osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari jep versionin e tij për ngjarjen e prokurorit

Jari jep versionin e tij për ngjarjen e prokurorit

Pas atentatit që ndodhi ndaj një makine në të cilën udhëtonte një prokuror i Durrësit, së bashku me disa persona me precedentë penal, u ndez një debat i madh pro dhe kundër prokurorit.

Duke parë se pika e dobët e prokurorit ishte se gjendej në makinë me njerëz me precedentë penal, Jari vendosi të sqaronte demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Loja që po bëhet me prokurorin është shumë e rrezikshme.

Përveçse Edi Rama ka urdhëruar vrasjen e tij, ai është kujdesur dhe për skenën e krimit.

Sipas burimeve tona, ka ndodhur kështu.

Ata dy personat me precedentë penal e kanë ndjekur pas prokurorin, kur ai po ecte me këmbë për në shtëpi, i janë ofrura dhe i janë lutur ta ndihmonin ta çonin deri tek shtëpia me veturë, në shenjë respekti.

Ai nuk i ka njohur.

Pasi e kanë futur brenda, ata i kanë thënë.

-Kemi shumë respekt për ty, po duam të bëjmë një xhiro deri në Shkozet.

Prokurori ka kundërshtuar, por ata nuk e kanë dëgjuar.

Pastaj gjatë rrugës është hapur muhabeti i makinës dhe ata i kanë thënë se do të kthehen për Durrës, por të bënin një prove me shpejtësi në atë rrugën e gjerë të Kënetës.

Me këtë rast e kthenin dhe në shtëpi.

Prokurori ka qenë i detyruar të pranonte.

Pastaj dikush nga ata ka bërë një zile dhe pas pak një makinë u është ofruar nga pas.

Makina ka qëlluar duke mos prekur dy personat e tjerë, po vetëm prokurorin.

Për fat, janë të gjithë gjallë.

Kjo tregon se Edi Rama ka organizuar jo vetëm vrasjen e prokurorit, por është kujdesur që kur të vritej, të kishte dhe persona të padëshiruar në makinë, që njerëzit të merreshin me këtë çështje, dhe jo me atentatin.

Ndaj mendoj se është dy herë më e rrezikshme kjo që ka ndodhur.

Pasi dhe kriminelët në makinë janë të Edi Ramës, dhe vrasësit janë të Edi Ramës.

Vetëm prokurori është i yni.

I juaji, Jari!”