osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ja e vërteta e marrëveshje së Berishës me TAP! Nënkontraktimin e punimeve i’a dha biznesmenit të familjes: Saliu u shpërblye me zyra në qendër të Tiranës

Ja e vërteta e marrëveshje së Berishës me TAP! Nënkontraktimin e punimeve i’a dha biznesmenit të familjes: Saliu u shpërblye me zyra në qendër të Tiranës

Sali Berisha duket se i janë hapur telashe politike dhe morale, pas deklaratës së lëshuar këtë të enjte nga oborri Kuvendit të Shqipërisë, se refuzoi ofertën e Gazprom për të sabotuar ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) që kalon në Shqipëri.

Gazsjellësi Trans Adriatik më 17 mars ka hyrë në punë, teksa një sasi prej 10 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi. Por prezenca e tij në Shqipëri dhe ndërtimi i tij, ka shkaktuar debate në vendin tonë.

Ka qenë ish-kryeministri Berisha që zbuloi se përpara se kjo vepër të ndërtohej, rusët e Gazprom kanë tentuar ta korruptojnë atë gjatë kohës që qeveria drejtohej prej tij, me qëllim që ai të refuzonte ndërtimin e TAP në Shqipëri.

Por që kjo gjë nuk ndodhi sipas Berishës, për shkak se ai e refuzoi me forcë ryshfetin e ofruar nga oligarkët rusë. Mirëpo e vërteta duket se nuk është kjo që servir dhe paraqet Sali Berisha. Gazeta ka mësuar se Berisha i refuzoi rusët e Gazpromit për shkak të presionitnit amerikan dhe në këmbim të lejimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri, ai kundërshtoi këtë kompani.

Sipas fakteve të pakundërshtueshme, ish-kryeministri miratuar marrëveshjen me TAP, me kushtin e vetëm që nënkontraktimin e punimeve të gazsjellësit që do të kalonte në Shqipëri ta merrte një nga biznesmenët më afër familjes së tij. Megjithëse investimi i TAP kishte rëndësi strategjike për SHBA dhe BE, Sali Berisha e nënshkroi marrëveshjen me kompaninë TAP me kushtin e vetëm që punimet e gazsjellësit që kalonte në territorin shqiptar ti merrte kompania e cila kishte lidhje të drejtëpërdrejta me Sali Berishën.

Pra firma e drejtuar nga biznesmeni i familjes “Berisha” veshi petkun e nënkontraktorit dhe u angazhua në ndërtimin e gazsjellësit TAP, që tashmë ka nisur punë. Ndërkohë mësohet se Berisha në këmbim të këtij nderi u shpërblye me zyra në qendër të Tiranës nga biznesmeni që fitoi të drejtën për të ndërtuar.

Të gjitha këto detaje tregojnë qartë se vërteta e marrëveshje së Berishës me TAP, kalon nëpër një fill të pastër konflikti interesi dhe hije korrupsioni, fakt që e vërteton selia e Sali Berishës që shtrihet në një nga katet e pallatit 22 katësh të biznesmenit që përfitoi dhjetëra milionë euro punime nga firma e Sali Berishës për investimin e TAP.

Pallavrat e Sali Berishës për heroizma antiruse dhe proamerikane nuk kanë lidhje me dëshirën e tij të mirë për të zhvilluar gazsjellësin e TAP, pasi ja kishin vënë këmbët në një këpucë amerikanët. Edhe në këtë investim gjigand ai e shfrytëzoi për interesat e tij firmën që dha për investimin e TAP.

Ambasada ruse dhe Berisha, akuza të ndërsjellta

Megjithatë ndërtimi Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri dhe prapaskenat si “sheikët” e Azerbajxhanit arritën të fitonin këtë të dejtë, duke zbrapsur oligarkët rus të Gazprom, ka bërë që ambasada e Rusisë në Tiranë të përplasjet në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Fillimisht ishte ky i fundit, i cili nga duke folur për mediat, jashtë Kuvendit, dërgoi një mesazh, me gjasa drejt SHBA pasi pretendoi se kishte refuzuar ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre, duke përmendur më pas me emër kompaninë Gazprom. “Një mesazh për ata që më shpallën non-grata. I them mafies së George Soros, që vetëm për TAP-in më janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe evropiane.

Isha i bindur se një darë gazi rus nga veriu dhe jugu ishte katastrofë për Europën”, deklaroi ai. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadës ruse në Tiranë, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale, pas deklaratës së Berishës, pyet hapur ish-kryeministrin se sa para iu kërkoi përfaqësuesve të Gazprom, që ata nuk ja dhanë dot.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.