osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SPAK duhet të guxojë dhe të nisë hetimet për Berishën! “Gërdeci” skemë korruptive: SHBA do e shpallë PD “non grata” nëse Berisha rikthehet në krye të saj

SPAK duhet të guxojë dhe të nisë hetimet për Berishën! “Gërdeci” skemë korruptive: SHBA do e shpallë PD “non grata” nëse Berisha rikthehet në krye të saj

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar aktualitetin në vend dhe jo vetëm, duke e ndalur theksin tek lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi shprehu bindjen se SHBA do e shpallë Partinë Demorkatike “non grata” nëse ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet në krye të saj. Ndërkohë teksa komentoi tragjedinë e “Gërdecit”, ai e cilësoi këtë ngjarje të rëndë si skemë korruptive, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të guxojë dhe të nisë hetimet për ish-kryeministrin Berisha.

Po ashtu, ai u shpreh se nuk është moment që vendi të përfshihet nga protestat, ndërsa shtoi se Ballkani nuk rrezikon të përfshihet në konflikt pasi Rusia po dështon në Ukrainë. Sipas ish-kreut të SHISH, akuzat e Moskës për mercenarë shqiptarë në Ukrainë janë propagandë, duke shtuar se armët bërthamore janë krijuar për të mos patur Luftë të Tretë Botërore.

-Zoti Klosi, gjithë vëmendja botërore është përqendruar tek konflikti Rusi-Ukrainë. Kështu që më lejoni t’ju pyes se përse presidenti rus, Vladimir Putin e nisi këtë luftë?

Kjo është histori e vjetër. Lufta ka dy javë që ka nisur, mos edhe më shumë. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nisur për ato pretendime që kanë thënë ata. Problemi kryesor i rusëve, është që ata duan të konfirmohen, sovraniteti i tyre mbi Krimenë është kryesorja dhe pastaj ato krahinat lindore të Ukrainës që popullohen më shumë nga rusët.

Ndërsa problemi madhor në rangun ndërkombëtar është anëtarësia e Ukrainës në NATO. Rusët nuk e duan këtë gjë. Me NATO-n ata janë nën konflikt të përhershëm që kur janë krijuar. NATO dhe Rusia kanë lindur për të qenë kundër njëri-tjetrit. Këto gjërat duhet të ishin zgjidhur me kohë. Rusëve nuk u dolën llogaritë. E mira ishte që të ishin marrë vesh me kohë.

-A rrezikohet të përshkallëzohet konflikti në një Luftë Botërore?

Jo. Këto janë propagandë.

-Po sanksionet e Perëndimit e kanë gjunjëzuar Rusinë?

Sanksionet janë të vjetra. Që kur mori Krimenë, Rusia ka qenë me sanksione. Kjo ishte arma fundit e perëndimit kundër Moskës, pasi ndryshe vetëm të futet në luftë. Nëse futemi në Luftë të Tretë Botërore, njerëzimi merr fund.

-Mund të degjenerojë konflikti dhe të përdoren armë bërthamore, apo janë vetëm kërcënime?

Nëse futet në luftë, edhe Perëndimi, Rusisë ajo gjë i ka mbetur, pasi me armët e tjera ajo po has vështirësi në Ukrainë dhe jo më të luftojë vendet e tjera.

-Sa të rrezikuar jemi nga Centralet Bërthamore, sikundër janë ato në Ukrainë, që tashmë janë marrë nga forcat ruse?

Të gjitha janë propagandë, nuk rrezikohet gjë. Rusët e dinë mirë, se janë rusët që i kanë ndërtuar ato centrale. Nuk do të ngatërroheshin me një central bërthamor. Problemi me një central bërthamor nuk është lokal, është i gjithë rajonit ku ndodhet centrali. Kështu që nuk ka asnjë shans. Tani Ukraina përpiqet që t’i mbushë mendjen botës që centralet janë rrezik, për të kërkuar ndihmë. Të gjitha gjërat po i bën tragjike Ukraina, pasi është në një pozitë të vështirë.

-Meqenëse jemi tek armët bërthamore dhe krijimi i tyre. Sa gjasa ka qe të shohim përdorimin e tyre dhe si mund të ndalohen ato?

Armët bërthamore janë sajuar që të mos ketë luftë më. Ato u bënë për luftë, por treguan që në fillim të viteve 70’ 80’ që kanë qenë garancia për paqe. Asnjëri nuk guxon të hapë një luftë bërthamore. Vazhdojnë vetëm kërcënime. Është e qartë që ekzistenca e Armëve Bërthamore s’ka nevojë të përmendet, pasi nisja e një Lufte Bërthamore do të ishte fundi i botës.

-Keni një koment mbi deklaratat e Polonisë e cila kërkon të furnizon Ukrainën me avionë, por që ky vendim u kundërshtua fuqishëm nga SHBA?

Nuk është rasti për të filluar akoma një luftë. NATO po ruan përgjegjshmërinë.

-Si i shikoni akuzat e Rusisë se mercenarë shqiptarë, kosovarë dhe kroatë po luftojnë në Ukrainë?

Ukraina ka 44 milionë banorë, sado mercenarë të shkojnë, ai është një popull i madh që ka njerëz që luftojnë për vendin. Pavarësisht se nuk kanë qenë gati, dhe jo të pajisur me shumë armë, pasi nuk e besonin që rusët do të hapnin luftë, ka bërë thirrje për mercenarë për të kërkuar më shumë solidaritet, nuk është se mercenarët do t’i zgjidhnin punë Ukrainës.

-Pse Putinit i doli llogaria gabim?

Në këtë luftë ka shumë hamendësime, pasi kanë përfshirë edhe shërbimet sekrete ruse. Fakti që Putin ka marrë masa për shefin e shërbimit sekret, tregon që ai është i pakënaqur, diçka ka.

-Po Gadishulli i Ballkanit rrezikohet të përfshihet në konflikt?

Ballkani nuk rrezikon të përfshihet në konflikt, pasi Putin po dështon në Ukrainë, po kërkon dhe ndihmë nga Kina. Në Ballkan më shumë se gjysma e vendeve janë anëtarë të NATO.

-Le të përqendrohemi pak tek aktualet në vendimin tonë. Më konkretisht Shqipëria është përfshirë nga një vallë protestash kundër rritjes së çmimeve. Si ju duket kjo lëvizje e qytetarëve dhe a pajtoheni ju me premtimet e kryeministrit Edi Rama se prostata në këtë moment i shërbejnë vetëm Rusisë?

Edi Rama i takon ta thotë atë gjë! Edi Rama bën politika, është kryeministër i vendit dhe i jepen idera plot dhe vërtet që në kohën që i gjithë perëndimi është mobilizuar për të ndjekur luftën në Ukrainë, për t’i dhënë kurajo Ukrainës, duke sakrifikuar, këtu ngrihen protesta. Është momenti i papërshtatshëm.

Duhen, janë të dobishme, por shoqëria civile duhet të zgjedhë momentin e duhur. Momenti kur e gjithë bota është e mobilizuar dhe pranon dhe sakrifica për një ngjarje të rëndë që po ndodh në botë, të ngrihesh dhe të thuash, që u ngrit nafta…Në këtë moment janë të gabuara.

-Ndërkohë në protestat e mbajtura deri më tani bie në sy fakti se mes tyre ka pasur edhe politikanë, duke bërë që ato të sfumohen. Keni një koment?

Shumica e popullit janë të mençur. Situata nuk mund ti vihet në shpatulla kryeministrit të Shqipërisë, pse u ngrit çmimi i naftës. Pothuajse ne të gjithë naftën e importojmë. Nuk vendosim neve. Unë kam idenë që nuk është shoqëria civile pas protestave, pasi e tregon numri i vogël ku ata përfunduan. Ato protesta janë të shtirura.

-Si ju duken zhvillimet në PD dhe veçanërisht rebelimi i deputetëve demokratë, të cilët duan largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë?

Nuk bëj komente. Nuk më interesojnë. Është një problem brenda të djathtës së shqiptare.

-Po Sali Berisha, rrezikon t’ia marrë Partinë Demokratike, Lulzim Bashës?

Nuk di ta them, aleatët tanë të mëdhenj e kanë thënë, nuk mund të udhëhiqet një parti e madhe opozitare që pretendon të vijë në pushtet nga një njeri që është shpallur “Non Grata”. Se qëllimi i një partie është të vijë në pushtet nesër. Vetëm kështu realizohen planet e saj, dëshirat e njerëzve që janë në atë parti. Kështu ata e kanë dhënë një këshillë që nuk do përkrahet një parti me një person “Non Grata”!

-Nga ana tjetër pak ditë më parë u shënuan plot 14 vite nga tragjedia e “Gërdecit”, ku mbetët të vrarë 26 qytetarët dhe u plagosën qindra të tjerë. Keni një koment dhe një mesazh për këtë ngjarje të rëndë?

Çështja e Gërdecit është një çështje korruptive që nuk pati pasoja vetëm ekonomike, por edhe më të mëdha, në jetë njerëzish. Ndoshta ngjarja më e rëndësishme nga kjo pikëpamje e humbjeve të jetëve. Deri tani nuk është dënuar njeri, nuk ka mbajtur njeri faj.

Është quajtur një problem teknik, atëherë e kuptonim që gjyqësori atëherë ishte i influencuar me Sali Berishën. Tani me Reformën e re të Drejtësisë u shpresua shumë dhe pati disa lëvizje, por deri tani nuk është bërë gjë. Është për të ardhur keq, akoma nuk ka lëvizur. SPAK duhet të hetojë Berishën.