osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ish-sheshi “Shqiponja” do jet një gjysmë unazë, në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët nuk do të bllokohet

Ish-sheshi “Shqiponja” do jet një gjysmë unazë, në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët nuk do të bllokohet

Në kuadër të projektit për Unazën e Re, ARRDH, Bashkia Tiranë dhe Policia Rrugore kanë hartuar një plan për menaxhimin e trafikut në zonat ku po kryhen punimet.

Në një deklaratë për mediet drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, theksoi se Sheshi Shqiponja nuk do të jetë rrethrrotullim, por gjysmë unazë. Po ashtu drejtori i ARRSH-së tha se që nga janari, duke nisur nga Dogana te shkolla Teknologjike, segmenti do të jetë me 3 korsi.

“Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive.

Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët.

Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia.

Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, tha Qendro.

Gjithashtu ai nuk harroi të përmendte banorët e Astirit, ku tha se të gjithë banesat do dëmshpërblehen, duke vlerësuar objektin.

“Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë.

Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, tha ai.