osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari i shqetësuar për dhunën ndaj Aleancës për Teatrin

Jari i shqetësuar për dhunën ndaj Aleancës për Teatrin

Dje policia ka tentuar të marrë në pyetje një aktiviste të Aleancës për Teatrin, dhe kjo ka krijuar konfuzion të madh.

Jari vendosi t’u shpjegojë demokratëve përse ka ndodhur kjo:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Arsyeja përse Edi Rama ka marrë inat Aleancën për Teatrin dhe konkretisht atë aktivisten, që ka dashur të marrë në pyetje policia janë të qarta.

Aleanca për Teatrin dhe personalisht ajo zonja aktiviste, janë njerëzit që kanë mbledhur fonde financiare për të dëmtuarit nga tërmeti.

Ndryshe nga shoqatat e tjera që i kanë fondet online dhe të koordinuara me qeverinë, Aleanca për Teatrin dhe zonja në fjalë nuk kanë pranuar ta bëjnë këtë.

Ata kanë refuzuar të mbledhin para përmes bankës apo sistemit online, që kontrollohet mga mafia e Edvin Ramës.

Ajo zonja i ka mbledh ato paratë vetë, duke i grumbulluar në qese të sigurta plasmasi dhe u ka garantuar dhuruesve se nuk do t’ua tregoj emrin askujt, pasi merret vesh dhe persekutohen nga Edi Rama.

Pra ajo zonja, siç kemi dhe prova të qarta, jo vetëm që ka refuzuar t’i japë ndihmat shtabit të qeverisë, por as në bankë nuk i ka çuar, se po t’i çojë rrezikon që Edi Rama të hetojë dhe të zbulojë kush ka dhënë para.

Aleanca për Teatrin është e vetmja shoqatë që as nuk është fare e regjistruar në shtetin e Edvin Ramës, dhe që mbledh miliona lekë pa e marrë vesh askush, kush i dhuron dhe ku i çojnë.

Kjo e ka tërbuar Edi Ramën, pasi ai do t’i ketë nën kontroll gjithë lekët dhe ndihmat.

Vetëm Aleanca për Teatrin i ka rezistuar dhe ka mbajtur sekret të plotë sa lekë ka mbledhur dhe kush i ka mbledhur.

Falë një organizimi special dhe aftësisë së zonjës në fjalë, që i fsheh lekët dhe në trup, kur e ka dashur nevoja, qeveria nuk ka mundur të depërtojë dot dhe të mësojë se ç’bëhet me ndihmat.

Ndaj dhe ka dashur ta ndalojë atë zonjën, që ta kontrollojë në trup mos ka lekë me vete, por ajo nuk u dorëzua.

Urime dhe suksese.

Ruani lekët dhe emrat e donatorëve mos ta marrë vesh qeveria, se ajo persekuton çdo njeri që paguan lekë.

Ruani sekretin dhe fshihni lekët, se do na duhen për revolucionin që po vjen.

I juaji, Jari!”