një sondazhi të Which? i pasagjerëve në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimi ndaj klientit dhe vlera për paratë e linjës ajrore me bazë në Hungari zhgënjyen për të dytin vit radhazi.”

Njësoj sikur për artikullin e “The Independent”, “Wizz Air” ka reaguar përmes një email zyrtarë dhe për artikullin e Ekskluzive.al: “FAKTET/ “Wizz Air” kompania më e keqe për vitin 2023! Raporti për vjedhjet dhe shkeljet skandaloze: Udhëtarë më shumë në tokë se në ajër, anullime të papritura, klient të pa kompensuar“, si të pa mbështetur mbi fakte.

Sipas “Wizz Air”, i cili e pranon se viti 2022 nuk ishte plotësisht në standardet e kompanisë, ka një përmirësim të ndjeshëm për vitin 2023. Por edhe pas këmbënguljes tonë, që kompania e fluturimit të na dërgoj shifrat, se sa është numri i vonesave mbi 3 orë përgjatë vitit që lamë pas, “Wizz Air” refuzon të na sjell të dhënat sa i përket shqetësimit kryesor të udhëtarëve shqiptarë, duke i bërë bisht pyetjes me përgjigje që nuk i përkasin subjektit të investigimit.

Në investigimin e publikuar nga Ekskluzive.al, ne i jemi pëmbajtur raportit zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil, për 5 linja të ndryshme ajrore që operojnë në Shqipëri dhe nga rezultatet e të dhënave dolëm në përfundimin, se Wizz Air është kompania me më shumë vonesa mbi 3 orë në tregun vendas. Në këtë investigim të radhës, Ekskluzive.al do të tregoj kompanisë së fluturimeve, që qëllimi i jonë është përmirësimi i shërbimit për udhëtarët shqiptarë dhe se pretendimet tona jo vetëm që janë të bazuara mbi fakte, por faktet janë edhe më kokëforta dhe e rëndojnë më shumë pozitën e e kompanisë së fluturimeve në tregun botëror të linjave ajrore.

Pse Wizz Air fsheh shifrat zyrtare për voensat mbi 3 orë dhe anullimet?

E marrim të mirëqenë për një moment se ankesat e mijërave udhëtarëve shqiptarë për linjën ajrore nuk janë të vërteta dhe se kompania prestigjoze e sondazheve “Which?” po gënjen, si do i përgjigjet “Wizz Air” 13628 udhëtarëve të kompanisë së fluturimit, të cilët në “Tripadvisor” e konsiderojnë shërbimin e kësaj kompanie “TË TMERSHËM”! Ajo që ra në sy nga hulumtimi, është se në vetëm 4 ditë, janë 33 klientë të rinj të linjës ajrore Wizz Air, që e konsiderojnë shërbimin e kompanisë të tmerrshëm. (shih fotografitë)

Të dhënat e përshtypjeve të klientëve të Wizz Air të siguruara më datë 5 Mars 2024 në Tripadvisor:

Të dhënat e përshtypjeve të klientëve të Wizz Air të siguruara më datë 9 Mars 2024 në Tripadvisor:

Praktikisht më datë 5 mars Wizz kishte 13595 klientë që e konsideronin shërbimin e kompanisë “Të Tmerrshëm”, sot më datë 9 mars janë 13628 klientë, pra 33 klient të rinj të pakënaqur me shërbimin e kompanisë. Ndërsa krahasimisht me përshtypjet e tjera si: I keq, mesatar, i mirë dhe i shkëlqyeshëm”, ka vetëm nga një klient që ka regjistruar përshtypjen e tij këto katër ditë. Me këtë ritëm, minimumi që mund të bëj kompania e fluturimeve është të reflektojë mbi gabimet e saj në shërbim dhe të përmirësojë linjën e saj të fluturimeve, e cila konsiderohet tashmë jo vetëm nga Which?, Autoriteti i Aviacionit Civil, mediat e huaja dhe media jonë si kompania më e keqe, por edhe nga udhëtarët e saj.

Në një investigim të radhës, Ekskluzive.al do të sjell faktet se pse kompania e fluturimeve është akuzuar shpesh herë për anullime në minutën e fundit, apo edhe dy herë radhazi, vonesa të gjata mbi 3 orë shifra që kompania i fsheh, shërbim skandaloz të klientit, apo mashtrim.

Çfarë shkruhet për “Wizz Air” nga “Which”, e cila e ka rënditur për vitin e dytë radhazi si kompania më e keqe e fluturimeve:

“Linja ajrore me çmim të ulët “Wizz Air” është linja ajrore më e keqe në botë, sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga “Which?” në Mbretërinë e Bashkuar. Sondazhi analizoi mbi 10,000 fluturime gjatë vitit të kaluar (2023) dhe përfshiu një numër parametrash për të matur dhe krahasuar linja ajrore të ndryshme në mbarë botën.

“Wizz Air” ka arritur në fund të listës me një vlerësim mesatar prej 44%. Në fakt ky është viti i dytë radhazi që kompania ajrore përfshihet në sondazh. Ndër arsyet e mbërritjes së saj në vendin e fundit ishin ankesat e shumta nga pasagjerët për vonesat dhe shërbimin e dobët ndaj klientit, ku kompania merr vetëm një pikë nga pesë. Në fakt, pothuajse gjysma e të anketuarve që kanë fluturuar me Wizz kanë raportuar vonesa në fluturime.”, shprehet Which.

Janë me qindra artikuj të rasteve kur Wizz Air ka braktisur kleintët e saj në aeroport duke i njoftuar në minutën e fundit se udhëtimi i tyre është anulluar, madje jo në pak raste, po të njëjtit klient i është anulluar fluturimi 2 herë radhazi, duke i çuar faturën e shpenzimeve të familjes për ditët e qëndrimit në shifra marramendëse. Jo më pak janë dhe rastet e vonesave mbi 3 orë, ku pasagjerët të panjoftuar pasi presin me orë të tëra në aeroport, u thuhet se fluturimi i tyre është anulluar. Klientë të pa rimbursuar apo që nuk dinë ku të drejtohen pasi kompania nuk ka një shërbim ndaj klientit as në aeroporte dhe në metodat e kontaktit të përgjigjet një “kompjuter”, prej të cilit mbetesh pa përgjigje dhe i pashpresë si t’i japësh zgjidhje hallit që të ka zënë, që duhet të ishte detyrë e kompanisë së fluturimit. Janë me qindra raste kur klientët ankohen se janë mashtruar dhe nuk janë rimbursuar, para të marra dy herë, pagesa deri në 40 euro për udhëtarë të bëra në sportelin e check-in në aeroport vetëm pse sistemi i kompanisë së fluturimit nuk funksionon apo nuk u përgjigjet. Këto e shumë të tjera ekskluzive.al do t’i zbardh në një investigim të radhës, ku i përmbahet të gjitha pretendimeve të saj bazuar në fakte dhe raporte zyrtare.

Dikush duhet t’i shpjegoj kompanisë së fluturimeve “Wizz Air”, që çmime të lira nuk do të thotë detyrimisht shërbim i TMERSHËM!