osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile: LSI s’është parti por biznes bashkëshortësh! Ilir Meta është dyfish i shpallur “non grata”… nga shqiptarët dhe SHBA

Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile: LSI s’është parti por biznes bashkëshortësh! Ilir Meta është dyfish i shpallur “non grata”… nga shqiptarët dhe SHBA

Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi shprehte e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim është parti bashkëshortore, ndërsa sipas saj, presidenti Ilir Meta është dyfish i shpallur “non grata” nga shqiptarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një intervistë të gjatë për gazetën “SOT” dhe të mbushur me shumë detaje interesante, juristja Gjikondi e ka ndalur theksin tek reforma në drejtës, arrestimi i të ashtuquajturve “Peshqit e Mëdhenj”, situata politike në vend dhe lufta Rusi-Ukrainë.

-Zonja Gjikondi, gjithë vëmendja botërore është përqendruar tek konflikti Rusi-Ukrainë. Si u ndjetë kur morët vesh që presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të sulmonte Ukrainën dhe kush është komenti juaj i përgjithshëm për këtë luftë?

Ishte e papritur, pavarësisht se flitej prej kohësh, rrallë kush mendonte që në zemër të Evropës të riktheheshin vitet e mes shekullit të kaluar, d.m.th. një prag lufte e re botërore. Pavarësisht se Putin e quan një operacion special dhe jo luftë, ajo është një agresion ushtarak dhe luftë e pastër ndaj një vendi sovran si Ukraina. Kjo që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës është tragjike, si dhe vërteton se një tiran mund të shkërmoqë ekuilibrat e botës vetëm e vetëm që të kënaq ambiciet e tij cariste.

-Sipas jush çfarë e detyroi presidentin Putin t’i shpallte luftë Ukrainës dhe çfarë synon ai të arrijë?

Mendoj se janë disa arsye, por shkurtimisht po them pak prej tyre. Janë arsye politike, gjeopolitike dhe paranojak. Është i njohur fakti se Putini prej vitit 2000 po drejton Rusinë me dorë të hekurt dhe gjakësore. Ai ju shërben vetëm një rrethi oligarkësh që janë krah tij. Çdo opozitar, aktivist dhe gazetar që ka qenë kundër tij, sot në shumicën e rasteve është i vdekur ose i shpërfytyruar në burgjet putiniane me dënime ekstreme.

Ekzistenca e shteteve demokratike në kufijtë e Rusisë, siç është Ukraina, i prishin atij rehatin dhe standardin diktatorial përballë popullit rus, i cili është nën një presion dhe ndrydhje ekstreme dhe permanente, pa liri fjale dhe mendimi. Gjeopolitike është sepse afrimi i BE dhe NATO në kufijtë e Rusisë zhvillon paranojat dhe deliret e madhështisë së Putinit i cili kurrsesi nuk do të donte të ishte në kontakt direkt me to por mes Rusisë dhe BE e NATO të kishte shtete jastëk si Ukraina, Finlanda, Norvegjia, etj.

Paranojat e Putinit janë të njohura, si dhe ambiciet e tij për rikthimin e një Bashkimi Sovjetik të dikurshëm, mjafton të kujtojmë shprehjen e tij “shembja e Bashkimit Sovjetik është tragjedia më e madhe e shekullit të XX” dhe mund të zbërthejmë qasjen që ka ai ndaj vendeve ish pjesë e BRSS.

-Sa gjasa ka që bota të shkojë drejt Luftës së Tretë Botërore?

Në ditët e para të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës, gjasat ishin më të larta se tani. Tashmë çdo ditë që kalon dhe Bashkimi Europian tejkaloi përçarjet dhe unifikoi sanksionet ndaj Rusisë si dhe NATO arriti të rikompozojë dhe demonstrojë prezencën dhe forcën e saj, gjasat për një luftë të tretë botërore duken të largëta. Sidomos duke parë një Rusi që ngjason vërtet me një tigër prej letre, ndryshe nga sa ishte propaganduar. Rezistenca e Ukrainës ridimensionoi shumëçka në këto kohë.

-Po rreziku për të shkuar drejt përdorimit të armëve bërthamore ekziston?

Jo, nuk e besoj. Presioni i Putinit ka qenë ekstrem, pasi ashtu siç ka treguar në kujtimet e tij të fëmijërisë, ai është shprehur që shpesh për arsye taktike i është dashur të sulmojë i pari. Dihet që lufta dhe krizat e mëdha ekonomike shpesh paraprihen nga paniku jo nga realja. Për momentin e përjashtoj, por nëse bota do përballet me një luftë te tretë botërore në të ardhmen, nuk do përjashtoja që ajo fatkeqësisht do ishte një luftë bërthamore.

-Po ashtu, ka zëra se edhe Ballkani mund të përfshihet në një konflikt për shkak se në disa vende ka ndikim Rusia. Keni një koment?

Zgjatimet e Rusisë ne i kemi në prag të derës, Serbia është e përzgjedhura e saj, por druaj se Serbia e rrethuar nga Evropa gjeografikisht por edhe ushtarakisht do kish kurajë të hapte qoftë dhe ndonjë konflikt ose destabilitet në Ballkanin perëndimor. Serbia dhe Kina u treguan pragmatiste në qëndrimet e tyre kundrejt Rusisë, duke vendosur nuhatjen, të ardhmen dhe interesin e vendeve të tyre, sidomos kur Rusia nuk rezultoi dhe aq e fuqishme sa hiqej. Vetmia, korrupsioni, autoritarizmi, reagimi opinionit botëror në krah të Ukrainës si dhe goditja ekonomike që morri e përgjunji Rusinë dhe nuk e bëri më aq të preferuar si aleate.

-Nga ana tjetër, le të përqendrohemi pak tek aktualiteti, ku vendi është përfshirë nga protestat masive, për shkak të rritjes së çmimeve. Si ju duken këto lëvizje?

Në moment të gabuar, minimalisht të pamenduara, maksimalisht të dyshimta. Çmimet kanë filluar të rriten prej shtatorit. Ngrehina e një strukture 30 vjeçare e cila nuk funksionon nuk zgjidhet me një protestë dhe për më tepër në kohë të papërshtatshme ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht njëkohësisht. Shqipëria vuan nga një shtet pa shtet. Nga një shtet ambulator do e quaja unë. Që funksionon vetëm kur i plasin problemet. Pa vizion, pa plan, pa strategji. Nga një shtet që është më shumë në funksion të interesave të pasuarve se sa të shqiptarëve. \

Një shtet dinjitoz, duhet ti kishte paraprirë me masa konkrete krizës që kapi të gjithë Evropën dhe mos kujtohej vetëm pasi u derdhën njerëzit në shesh për të marrtë masa emergjente. Kjo është e shëmtuar. Siç është e shëmtuar mungesa e dhimbsurisë dhe orientimit gjeopolitik e disa shqiptarëve ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë.

Të cilët për fat të keq rivërtetuan se ne ende funksionojmë dhe kemi mbetur tek mbijetesa fizike, jo morale dhe e vlerave demokratike. U ngritëm në 97 për humbjen e lekëve nëpër fajde, u ngritëm për armët kimike sepse kishim frikë nga vdekja, u ngritëm tani për rritjen e çmimit të karburantit. Asnjëherë nuk u ngritëm kundër kësaj klase politike në tërësinë e saj dhe mosndëshkueshmërisë së saj nga drejtësia. Protesta më e bukur dhe dinjitoze në këto 30 vjet për mua mbetet ajo e studentëve.

-Historia ka treguar se protestave qytetare iu mbivendoset politika. A ka gjasa që edhe në këto protesta të përfshihet politika, ku dihet që në finale ato janë të destinuara të dështojnë?

Politika nuk u mbivendoset, ajo është aty, promotore dhe bashkautorë. Personazhet e saj, financat e saj ndihmojnë përherë që kjo të ndodhë. Dhe pikërisht kjo gjë komprometon që në gjenezë këto protesta. Kasta Politike shqiptare tashmë është e kalbëzuar, e degraduar, në moralin dhe vlerat e saj. Asnjëra palë s’ka moral të bëj puritanen përballë tjetrës. Ndaj protestat ku shqiptarët kanë prapë në kurriz kasapët e tyre për mua s’janë protesta, por thjesht iluzione naive që nuk zhbëjnë këtë tragjedi kombëtare 30 vjeçare, por çimentojnë akoma më shumë këto antivlera.

-Qeveria ka miratuar një plan me 7 pika, të cilin e ka quajtur paketa e rezistencës sociale. Si ju duket ky vendim dhe a e zbut kjo paketë rritjen e çmimeve, që është shqetësimi kryesor i qytetarëve?

Për herë të parë që qeveria merr një mase konkrete ndaj pensionistëve, tejet e vonuar, tejet minimaliste sidomos kur shikon shtrirjen në kohë (3 muaj më duket) por më në fund vështrimi i saj u hodh dhe drejt shtresës më dinjitoze dhe të vuajtur të kombit shqiptar.

Gjithsesi mendoj që edhe masat e tjera duke patur parasysh me objektivitet financat që disponon shteti shqiptar, pas tërmetit, pandemisë dhe tani përgjatë kësaj krize të fortë ekonomike janë sinjifikative dhe në rast se do të shoqërohen edhe me masa të tjera do zbusnin sado pak efektet e kësaj krize që është përplasur në të gjithë Evropën.

-Së fundmi kryeministri Edi Rama ka prezantuar një pyetësor, ku kërkon mendimin e qytetarëve për shumë çështje. Si ju duket kjo iniciativë?

Kjo është një nismë që e konsideroj pa bazë ligjore, propagandë të pastër dhe dublim të së drejtës kushtetuese të Referendumit. Kushtetuta e Shqipërisë ju garanton shqiptarëve Institucionin e Referendumit, por politika është kujdesur që shqiptarët mos kenë asnjëherë mundësinë të shprehen nëpërmjet referendumit për çështje me rëndësi kombëtare, shprehje që është direkte dhe mënjanon qeniet që nuk e kanë justifikuar mandatin e tyre që janë deputetët. Të cilët si të emëruar nga Kryetarët e Partive, përkushtimin dhe varësinë e kanë prej tyre jo nga populli. Për sa i takon pyetësorit, ato plane që ka si shumë herë të tjera mund ti realizojë edhe pa fasadën e këtij pyetësori.

-Po ju do ta plotësoni pyetësorin…

Jo.

-Keni një koment si po shkon qeverisja e vendit, pra e kam fjalën për mandatin e tretë?

Në fakt kam shumë, por po them pako gjë, do vlerësoja si fillim në rast se në këtë mandat kryeministri do flakte nga qeveria dhe administrata e tij çdo personazh të korruptuar që ju bën karshillëk shqiptarëve jo vetëm me mosndëshkueshmërinë e tij, por me imunitetin dhe ngrohtësinë qeveritare që rrethon atë dhe krimet e tij të pandëshkuara.

Por dihet që shumë kush i zgjedh shokët si veten, ndaj kjo kërkesë ndoshta s’ka sens për kryeministrin tonë. Si dhe do vlerësoja në rast se qeveria shqiptare do arrijë të nxjerrë mësime afatgjata nga kjo krizë e thellë ekonomike që ka filluar. Shteti shqiptar nuk ka një bazë të dhënash, se ku dhe kush është i varfër.

Kush dhe pse duhet ta marrë asistencën sociale. Kush dhe ku duhet të ndihmohet nga shteti të strehohet. Në të treja këto skema që përmenda më sipër hilet dhe korruptimet bazike të skemave janë të frikshme.

Gati në 80 % të rasteve ndodh ashtu. Fshati shqiptar dhe fshatarët sidomos janë lënë në mëshirë të fatit, duhet të jesh hero që të jetosh në një fshat shqiptar, pa rrugë, pa infrastrukturë bazike, pa asistencë bujqësore, pa magazinim, frigoriferë dhe tregje shitjeje, pa makineri bujqësore dhe kredi tejet të buta. Pavarësisht ekzistencës së AZHBR dhe projekteve të saj të pjesshme 1 herë në vit, ato janë strapacuese, të largëta dhe jo miqësore për fshatarët e mjerë që Ministria pikërisht se nuk i njeh nga pranë i quan Fermerë.

Gjithashtu edhe pasunarët e Shqipërisë që ajo aq shumë përkëdhel ti orientojë drejt investimeve strategjike për vendin, dhe jo vetëm në tulla e llaç ku fitimi, evazioni dhe pastrimi i parave janë galopant. Do ish efikase ndërtimi i një rafinerie bashkëkohore nafte, çka do ulte çmimin në tregun e brendshëm por dhe do ish konkurrues në Ballkan. Për mos folur për eksportimin shtazarak që bëhet me pasuritë e nëntokës shqiptare dhe shfrytëzimin e tyre nga kartele të mirëfillta mafioze.

Siç mendoj që edhe administrata është e tejmbushur me parazitë, shpërdorues, intrigantë dhe injorantë të padobishëm. Kjo sjell jo vetëm shpërdorim material, financiar etj, por në radhë të parë shpërdorim të besimit që shqiptarët kanë patur ndaj zotit Rama, si një frymë ndryshe dhe e ardhme ndryshe po ashtu. Për mos folur për Rininë, që është lënë totalisht në mëshirë të fatit, nën një shkollë mjerane me mësues dhe profesorë partiakë, një rini pa modele frymëzuese me një ministre totalisht në ajër dhe kondrapedale, një rini që një ish avant’garde si Rama dështoi totalisht ta bëjë për vete dhe për Shqipërinë.

Një rini që nuk diti ti nxiste dhe rriste asnjë aspiratë, po mos ishe anëtar mediokër partie, një rinie që bajlozët e betonit i kafshuan çdo hapësirë sportive dhe të gjelbër. Por me sa po rezulton zoti Rama nuk doli dot as përtej klaneve, intrigave, interesave të bizneseve të pandershme shqiptare dhe tutorëve të mediave manipuluese shqiptare. Duke kaluar në plan të dytë interesat e atyre që e mbajnë në pushtet, shqiptarëve.

-Nga ana tjetër, situata politike duket sikur është nxehur, ku në skenë ka dalë edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka premtuar se do të zbres në sheshin politikës. Sipas jush kush janë arsyet që Meta po i rikthehet politikës?

Shpesh sidomos këto kohë më kujtohet një kryevepër e Konicës të cilën e shkruajti kur ishte ende idealist, Doktor Gjilpëra, për pak kohë ajo vepër bën 100 vjet, por është si ta ketë shkruar sot. Ilir Meta është pak a shumë si Salemboza i Konicës.

Figurat imorale të Politikës shqiptare nuk e ngrohin as nuk e ftohin situatën politike, vetëm e degradojnë atë. Arsyet e Metës për t’ju rikthyer politikës janë tejet të ngushta për imunitet ligjor dhe financiar, të tijin dhe biznesin e tij të quajtur LSI.

-Madje rikthimin e presidentit Ilir Meta në politikë dhe në krye të LSI, e paralajmëroi edhe bashkëshortja e tij njëherësh, “Zonja e Parë”, Monika Kryemadhi. Kështu që më lejoni t’iu pyes se gjatë kësaj kohe që Meta ka qenë në Presidencë a ka pasur ai ndikim në LSI?

LSI është një biznes familjar në bashkëpronësi martesore. Tek kjo përgjigje janë të gjitha pyetjet tuaja brenda.

-Ka zëra se Ilir Meta pas shkarkimit do të shpallet person “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ju i besoni këto?

Ai moralisht dhe politikisht është i shpallur non grata si nga SHBA por edhe nga shumica e shqiptarëve. Ka vdekje morale dhe vdekje fizike në këtë jetë. Unë mendoj se ai të parën e ka konsumuar.

-Dakord, por javën që shkoi teksa ishte i ftuar në një studio televizive, presidenti Ilir Meta i sfidoi hapur amerikanët, ndërsa u shpreh se nuk ka frikë dhe së është i pastër. Ju besoni se SHBA ka prova kundër Metës? Nëse po, kush janë ato…

Daljet mediatike të Ilir Metës janë një shpullë për çdo shqiptar dinjitoz. Ai nuk duhet të ishte dhe të jetë presidenti i shqiptarëve. Formimi i tij intelektual është ulëritës.

-Nga ana tjetër shohim një koordinim mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Çfarë i lidh bashkë Metën dhe Berishën?

Ata i lidh halli i përbashkët. Janë dy despotë të së keqes që për sa kohë do i vijnë vërdallë Shqipërisë, për aq kohë ky vend do jetë me të ardhme të zymtë.

-Pak ditë më parë u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, ku Partia Demokratike doli forcë e tretë, ndërsa 5 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. Sipas jush çfarë e penalizmi Lulzim Bashën?

E penalizoi lufta 5 mujore e pareshtur, tejet agresive dhe e paprinciptë e Berishës ndaj tij. Duke përdorur Bashën si jastëk boksi për ti demonstruar forcën SHBA. Përçarja dhe agresioni patjetër do sillte frytet e saj të hidhura për mbarë opozitarizmin shqiptar. berishizmi si rrymë në PD është më e konsiderueshme se antiberishizmi. Dhe kjo gjë pritej.

-Humbja në zgjedhjet e 6 marsit, ka nxitur kryengritje në PD, ku shumë deputetët që deri më dje kanë qenë edhe mbështetës të Lulzim Bashës, kërkojnë largimin e tij nga partia. Keni një koment?

Në përgjithësi jo vetëm PD, por edhe partitë e tjera janë grumbullime njerëzish me interesa materiale, nuk janë bashkim vullnetesh, idealistësh me moral dhe vlera. PD e Bashës vërtetoi sa thashë më sipër. Kryengritja, linçimi dhe përçarja që po ndodh aty, po shkon ne harmoni të plotë me skenarin dhe planet e |Berishës. Atë të marrit peng të PD, dhe të kthyerit të saj në një faktorë imponues ndaj SHBA, duke i treguar asaj që Berisha dhe berishizmi janë faktor destabilizues ose stabilizues dhe ajo duhet të negociojë detyrimisht me atë. Sa për Bashën, pavarësisht se është një krijesë e Berishës, ai do mbetet në historinë e politikës shqiptare për të vetmin akt kurajoz që bëri në shtator të 2021, duke çrrënjosur të vjetrën dhe penguesen nga një prej forcave më të mëdha politike në Shqipëri.

-Le të dalim pak nga politika dhe të përqendrohemi tek drejtësia. Si ju duket ecuria e reformës në drejtësi?

Kjo është një pyetje që më shqetëson shumë dhe lidhet gati me të gjitha pyetjet e bëra më sipër. Reforma në Drejtësi, pavarësisht përparimeve të dukshme në Vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, në zërat e tjerë të saj është njësoj si dhe politika shqiptare. E kapur dhe e bllokuar nga ata që ka në krye. Edhe për sa i takon gjyqtarëve dhe prokurorëve, ata thjesht janë shkarkuar por askujt prej tyre nuk ju janë konfiskuar pronat e pajustifikuara të ngritura me gjak shqiptari dhe lek korrupsioni si dhe askush prej tyre nuk është përgjigjur për atë drejtësi kriminale që ju ka ofruar shqiptarëve për 30 vjet. Për mos folur për SPAK që u ngrit pikërisht që të dënonte me dinamizëm krimin politik shqiptar, por deri tani ai ka rezultuar tejet i mefshtë dhe i kapur, duke vrarë çdo aspiratë dhe ëndërr shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të jetueshme ku struktura e vlerave do fliste më në fund në favor të së mirës jo të së keqes.

-Ndërkohë pak javë më parë u shënuan 11 vite nga vrasjet e 21 Janarit. Si e kujtoni ju atë ditë?

Ajo është një ditë e dhimbshme dhe e trishtë, ndërsa çfarë erdhi mbas saj ishte akoma më e shëmtuar. Marrëveshja e Ramës me shkaktarin e 21 Janarit i vuri vulën imoralitetit të politikës shqiptare.

-Megjithatë edhe Lulzim Basha e ka cekur disa herë në diskursin e tij politik çështjen e “21 Janarit”. A di Basha më shumë detaje sa i takon “21 janarit” dhe rolit të Sali Berishës?

Politika shqiptare, si për 21 Janarin, si për Gërdecin, ’97 etj, është e pleksur direkt ose indirekt, në mënyrë pasive ose aktive. Edhe thjesht me mos kallëzimet dhe amnistinë që bën brenda radhëve të saj ajo tregon fytyrën e saj të shëmtuar dhe antikombëtare. Nuk kemi një rast të vetëm ku qeveritë në rotacion nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas të kenë denoncuar në rrugë ligjore Drejtorë, Ministra dhe shumë e shumë shushunja të tjerë që e kanë rrjepur dhe turpëruar këtë vend. Ata janë bashkë, me vepra po, pavarësisht fjalëve.

-A ka ardhur koha që të shohim para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe inkriminuar që ndryshe quhen “Peshqit e Mëdhenj”?

Koha ka shkuar jo ka ardhur. Mos ndëshkimi i tyre ka efekte kancerogjene për shoqërinë shqiptare. Mosndëshkimi jep kurajo, jep model. Është si ajo maja e birrës së infektuar që po e fute brenda brumit, e gjithë buka del e infektuar. Apatia e kryesuesve të SPAK, fuqizoi dhe kriminalizoi politikën shqiptare me figura si Berisha dhe Meta, si dhe me Zv Kryeministra, ish ministra e titullarë të lartë edhe të shtetit aktual shqiptar. Mos ndëshkimi i tyre është mpakja e moralit kombëtar, stimulim emigrimi dhe raport i zhdrejtë mes të ligës dhe të mirës, ku deri më tash ka fituar e para./NGA RIGELS SELIMAN