osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ja lëvizja e radhës për t’i hequr mandatin Berishës: SHBA pritet të kërkojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit për të penalizuar emrat “non grata”

Ja lëvizja e radhës për t’i hequr mandatin Berishës: SHBA pritet të kërkojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit për të penalizuar emrat “non grata”

Sali Berisha ka vendosur të sfidojë hapur amerikanët. Vendimi kundër tij për ta shpallur “non grata” për shkak të korrupsionit, po përdoret nga ish-kryeministri për t’u rikthyer më aktiv në politikën shqiptare.

Qëllimi i amerikanëve ishte për ta nxjerrë atë nga politika, por Berisha të premten i sfidoi sërish amerikanët duke thënë se do të jetë 3 herë më shumë aktiv, kjo si kundërpërgjigje ndaj DASH. Por duket se ish-kryeministri nuk do e ketë fare të lehtë betejën me amerikanët, pasi mund të ketë shumë lëvizje për ta nxjerrë atë nga politika. Së pari do të jetë ligji i dekriminalizimit.

KQZ ka nisur një proces verifikimi për Tom Doshin, pavarësisht se ky i fundit është dorëhequr. Nëse KQZ i shkon deri në fund kësaj pune dhe vendos se ligji kap dhe personat “non grata”, atëherë ky precedent do të vlejë dhe për Berishën. Por gazeta ka mësuar se nëse nuk arrihet deri këtu, mund të shkohet te ndryshimi i ligjit.

Amerikanët ia kishin kërkuar kryedemokratit Basha që para zgjedhjeve që të mos e fuste Berishën në lista, por ky i fundit refuzoi. Ndërkohë nëse kthehemi pas, gjatë debateve për Tom Doshin, ambasadorja amerikane Yuri Kim e bëri të qartë se ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e dekriminalizimit. Duket se amerikanët kërkojnë që të përcaktohet qartë se nuk mund të jenë në Parlament individë të shpallur të padëshiruar.

“Mendoj se mund të përmirësohet dhe kuptoj se ka disa konsiderata që duhen përmirësuar. Por mendoj se ka ardhur koha për vendim për votuesit shqiptarë dhe kur shoh këtu në Shkodër që është një vend i mrekullueshëm dhe kur hedh sytë rreth e qark, është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Historia është unike. Ju jeni njerëz që u keni bërë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuat diktaturën komuniste kur të tjerët nuk e bënë.

Tani nuk janë më pushtuesit otomanë apo diktatorët komunistë, por kërcënimi i ri është korrupsioni”, tha ambasadorja para zgjedhjeve. Pra pritet që në legjislaturën e re të kërkohet rishikimi i ligjit në fjalë dhe kjo do e penalizonte Berishën.

Dosjet e bujshme dhe kërcënimet e Berishës

Në Bullgari u shpallën disa zyrtarë të padëshiruar, por ndryshe nga Shqipëria atje kanë nisur hetimet ndaj emrave të futur në listën e zezë. Madje në fundjavë prokuroria bullgare njoftoi se ka dërguar një shkresë në SHBA ku kërkon informacione për personat në fjalë. Mbetet të shihet nëse në vendin tonë do të ketë një lëvizje të ngjashme, por nëse nisin hetimet, atëherë sërish Berisha rrezikohet të largohet nga Parlamenti.

Kemi një sërë dosjesh ku ai akuzohet, që nga privatizimi i Kompleksit Partizani, te afera e CEZ-DIA, apo “21 Janari”. Nga ana tjetër Berisha duket se ka vendosur të sfidojë amerikanët. Të premten ai e bëri të qartë se do të rezistojë. “Tani nuk e jap dorëheqjen në asnjë mënyrë. Do të shumëfishoj aktivitetin tim si deputet. Kisha ndërmend dhe besoj se do fitoja dhe unë çfarë do bëj pastaj në Parlament pastaj? Por tani pashë Zotin, në këtë moment, ata po më impresionojnë mua. Unë do të përdor të gjithë forcën e Parlamentit si deputet, të gjithë energjinë time dhe të jeni i bindur se 3 herë më shumë do mbroj ato që kam mbrojtur. Dikur i vura vetes disa kufi, por tani…”, tha ai.