osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit! Shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit! Shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli

Eksperti i Sigurimeve Shoqërore, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se shpërndarja e pensioneve në bankë është parashikuar të filloj nga data 1 prill.

Ai mendon se edhe pse është parashikuar data 1 prill për shpërndarjen e pensioneve në bankë, kjo do të jetë e pamundur pasi sipas tij, duhet kohë për plotësimin e dokumenteve.

Hoxha theksoi se qeveria duhet që ti linte opsione që ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në bankë ta merrnin nëpërmjet postës, ndërsa theksoi se vet mosha e tyre nuk i lejon ata që të kryejnë veprime në bankë sidomos në zonat rurale do të jetë më e vështirë.

Më tej zoti Hoxha u shpreh se qeveria është e papërgjegjshme në trajtimin e pensionistëve dhe tallet. Sa i përket dobive dhe pasojave që mund të sjell aplikimi i kësaj metode, ai tha se shumica s’do marr shërbimin që duhet që të marr dhe se sipas tij, kjo metodë nuk ka asnjë lloj dobie.

Hoxha theksoi se lëvizja për të shkuar në një vend tjetër nga vendbanimi ku ata jetojnë për të marr pensionin do të thotë kosto shtesë për ta. Ai tha se shtetit duhet të mendoj se si do ti rris pensionin dhe jo të shoh se si do ti marr pensionisti lekët. Sa i përket indeksimit të pensioneve ai u shpreh se më parë fillonte në 1 prill indeksimi dhe dy vitet e fundit është ndryshuar.

Sipas tij, këtë vit mund të bëhet edhe në prill, por rritja do jetë më pak se inflacioni. Lidhur me bonusin e fundvitit ai tha në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 3.6 miliardë lekë dhe çdo pensionit parashikohet që të marr 5 mijë lekë të reja.