osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari proteston për provokimin e Ramës ndaj Lulit, në festën e Hallween-it

Jari proteston për provokimin e Ramës ndaj Lulit, në festën e Hallween-it

Sot është festa e Hallween-it dhe shumë njerëz po kryesisht fëmijë, vënë maska dhe dalin në rrugë të trembin njerëzit.

Edvin Rama kishte inskenuar sot një gjë të tillë kundër Lulit. Një tufë fëmijësh kishin vënë maskat e anëtarëve të KQZ dhe trokitën tek dera e vilës së Lulit.

Derën e hapi Luli.

-Jemi KQZ, ju presim në zgjedhje,- thanë kalamajtë në një gojë dhe ja mbathën vrapit.

Luli i frikësuar mbylli derën me panik dhe lajmëroi Kunatin.

-Mos u hap derën e vilës atyre kalamajve që do trokasin se i ka vënë Edi Rama të më trembin,- i tha.

Kunati i pa nga dritarja dhe nuk u hapi derën.

Ndër maskat binte në sy ishte ajo e Klement Zgurit, i cili udhëhiqte turmën e fëmijëve që kishin shkruar “Duam zgjedhje”, në maska.

Pas këtij incidenti, Jari protestoi shumë ashpër.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Provokimi që sot Edvin Rama i ka bërë Lulit duke çuar një KQZ me maska tek dera e shtëpisë, tregon shumë për fatin e keq të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ky gjest tregon se Edvin Rama, kërkon të trembë Lulin, duke i kujtuar zgjedhjet. Me këtë gjest ai tregon se nuk ka hequr dorë nga marrja pjesë në zgjedhje i vetëm, pa kundërshtarë. Ai do të vazhdojë të hyjë dhe në zgjedhjet e ardhshme i vetëm, duke trembur Lulin me portretet e anëtarëve të KQZ.

Ju e dini të gjithë që Luli e ka fobi KQZ pasi është ai momenti kur deklarohet rezultati i zgjedhjeve dhe ai nuk ka fituar. Kjo i ka krijuar stres. Edvin Rama që e njeh këtë dobësi, kërkon t’i prishë atij qetësinë tek vila e re, duke e stresuar pikërisht me këtë gjë.

Nga ana tjetër, ai do të na tregojë se KQZ-në e ka të vetën edhe pse ne kemi shumicën pasi ata kanë vetëm maskën tonë.

Dua t’i them Edvin Ramës se nuk trembemi nga zgjedhjet, por trembemi nga ty. Ik nga qeveria, mos kandido më, dhe ta tregojmë ne kush je ti. Dhe do vijë shpejt kjo ditë.