osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Investime miliardash në rrugë që çahen në dysh… a do marrë guximin dikush t’i kërkoj llogari Salillarit për lekët e shqiptarëve

Investime miliardash në rrugë që çahen në dysh… a do marrë guximin dikush t’i kërkoj llogari Salillarit për lekët e shqiptarëve

Prilli i 2017-ës do të shënonte fillimin e punimeve për lotin e parë të kësaj rruge, një aks që do të ndërtohej nga kompania “Salillari”. Një segment me gjatësi rreth 5 kilometra dhe me një vlerë investimi prej 1.2 miliardë lekë apo rreth 10 milionë euro, i cili do të përfundonte në qershor të vitit 2019, para afatit të parashikuar.

I trumbetuar asokohe si një aks me standarde të larta e që do t’i shërbente banorëve duke lidhur këto dy zona me potenciale për zhvillimin e turizmit, sot ato ndeshen me këtë situatë. Kompania Salillari ka tentuar të mbulojë çarjen e parë duke stukuar krisjen e asfaltit, por shembja e ka nxjerrë zbuluar.

Standarde që janë vënë në dyshim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer në vitin 2019 mbi dosjen teknike të zbatimit të kontratës, ku konstatonte se mbushjet e larta të rrugës nuk ishin realizuar në sistemin qelizor dhe ishin pa masa mbrojtëse, siç ishin parashikuar në projektin fillestar.

“Megjithëse janë bërë rishikime dhe përmirësime të projektit dhe është përdorur fondi rezervë dhe është realizuar shtesë kontrate në vlerë, qëllimi kryesor i projektit për të realizuar Lotin 1 të Segmentit Skrapar- Përmet, me të gjitha karakteristikat e kërkuara në projektin fillestar nuk është përmbushur plotësisht, ku mungon shtresa asfaltike, sinjalistika dhe punime të tjera të parashikuara”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Por, pas përfundimit të lotit të parë Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk u dhanë më detaje lidhur me pjesën e mbetur të rrugës prej 15 kilometra, që sipas studimit fillestar të kryer në vitin 2015 përllogariste një kosto prej 4 miliardë lekësh për këtë segment.

Rreth 90 milionë euro tendera rrugësh dhe koncesione Salillarit, a duhet të nis hetimi për cilësinë e tyre?

Çarja e rrugës nacionale Sarandë-Vlorë, në segmentin në zonën e Borshit ngriti rrufeshëm pyetjen mbi cilësinë e punimeve të kryera nga firmat që janë paguar nga fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Rruga e çarë në dysh ishte rikonstruktuar 6 muaj më parë dhe në të dukeshin qartë se nuk ishin respektuar parametrat teknike të punimeve. Përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte kompania e njohur Salillari, që ka kryer realizimin e dhjetëra e dhjetëra punimeve ndër vite, duke fituar kontrata të majme si me qeverinë e djathtë, ashtu dhe më këtë aktualen, të majtën.

Kompania në fjalë pas këtij skandali në reagimin e saj u përpoq të nxirrte në pah se punimet nuk ishin kryer nga ajo në 2008 dhe se kishte për detyrë vetëm ta mirëmbante, duke pretenduar se në kontratë nuk kishte si detyrim të ndërhynte kur ka rrëshqitje, pasi një punim të kësaj natyre nuk e përmbante kontrata e nënshkruar me Autoritetin Rrugor.

Mbi të gjithë këtë skandal, natyrshëm pyetja shtrohet mbi cilësinë e punimeve të kryera në rrugët shqiptare dhe se a ka pasur ndonjë kontroll të saktë të Autoritetit Rrugor apo institucioneve mbi kompanitë shqiptare. Kompania “Salillari” ka ndërtuar objekte strategjike siç janë rrugët nacionale, apo veprat publike. Aktualisht kjo kompani po ndërton dhe arterien kryesore të punimeve të unazës së madhe në Tiranë, duke nisur që nga sheshi “Shqiponja”.

Gazeta “Shqip” ka kryer një hulumtim mbi tenderat e fituara nga kompania që drejtohet nga Pëllumb Salillari, duke u mbështetur në të dhënat e Open Data. Rreth 90 milionë euro ka përfituar kjo kompani nga tenderat, të fituara edhe në formë koncesioni PPP-të. Shifra e 4.033.538.554 lekëve (mbi 33 milionë euro) i përkasin fondeve të prokurimeve të lidhura me njësitë e qeverisjes vendore, apo me Fondin e Shqiptar të Zhvillimit, si pjesë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Kontrata Publike kompania Salillari ka 24 gjithsej dhe kapin vlerën 2.632.553.458 lekëve të lidhura me bashki të ndryshme, ku 9 prej tyre janë kontrata me bashkinë e Tiranës. Punime rrugësh, rikonstruksione godinave arsimore, apo dhe objekteve historike dhe sheshe janë disa prej punimeve të marra përsipër nga kjo kompani.

Gjithashtu kjo kompani ka përfituar projekte të tjera shtesë nga Fondi i Rajoneve për rikonstruksion rrugësh apo mirëmbajtjen e tyre në disa njësi të qeverisjes vendore, apo dhe nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Kjo kompani është përfshirë edhe në rindërtimin e objekteve shkollore të dëmtuara së fundmi nga tërmeti i 2019-ës në zonën Shijakut dhe të Vorës.

Firmës “Salillarit” gjithashtu i është dhënë me koncesion dhe rruga Milot-Morinë në vlerën e 39.347.709 euro, në bashkëpunim dhe me firmat e tjera. Po jo vetëm kaq në formën e koncesionit, PPP ka marrë në zotërimin edhe terminalin e ri të transportit publik në Tiranë në vlerën 15.477.857, 31 eurove, të cilat do ta menaxhojë për vite me radhë. Ndërsa disa prokurime publike, “Salillari” i ka fituar dhe në bashkëpunim me kompani të tjera.

Tenderat e fituara nga kompania Salillari

Kompania Salillari shpk

Kontrata Publike 24 tendera- shuma e përfituar 2 632 553 458,63

Tendera nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar 6 tendera 1 400 985 096,19 lekë

Koncesionet

Rruga Milot-Morinë- Vlera 39.347.709 euro

Ndërtim, përmirësim, operim (duke përfshirë vjeljen e taksave të rrugës) dhe mirëmbajtja e autostradës Milot – Morinë

SHOQËRIA KONÇESIONARE PORTI MBM (Multi Buoy Mooring)- Vlera e investimit – 10.200.000 USD

Terminali i Transportit PPP- 15.477.857,31 Euro

Partneriteti Publik Privat për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të transportit publik, mirëmbajtjen e tij, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës

Salillari shpk, si firmë e vetme- Kontrata Publike

Autoritete Kontraktuese (9 Total)

Bashkia Vorë 4 179 071 619,00

Bashkia Tiranë 9 1 395 971 189,63

Bashkia Rrogozhinë 1 47 514 879,00

Bashkia Maliq 1 73 554 160,00

Bashkia Divjakë 2 322 286 944,00

Bashkia Fier 1 107 003 378,00

Bashkia Kuçovë 1 15 773 730,00

Bashkia Urë Vajgurore 3 315 990 428,00

Bashkia Himarë 2 175 387 131,0

SALILLARI SHPK – VASHTEMIA SHPK

Fondi i Rajoneve Shuma e përfituar nga Kontrata Publike 87 511 790,00 – Sistemim-asfaltim rruga kryqëzimi i rrugës Korçë-Bilisht (fshati Kuç)- Fshati Orman.

SALILLARI SHPK – ROSI SHPK 1 tender

Fondi i Rajoneve- Tender në Këlcyrë Shuma e përfituar nga Kontrata Publike (Lekë) 123 985 927,00

SALILLARI SHPK & SHKELQIMI 07 SHPK

Kontrata Publike Rindërtimi i shkollave të prekura nga tërmeti në Shijak dhe Vorë 1 440,458,658 lekë

SALILLARI SHPK – Buldings Construction SHPK

Fondi i Rajoneve/ Librazhd 134,479,633 lekë-Ndërtim-Sistemin-Asfaltim i rrugës kryesore të fshatit Dragostunje, Njësia Administrative Qendër.

Salillari zotëron aksione në këto kompani

HYDRO – SALILLARI

Albanian Highëay Concession

SHOQËRIA KONCESIONARE PORTI MBM (Multi Buoy Mooring)

ALBANIA TREATMENT COMPANY Aksione 50%/Top Channel