osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari entuziast për Lulin: E ka mbrojtur Haradinajn dhe kur e çoi në Hagë

Jari entuziast për Lulin: E ka mbrojtur Haradinajn dhe kur e çoi në Hagë

Pas polemikave të sotme të Ramës me Haradinajn, Jari vendosi t’i dalë në krah Lulit dhe të krahasojë mbrojtjen që Luli i ka bërë Haradinajt në dosjen që i ka çuar në Hagë, dhe sulmin që i bëri Rama:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Të gjithë jeni dëshmitarë të sulmit që Rama i bëri sot Haradinajt, duke e quajtur të paditur dhe injorant.

Mu bë shumë qejfi kur Luli i doli në krah dhe sot gjej rastin t’u shpjegoj atë që Luli ka bërë për Hardinajn, qysh në vitin 2003, kur i përgatiste dosjen për në Hagë.

Në atë kohë shumë të vështirë, Luli dhe Abi ishin ngarkuar të plotësonin dosjen e tij për krime lufte për në Hagë, kurse Argita për t’i bërë analizën ligjore.

Për të fituar besimin e shefit të tij në UNMIK, Luli shkoi varrezë më varrezë dhe në fund u përpoq ta lehtësonte Haradinajn, duke i treguar dëshmitarët dhe duke ja bërë të lehtë mbrojtjen.

Falë punës dhe përkushtimit të Lulit, në Hagë asnjë nga faktet e mbledhura nga Luli, nuk i u faktua.

Kjo bëri që Haradinaj të arresotohej dy herë, dhe dy herë të dilte i pafajshëm.

Aftësia e Lulit për të mashtruar hetuesit ndërkombëtarë ishte një gjest i madh patriotik.

Ata që duan të mos ja dinë Lulit këtë nder, e quajnë si të paaftë dhe dembel, por në fakt ka qenë e menduar mirë.

Ai e shmangu atë nga përballja me drejtësinë ndërkombëtare.

Shikoni se çfarë bën sot Rama.

Në vend ta mbrojë Haradinajn, në vend të thotë që është intelektual dhe njeri i ditur, shkon i thotë që është injorant dhe inatçi.

Ky është një krim i rëndë antishqiptar, pasi përfaqësuesin më të shquar të luftës, tenton ta degradojë para udhëheqësve ndërkombëtarë.

Ndryshe nga Luli, që ja bëri gati dosjen si kriminel dhe në fund e nxorri hero, ky e gjeti hero dhe e paraqet si kriminel.

Këtë nuk ka për t’ia fal kurrë historia.

Mes të tjerash, ai ka përgjegjësi për Haradinajn, se ai është edhe qytetar i Shqipërisë, banor i kompleksit Fafa, që po mban të dëmtuarit nga tërmeti, ka pasaportën e Shqipërisë dhe udhëton me të nëpër Europë.

Por Haradinaj është nga ata burra që tani pas Minishengenit, ka për ta dorëzuar pasaportën, se ai nuk mund të pranojë të udhëtoj me ID për në Mal të ZI, Maqedoni e Serbi.

Kjo është një mënyrë për të fyer pasaportën që ka marrë Haradinaj dhe ta trajtojë atë si shtetas të zakonshëm shqiptar.

Ndaj sot, kur Luli i doli në krah Haradinajt, mu bë zemra mal, si gjithë demokratëve shqiptarë.

T’i dalësh në krah një njeriu që i ke bërë dosjen për burg dhe e ke shpëtuar nga burgu, është dinjitet dhe karakter i vërtetë burri.

I juaji, Jari!”